fbpx

Nesër rrugët do të spërkaten me kalcium magnez acetat

-

Kalcium magnez acetati do të jetë substanca që do të përdoret për kontrollimin dhe uljen e pluhurit të imtë dhe grimcave PM10 dhe PM2.

“Është e rëndësishme të theksohet se shpejtësia e rrugëve ku do të hidhet substanca kalcium magnez acetat do të kufizohet në 40 km-orë, për shkak se rruga mund të jetë i rrëshqitshëm. Në rrugë do të vendosen shenjat përkatëse të sinjalizimit. Qyteti i Shkupit për këtë hap ka përgatitur projekt trafiku. Përzgjedhja e tre rrugëve, bulevardi “Shën Klimenti i Ohrit” dhe rrugët “Shën Kiril dhe Metodij” si dhe “Jordan Mijalkov” është sepse në afërsi gjendet stacioni matës për cilësinë e ajrit pranë Ministrisë së ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë dhe më lehtë mund të krahasohen rezultatet para dhe pas hapit” njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Kalcium magnez acetati është prodhim ekologjik, nuk është i dëmshëm për bimët dhe nuk është korroziv.

Përvojat nga qytetet evropiane ku përdoret kjo substancë tregojnë se me zbatimin e tij, potenciali për uljen e pluhurit është prej 10 deri 30%.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.