fbpx

Edhe këtë sezon gjoba prej 15 eurosh për mosmbajtje të pajisjes dimërore, kurse vitin e ardhshëm dyfish

-

Që nga fundjava e kaluar, qytetarët janë të detyruar që të mbajnë pajisjen dimërore në automjetin e tyre dhe të kenë goma dimri, në të kundërtën mund të fitojnë gjoba prej 15 eurosh. Që prej kësaj sezoni qytetarët do të mund të shpëtojnë vetëm me 15 euro gjobë për mosmbajtje të pajisjes dimërore, për atë se me miratimin e Ligjit të ri për siguri në trafikun rrugor kjo shumë është dyfish më e madhe.
Ndëshkimi në sezonin e ardhshëm dimëror do të jetë në përputhje me rregulloren aktuale për pajisje dimërore në automobila, por me Ligjin e ri për siguri trafikun rrugor, përgatitja e të cilit është duke u bërë, dënimet do të rriten për 30 euro, apo secili që do të haset se nuk ka pajisje dimërore do të detyrohet të paguajë gjobë prej 45 eurosh.
Me ligjin e ri i cili është në procedurë, parashihet që të paguhen 50 euro për mosmbajtje të rripit për bashkëvozitësin, 100 euro për baltë në goma, 250 euro gjobë për prindin fëmija i të cilit nën 10 vjeç vozit biçikletë, po aq edhe për mosbartje të personit të lënduar, 30 euro për vozitje të rroshlla në rrugë, 35 euro për transport të kafshëve pa kuti mbrojtëse dhe 500 euro për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 50 kilometra në vendbanime dhe 70 kilometra në rrugë të hapur. Shuma e këtyre gjobave nuk është evropiane, sepse sipas Direktiva për unifikim të legjislaturës me BE-në, nuk është e detyrueshme që gjobat të unifikohen. Në propozim –ligj qëndron se qëllimi i këtij ligji është që të aplikohen zgjidhje të reja.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.