fbpx

Urko: Lupus in Magnus est

-

Në disa telefonata publikoi opozita, qytetarët kishin mundësi të dëgjojnë emrin e Dejan Mitrevskit- Urko ish hija e besueshme e kryeministrit Nikola Gruveski. Nga bisedat e përgjuara krijohet përshtypja se Mitrevski që atë natë e ka ditur dhe dy ditë ka fshehur vrasjen e të riut Martin Neshkovski   për kremtimin e fitores së VMRO- DPMNE-së, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 që e kreu përfaqësuesi i njësitit special “Tigrat”, Igor Spasov.

Emri i Urkos në bisedat përmendet madje më shumë se emri i Spasovit, vrasësit të Neshkovskit.

“Meta”  u përpoq të kontaktojëa me Mitrevskin, por për shkak se nuk e gjetëm në telefonin e tij celular, i dërguam SMS porosi, në të cilën kërkuam koment prej tij për njoftimet nga bisedat e opozitës. E pyetëm me çfarë merret tani, pas shkarkimit nga posti shef i sigurimit personal të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe pas mbylljes së agjencisë së tij të sigurimit, “Lupus”, por përgjigje nuk morëm.

Pasi Mitrevski është shkarkuar nga posti i shefit të sigurimit personal të kryeministrit Gruevski, ai tërësisht është larguar nga skena publike dhe është marr me biznesin e tij familjar gjegjësisht klubin për ushtrime, “Magnus”.

Bashkëfolësit tanë thonë se me Urkon është përçarë i tërë grupi rreth tij, kështu që një pjesë e ish anëtarëve të “Lupus” janë jashtë vendit, një pjesë e tyre në vend, por tanimë nuk e gëzojnë “frikërespektin” e para disa viteve.

Urko u shkarkua në shtator të vitit 2014. Shenja e parë se diçka po ndodh me hijen besnike të kryeministrit ishte kur Gruevski u paraqit pa sigurimin e tij personal në procesin gjyqësorë kundër liderit opozitar, Zoran Zaev, për shpifjen lidhur me rastin “Makedonska Banka”.

Për arsyet e tërheqjes së Mitrevskit, në opinion ka më shumë versione.

Mediumet atëherë shkruanin se Urko është suspenduar për shkak të përkushtimit të dobët ndaj obligimeve profesionale dhe mosrespektimin e standardeve profesionale lidhur me imazhin e të punësuarve si dhe për përqendrim të vogël ndaj obligimeve. Këtë e konfirmuan edhe institucionet kompetente, por asgjë më shumë se kjo.

Ndërsa disa tjerë thoshin se arsyeja për “largimin” e Urkos ka qenë e natyrës së konkurrencës së biznesit gjegjësisht largimin e agjencisë së tij nga biznesi në llogari të agjencisë së re SGS, që u paraqit në ndërkohë dhe për kohë të shkurtë e mori sigurimin e kompanive më të mëdha dhe objekte në kryeqendër, por edhe në qytetet brenda vendit.

Ndërsa bashkëfolësit tanë komentojnë se nuk është as njëra e as tjetra, por se Mitrevski është larguar nga struktura e pushtetit për shkak se nuk iu është dashur më shumë.

Mitrevski ishte aktual nëpër mediumet edhe në maj të vitit 2012, ku u bë magjistër i shkencave politike në Universitetin evropian dhe qëndroi në nivel të njëjtë akademik me shefin e tij, Nikolla Gruevski, por edhe me njerëzit tjerë të parë të MPB-së, ministres Gordana Jankulloska, drejtorin e atëhershëm të Byrosë për siguri publike, Lupço Todorovoski- Radnik dhe drejtorin e DSK-së, Sasho Mijalkov.

 Biseda mes Gordana Jankullovskës dhe Nikolla Gruevskit

Jankullovska: Duhet ti shtrëngojmë në parim disa gjëra.

Gruevski: Nuk e di çfarë të shtrëngoj më, çfarë nuk u thash më, çfarë nuk i kam bërë këtij Urkos, veç ta largoj nga funksioni…

Jankullovska : I shtrëngoj edhe unë mendoj kështu nganjëherë…

Gruevski: Gënjen si cigan, gënjen si cigan…

Jankullovska: Mua kjo më nxori nga takti, mos ta mjegullonin tërë punën, do ta pastronim shumë më shpejt. Pra imagjino ata atë natë me procesverbalin, pasi mua askush nuk mund të më bindë se aksidentalisht është bërë procesverbali… ra, u ngrit, ajo-kjo, u gjet si person i panjohur dhe ky Spasev është i pari në vendngjarje, pra të kishim një procesverbal si duhet do ta kryenim punën, nuk do të kishte ardhur deri këtu. Kur u ngrit bujë, kur bëmë presion, aa jo nuk qenka ashtu, e ka goditur, pastaj ka zënë në kabllo…mendoj sikur të jemi fëmijë të vegjël… plus që them, mirë këto “komunjarët” flasin por disa çështje parimore nuk i shtrojnë… si mundet be me urdhër verbal një profesionist të shkojë në punë.

Grruevski: Nuk mundet…

Jankulloska: Epo nuk mundet… nuk mundet një profesionist, dikush që njeh sado pak procedurat, do ti çohen flokët lartë…urdhri verbal është …

Gruevski: Nuk e di, shiko ti si… vinte në mitingje, si vinte Gromi, si erdhi Oliveri…

Jankulloska: Urdhri verbal kryetar është në celular eja aty dhe atje.

Gruevski: E po me urdhër verbal duhet ti dërgosh në Haraçinë të ulen…

Jankulloska: Por unë seriozisht…

Gruevski: …e herën tjetër le të dëgjojnë urdhër verbal.

Jankulloska: Unë seriozisht, për atë hajde ta mbyllim rastin që na rëndon, pak të lehtësohemi. Kush guxon be me urdhër verbal të shkojë në punë, ja do ndodhë diçka e tillë, kush ka faj, dhe pak para më thotë, thuaj Hitlerit, ai është kryeshefi, të thotë se i ka dhënë urdhër verbal…e bëra horr, i them si ti them, ju e keni dreqosur punën edhe 10 persona tjerë kemi ngecur, në çfarë ngjan kjo…nëse duhet të bëjmë diçka, hajde deri këtu e kemi kënaqur, ta rregullojmë si duhet, patjetër ta mbyllim…dhe ashtu si fëmijët e vegjël, një gënjeshtër i vogël.

Gruevski: Nuk i pashë, më mirë që nuk i ndoqa…

Jankulloska: Jo, mos lëshoni, e pashë mendoj se duhet leksilium …

Gruevski: Jam mjaft i shqetësuar edhe pa të…

Jankulloska: Edhe pa atë …A1, Alfa, unë edhe në Facebook shikoj që të di për nesër, dua të jap deklaratë, mos del se ne po ikim.

Gruevski: Po, po, po…

Jankulloska: Por duhet të shoh çfarë thonë, që të përgatitem, dhe ju them kanë filluar në Facebook, nga sigurimi…

Gruevski: Jo, patjetër thuaju se ai nuk është anëtar i sigurimit të kryeministrit…

Jankulloska: Jo unë sigurisht, nuk do ta …

Gruevski: Ai punon në Tigrat dhe nuk ka të bëjë me sigurimin e kryeministri, e dyta është sjellë para gjykatës ndoshta deri atëherë do të ketë paraburgim…

Jankulloska: Po, po, kështu planifikoj në ora 12 të jap deklaratë dhe deri më 11 ta nxjerrim para…

Gruevski: Ai nuk ishte aty zyrtarisht, ne nuk e kemi dërguar zyrtarisht atje, ndoshta ka qenë privatisht dhe në mënyrë private ka vepruar…

Jankulloska: Mendoj, diçka e paparë…

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.