Ekzekutohet lideri i opozitës ruse Boris Nemtsov

-

Lideri i opozitës ruse dhe kritik ndaj Vladimir Putin, si dhe ish zv kryeministër liberal në epokën presidencës së Jelcin, Boris Nemstov, ëshët vrarë në një pritë ndërsa shëtiste në qendër të Moskës. Politikani u qëllua katër herë me pistoletë. vrasësit zbritën nga një automjet në një zonë pranë Kremlinit. në momentin e vrasjes ai shoqërohej nga një grua. Fizikant, Nemstov 55 vjec konsiderohej si një pasardhës i denjë i Boris Jelcin në mesin e viteve ’90, për të marrë presidencën e vendit. Guvernator i Nizhni Novgorod, ai mbuloi poste të rëndësishme në qeverinë e Moskës duke u imponuar si një reformator. Më tej kishte themeluar Unionin e forcave të së djathtës, një gupim liberal, së bashku me ish kryeministrin Sergei Kirienko dhe ish zv kryeministrin tjetër Anatoli Ciubais, por ndryshe nga të tjerët që në fillim të viteve 2000 ishte shfaqur shumë kritik ndaj Vladimir Putin. Me presidentin actual rus që e akuzonte për autoritarizëm ai polemizou ashpër gjatë gjithë këtyre viteve.

Presidenti Putin e konsideroi vrasjen e tij si një provokim dhe ngajrje të pamëshirshme. Sipas agjencisë ruse të lajmeve Ria Novosti, hetimet për vrasjen e tij do të bëhen nën kontrollin e liderit të Kremlinit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama e konsideroi si nëj vrasje brutale dhe I kërkoi qeverisë ruse një hetim të pavarur dhe transparent për të sjellë para drejtësisë ata që urdhëruan dhe kryen vrasjen. Në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë Obama u shpreh se admironte vendimin e guximshëm të Nemtsov për të luftuar korrupsionin në Rusi. Boris Nemtsov, i vrarë në qendër të Moskës nuk kishte fshehur se ndihej i rrezikuar.

Në 10 shkurt të këtij viti ai shkruante në uebsajtin “Sobesednik.ru”: Kam frikë se Putin do të më vrasë. Një dyshim që nuk e kishte bërë që të tregohej më i kujdesshëm pasi më tej ai vazhdonte akuzat kundër presidentit rus që e konsideronte përgjegjës për luftën në Ukrainë. “Nuk do mundesha ta kisha më inat se kaq:, mbyllej deklarata e Nemstov kundër Putin.

“Nëse pajtoheni që ushtria ruse të tërhiqet  nga Ukraina, nëse pajtoheni të merr fund agresioni që Putini ushtron, atëherë ejani në marshin protestues”-  ka shkruar Nemstov në profilin e tij në twitter

Presidenti amerikan, Barak Obama, dënoi vrasjen e opozitarit rus dhe ish-zëvendës kryeministrit, Boris Nemtsov.
Sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë Obama, në lidhje me vrasjen e Nemtsov, i bëhet thirrje qeverisë ruse që të nisë një “hetim të shpejtë, të paanshëm dhe transparent”.

Obama i cili ka kërkuar që sulmuesit ti dorëzohen drejtësisë duke theksuar se Nemtsov ka luftuar për vendin e tij dhe për të drejtat e popullit rus ka theksuar se: “E admiroj qëndrimin e guximshëm të Nemtsov në luftën kundër korrupsionit në Rusi. I kam vlerësuar pikëpamjet e sinqerta të tij që ndau me mua gjatë takimit tonë në Moskë në vitin 2009”.

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...