fbpx

Uajgl: Nëse kriza vazhdon, nuk përjashtohen sanksionet për partitë politike dhe individë

-

Protestat në Maqedoni janë të organizuara dhe si të tilla nuk janë armë e mirëseardhur në duart e demokracisë, vlerësoi euro- deputeti Ivo Uajgl në intervistë për “Nova TV” pas vizitës së tij në Shkup.

“Situata mund të lëviz në drejtim të konfliktit ndëretnik”, tha Uajgl.

Lidhur me vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov që mos të takohet me euro- komisarin Johanes Han, me si dhe me deputetët tjerë evropian, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn sepse është kthyer vonë në Maqedoni, Uajgl tha se kanë qëndruar gjatë në vend dhe po të kishte dashur, Ivanov do të takohej me ta.

“Ishte e qartë se ai nuk deshi të takohet me ne. E lexova mesazhin e tij se ai ka thënë çfarë është dashur të thuhet dhe se tani duhet të flet populli. Ky mesazh s’mund të kuptohet ndryshe përveç se ftesë që popullit të del në rrugë dhe mendoj se është ftesë shumë e papërgjegjshme”, vuri në dukje Uajgl.

Në pyetjen pse nuk janë takuar me përfaqësuesit e nismës “Për Maqedoni të përbashkët” dhe me gazetarët e Televizionit Nova, Uajgl tha se çdoherë është i gatshëm për bisedën dhe se ka pasur ad-hok takim me ta, por se ata nuk kanë qenë të gatshëm për bisedë.

Uajgl shtoi se patjetër të qetësohen tonet dhe të ulen palët në bisedë.

Nëse kriza nuk zgjidhet, Uajgl tha se do të nisin debat në Parlamentin Evropian që të vërtetohet cili është qëndrimi ndaj Maqedonisë dhe ndaj politikës në vend dhe shtetasve maqedonas.

“Nuk do të votohet raporti. Kjo mund të shërbej si paralajmërim apo si lloj sanksioni. Është e qartë se BE ka edhe instrumente tjera, duke filluar nga ato financiare. Nëse kriza vazhdon, nëse kjo mund të sjell reperkursione serioze, deri në stabilitetin e rajonit dhe Maqedonisë, duhet të flasim edhe për hapa tjerë”, tha më tej Uajgl.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.