fbpx

U miratua Udhëzimi për zbatim të ligjit për qasje të lirë ndaj informatave me karakter publik

-

Agjencia për Mbrojtje të së Drejtës për Qasje të Lirë deri tek Informatat me Karakter Publik ka miratuar udhëzimin e ri të mënyrës së zbatimit të Ligjit për qasje të lirë ndaj informatave me karakter publik, informojnë nga kjo agjenci, shkruan Meta.

“Qëllimi i këtij udhëzimi është në pajtueshmëri me ligjin, të personave fizik dhe juridik (personave që kërkojnë informatat) t’ju mundësohet mënyrë më e lehtë dhe më efikase e realizimit të të drejtës për qasje të lirë tek informatat e karakterit publik dhe të sigurohet transparencë në punën e atyre që posedojnë informatat, të cilët janë të obliguar që të mundësojnë informimin e opinionit”, thuhet në komunikatën e tyre.

Në udhëzimin e miratuar theksohet se kërkuesit e informatave mund t’u dorëzojnë kërkesë gojarisht, në formë të shkruar apo në formë elektronike.

Nëse bëhet fjalë për kërkesë gojarisht, poseduesi i informacioneve është i obliguar që menjëherë, ndërsa më së voni në afat prej pesë ditësh nga dita e dorëzimit të kërkesës t’i mundësohet kërkuesit qasje te përmbajtja e kërkuar. Nëse refuzohet kërkesa me gojë, personi zyrtar për ndërmjetësim me informatat duhet të përgatis vendim dhe procedurë për përgjigje të vazhdoj si kërkesë e shkruar.

Institucioni nga i cili me kërkesë të shkruar apo mënyrë elektronike kërkohet informata me karakter publik është i obliguar t’i përgjigjet kërkuesit më së voni 20 ditë pas marrjes së kërkesës. Vetëm atëherë kur informata e kërkuar është vëllimore apo atëherë kur kërkuesit i mundësohet qasje e pjesshme ndaj informacionit të kërkuar, afati për përgjigje mund të vazhdohet deri në 30 ditë, theksohet në udhëzim.

Nëse kërkesa për qasje të lirë ndaj nformatat me karakter publik refuzohet, institucioni mund të zbatojë test për dëm si procedurë e domosdoshme para refuzimit të qasjes së informatave, me çka ky dokument duhet të jetë i përfshirë në përgjigjen që do t’i dorëzohet personi që kërkon informatat.

Udhëzimi i miratuar nga Agjencia për mbrojtje të të drejtës për qasje të lirë ndaj informatave me karakter publik, e përcakton edhe procedurën sipas të cilës kërkuesit e informatave mund të ankohen në këtë agjenci në rast të heshtjes së institucioneve apo shkeljes së procedurës.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni. 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.