fbpx

TV-debate: Nuk kishte, kurse tani na gozhduan para ekraneve

-

Debatet pas një heshtje shumë vjeçare u kthyen në forcë të plotë të televizioneve.

Mbrëmë, për shembull, pothuajse në të njëjtën kohë në pesë televizione kishte emisione debative – të gjitha për të njëjtën temë: Zaevi, Gruevski, “bombat”, gjykata, kriza, arsimi…

Në “24Vesti” në “Vin-Vin” ishte Vladimir Lazarevik, në “Telma” në “Top-tema” të ftuar ishin profesorët Kirill Barbarev, Enver Ajdini, Elizabeta Sekirarska, Kamelia Bushletiq, në “Alsat-M” ishte Sashe Dimovski dhe Suad Mesini, në “Nova TV” i ftuar ishte Stevo Pendarovski, ndërsa në TVM në emisionin “Akcent” ishin gazetarët Borjan Jovanovski, Vasko Eftov, Dragan Pavloviq – Latas.

Pranverën e kaluar, gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe për kryetar, debatet dhe televizionet që i emitonin numëroheshin me gishta. Tash, për ndodhitë e reja, duke filluar prej protestave të studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme, “bombave” të Zaevit, aksionit “Puç” dhe të rrasit me vdekjen e Tamarës së vogël, redaktorët e televizioneve po organizojnë përballje në debate të profesorëve universitar, politikanëve, gazetarëve dhe ekspertëve.

Para dy muajve në televizioni “Telma” filloi të emitohet emisioni debatit “Top-tema”, për çdo ditë pune në orën 20.15 me Sanja Vasiqin, Aleksandër Çomovskin, Snezhana Lupevskën dhe me Bobi Hristovin.

– E vendosëm “Top-temën” sepse e ndiem nevojën për një emision të këtillë. Përvoja e parë është e shkëlqyer. Shumë mirë u pranua dhe fituam shikueshmëri të madhe. Për tani ai është emisioni më i shikuar. Jemi këndshëm të befasuar nga reagimi i bashkëbiseduesve. Edhe pse të gjithë na bindën se nuk ka bashkëbisedues, u dëshmua se edhe atyre edhe shikuesve i është i nevojshme debati – na tha Sanja Vasiq, redaktorja përgjegjëse e “Telmës”.

Në televizionin “Alsat-M” ka dy emisione për debate të cilat trajtojnë tema aktuale ditore. Emisioni “Rruga e drejtë” të cilën e udhëheq redaktori i televizionit, Muhamed Zeqiri, i cili emitohet çdo të enjte në orën 21.45.

Emisionin ”360 gradë” e udhëheq gazetari Vasko Popetrevski dhe emitohet të hënën, të mërkurën dhe të premten në orën 22.30, ndërsa zgjatë gjysmë ore, në të cilin bashkëbiseduesit, japin qasje analitike ndaj temave aktuale dhe relevante.

Portali “Nova TV” e vendosi emisionin “Nova Debata”, në të cilin pyetje, përveç gazetarëve, mund të parashtrojnë edhe përdoruesit e “Fejsbukut” dhe “Tviterit”.

–  “Nova debata” është ueb, strim dhe video-projekt i “Nova TV”-së me të cilin i shfrytëzojmë mundësitë e internetit për të siguruar më shumë debate publike kualitative në opinionin e brendshëm. Qëllimi i jonë është çështjet e rëndësishme shoqërore dhe politike t’i shfaqim në debat publik dhe të mundësojmë që qytetarët të diskutojnë. Siguruam të ftuar aktual dhe bashkëbisedues, të cilët do t’i ekspozojmë në argumente, dyshime dhe pyetje të parashtruara prej moderatorëve tanë dhe gazetarëve, por edhe prej përdoruesve të Tviterit dhe Fejsbukut dhe prej publikut tjetër të internetit –tha  Biljana Sekulovska, menaxherja e përgjithshme e “Nova TV”-së.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.