fbpx

Turqit përbëjnë, bindshëm, numrin më të madhe të imigrantëve dhe turistëve të huaj në RMV

-

Qytetarët e Turqisë e kryesojnë listën e vendeve të renditura sipas numrit të emigrantëve dhe numrit të turistëve të huaj në Maqedoni, tregojnë të dhënat e fundit nga Enti shtetëror statistikor, njofton META.

Nga gjithsej 2.557 të huaj që kanë imigruar vitin e kaluar, 812 ishin nga Turqia. Larg pas tyre, në vendin e dytë dhe të tretë sipas numrit të të huajve që kanë imigruar në vendin tonë janë Shqipëria me 282 imigrantë dhe Serbia me 278 imigrantë.

Të dhënat statistikore tregojnë se vitin e kaluar në vend ka pasur 707.345 turistë të huaj, që është një rritje e konsiderueshme në krahasim me vitin 2014 kur numri i mysafirëve të huaj ishte 425,314.

Vitin e kaluar vendin tonë e kanë vizituar 111.667 turistë nga Turqia, gjë që e bën këtë vend partnerin më të madh turistik të Maqedonisë kur bëhet fjalë për numrin e vizitorëve të huaj. Është e dukshme që numri i turistëve turq u rrit ndjeshëm në krahasim me vitin 2014 kur në vendin tonë ka pasur 63.567 vizitorë nga ky vend.

Në vendin e dytë dhe të treta në listën e vendeve ku kemi pasur më së shumti vizitorë vitin e kaluar janë Serbia me 57.460 dhe Bullgaria me 52 659. Sidoqoftë, është specifike që në krye të listës me bujtjet e realizuara në vitin 2018 është Turqia (166.620 bujtje), pasojnë mysafirët nga Holanda (136.663 bujtje) dhe Polonia (126.613 bujtje).

Vizitorët turq në RMV

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.