“Tapet i kuq” për qytetarët në Qeveri

Për shkak të protestave të studentëve, Qeveria e anuloi vizitën e qytetarëve pasdite të cilët në kuadër të ditës së hapur duhej të njihen me punën e këtij institucioni shtetëror. Zëdhënësi, Aleksandar Gjorgjiev, thotë se të gjitha grupet të cilat nga ora 13 deri në 17 duhej të shëtisnin nëpër Qeverinë, të njëjtën mund ta bëjnë ditën e hënë. Një pjesë e tyre që deri në mesditë e vizituan këtë institucion kishin edhe pyetje konkrete, por, jo edhe pritje se qeveria do t’i zgjidhë problemet e tyre.

“Do t’i shqyrtojmë të gjitha çështjet me procedurë adekuate dhe aty ku mundim vetëm me mundësitë do ta bëjmë siç edhe kemi bërë deri tani”, tha  Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënësi i Qeverisë.

Manifestimi “Tapet i kuq për qytetarët” u mbajt për të tetën herë, ndërsa më parë u mbajt “mbledhja e hapur e Qeverisë”. Pjesa e tretë e projektit për transparencë “Ditë e ideve” do të realizohet në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm