fbpx

„Civil“: Policia ka torturuar protestuesin e liruar Shoshev

-

Me pranga në duar, i shtyrë dhe i tërhequr, i ofenduar dhe i maltretuar disa orë në aeroportin e Shkupit. Në vend që të ngjitet në aeroplanin për në Londër, dje pasdite, Dimitar Shoshevi përfundoi me pranga në duar. Bëhet fjalë për njërin nga demonstruesit e arrestuar pas protestave të 5 majit, për të cilët kishte gjykim të shpejtë dhe i është vënë dënim me kusht më 22 maj, pas së cilit u lirua, ndërsa urdhër-arresti për të u nënshkrua të njëjtën ditë.

Avokati i Mirosllav Vujiqit, i cili e përfaqësonte Shoshevin para gjyqit, na e vërtetoi se ky është një gabim trashanik i Ministrisë së Brendshme, sepse urdhër-arresti për Dimitrin është tërhequr që më 22 maj dhe se kanë qenë të obliguar ta korrigjojnë në sistemit kompjuterik menjëherë. Ai thotë se institucionet nuk funksionojnë dhe na informoi se rasti i Dimitar Shoshevit nuk është i vetmi dhe se ekzistojnë më shumë raste të këtilla.Dukshëm i shqetësuar dhe i revoltuar, Dimitri në rrëfente për abuzimin disaorësh mbi të. Para fluturimit të aeroplanit me të cilin duhej të udhëtojë, policët duke u zgërdhirë e kanë dërguar të shikojë se si niset aeroplani. Ia kanë mbajtur kokën në drejtim të aeroplanit, i cili është ngjitur në atë çast. Pasi ka ardhur vërtetimi se nuk ekziston urdhër-arrest për të, pa kërkuar falje, ai është lënë në rrugë, me valixhen të cilën ia kanë kthyer dukshëm të dëmtuar. Bileta e aeroplanit i ka shkuar huq.

Policia ka pasur më shumë se kohë të mjaftueshme për ta zbatuar urdhrin gjyqësor për ta tërhequr urdhër-arrestin deri në ditën e djeshme. Mos flasim për sjelljen e palejueshme, joligjore dhe të ashpër të policisë. Përveç një sërë shkeljesh të tjera, kjo paraqet kufizim të skajshëm të lirisë së lëvizjes. Dimitri është i bindur se është viktimë e hakmarrjes për shkak të pjesëmarrjes në protesta më 5 maj.

CIVIL – Qendra për Liri ashpër proteston për shkak të sjelljes së këtillë të policisë dhe kërkon që sjellja e këtillë të ndërpritet menjëherë. Përgjegjësit e këtij skandali menjëherë të merren në përgjegjësi.

MPB është e obliguar të ndërmarrë përgjegjësi për maltretimin dhe t’ia kompensojë tërë dëmin material dhe jomaterial Dimitar Shoshevit, duke filluar nga pagesa e biletës së shkuar huq dhe gjërat personale të dëmtuara, deri te kompensimi i tij për shkak të dëmeve të shkaktuara jomateriale

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.