fbpx

“Civil” kërkon të tërhiqen ndryshimet ligjore me të cilat lejohet përdorimi i plumbave të gomës

-

“CivilI” ashpër dënon procedurën e sjelljes së ndryshimeve ligjore me të cilat mundësohet përdorimi i plumbave të gomës dhe armëve të tjera të lehta kundër demonstruesve. Duke e pasur parasysh se këto masa ligjore sillen në kohë kur nëpër rrugë demonstrojnë mijëra qytetare dhe qytetarë kundër shkeljes së të drejtave të njeriut, suspendimi i sundimit të së drejtës dhe demokracisë, ne këtë e kuptojmë si kanosje nga pushteti kundër qytetaret dhe qytetarët të cilët dëshirojnë ta shfrytëzojnë të drejtën e vet kushtetuese për protestë.

“Mesazhi është i qartë – ne tani do të gjuajmë drejt jush, nëse ju i okuponi fakultetet, nëse i bllokoni rrugët, nëse demonstroni kundër nesh. Por, proceset të cilat kanë filluar në Maqedoni nuk mund t’i pengojnë as plumbat e gomës e as çfarëdo mase dhunuese. Le të krisin!” – deklaroi për më shumë media të pavarura kryetari i Civilit, Xhabir Deralla.

Plumbat e gomës janë armë të cilën qeveritë demokratike në botë moti e kanë larguar, ndërsa Kombet e Bashkuara në më shumë raste e suspendojnë përdorimin e tyre. Ka filluar edhe procesi për ndalesë ndërkombëtare të plumbave të gomës.

Edhe pse konsiderohen si jovdekjeprurës, plumbat e gomës vrasin, plagosin ose lënë pasoja të përhershme. Jo më pak të rrezikshme janë edhe shok-bombat dhe paralizuesit elektrik, të cilat janë pjesë e ligjit të sjellë në kuvend me 59 vota dhe në mungesë të opozitës.

Prandaj, kërkojmë që ligji me të cilin lejohet gjuajta drejt demonstruesve me këtë armë të lehtë menjëherë të tërhiqet!

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.