fbpx

Cipras me pako masash për fqinjësi të mirë me Maqedoninë

-

Qeveria greke mendon për një iniciativë të re diplomatike ndaj Maqedonisë. Ministri grek i punëve të jashtme, Nikos Kozias, duket se po planifikon t’i propozoj qeverisë maqedonase masa për ndërtimin e besimit mes dyja palëve, që, sipas të dhënave të para, kryesisht kanë të bëjnë me menaxhimin e problemeve me irredentizmin, që pala greke konsideron se po shprehet shumë fuqishëm nga Qeveria në Shkup.

Informacionin për tentativën e Kozia që të luftojë me tendencat irredentiste të qeverisë maqedonase e njoftojnë thuajse të gjitha mediumet greke, “Katimerini”, “To Vima”, “Etnos”, duke u thirrur në burimet të larta në ministrinë greke për punë të jashtme.

Kozias para disa ditëve theksoi se, sipas tij, problemi kyç mes dyja palëve nuk është kontesti me emrin, por irredentizmi nga pala maqedonase dhe shprehi qëndrim se është e padrejtë që të kryhen presione ndaj Greqisë rreth emrit kur fajtori kryesorë është në palën tjetër.

Sipas Kozias, irredentizmi vetëm përkeqëson mospajtimin që ekziston rreth emrit, për çka apeloi qeveria maqedonase të vetëdijesohet dhe të ndaloj me këtë sjellje me qëllim që të lëvizin gjërat mes dyja palëve. Duket se Kozias me këtë iniciativë diplomatike për masat për ndërtimin e besimit do të tentojë të “shëroj” këtë problem, që konsideron se ekzistojnë nga ana e qeverisë maqedonase. Gazeta “To Vima” njofton se masat për të cilat mendon Kozias se janë rreth librave, hartave dhe shumë gjëra tjera. Mirëpo, masat duket se ende janë në fazën e zhvillimit dhe vlerësimet në MPJ-në greke janë se nevojitet diskutim më  i hollësishëm dhe analizë e mirë për këto gjëra para se të dërgohet pakoja përfundimtar dhe iniciative deri tek pala maqedonase.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.