fbpx

Cipras: SIRIZA nuk është demoni, nuk dëshiron shkatërrim, por shpëtim të euros

-

Shkrimet intensive të mediumeve gjermane me kërcënime për largimin e Greqisë nga euro- zona dhe me euro- katastrofën nëse fiton SIRIZA nuk shkaktuan reagime të zakonshme ekstreme greke, analiza dramatike ose ofendime ndaj Gjermanisë dhe kancelares Merkel.

Megjithatë, përgjigje ndaj këtyre teksteve me të cilat përforcohet teza se lideri i SIRIZA do të sjell shkatërrim në shtet, erdhi pasdite drejtpërdrejtë nga Aleksis Cipras, përmes kolumnës në edicionin grek për “Hafington Post”.

“SIRIZA nuk është demoni, nuk është kërcënimi i madh për Evropën, por zëri i logjikës”, thotë Cipras në fillim të tekstit, duke theksuar se qytetarët nuk e shohin partinë si kërcënim, por si propozim për ndryshim të situatës aktuale në shtet. Siç thekson, të vetmit që edhe më tej e shohin SIRIZA-n si kërcënim janë pushteti konservativ në Gjermani dhe një pjesë e mediumeve populiste të cilët vazhdimisht servojnë racion të ngrohtë për daljen e Greqisë nga euro –zona.

“Nuk kanë arsye të frikësohen as populli grek e as ato evropian. SIRIZA nuk dëshiron shkatërrim, por shpëtim të euros. Euroja nuk mund të shpëtohet me borxh publik të pakontrolluar për vendet e saj anëtare”, përgjigjet drejtpërdrejtë Cipras ndaj akuzave se me të vije edhe shkatërrimi evropian.

Njeriu i parë i partisë më të fuqishme majtiste, të cilin shumëkush e krahason me Robin Hudin modern grek, thotë se nuk dëshiron që ta kthej Greqinë në vitin 2009-të, por të largohen nga të gjitha shprehitë dhe politikat e dëmshme, klientalizmin, evazion tatimor, ekonominë gri, keqpërdorimet me benzinë dhe duhan që kanë mbizotëruar deri më teni nën udhëheqjen e dy fuqive udhëheqëse politike.

Nga ana e kryeministrit grek Andonis Samaras- heshtje për shkrimet nëpër mediumet gjermane. Nuk u paraqit kurrfarë deklaratë e drejtpërdrejtë. Siç vlerësojnë analistët dhe gazetarët grek, reagimi është i pritur sepse mbjellja e frikës nga mediumet e huaja, kërcënimet për shkatërrimin e Greqisë shkojnë në favor të fushatës së tij parazgjedhore.

-Këto tekste janë vetëm municion shtesë për Samaras. Vet Samaras mbjell klimë frikësimi, shkatërrimin e Greqisë me Cipras në krye. Për këtë edhe nuk reagon ndaj tyre, thonë analistët për “Meta”.

Titujt e mëdhenj të fuqishëm për shkatërrimin e Greqisë me SIRIZA-n dhe për dalje nga euro- zona në mediumet e huaja nuk paraqiten për herë të parë. Të njëjtit ishin edhe në vitin 2012-të, pak para zgjedhjeve të atëhershme të parakohshme parlamentare, kur ishte e qartë se SIRIZA merrte drejtimin e skenës politike. Edhe atëherë, sikur tani, funksionarët e BE-së qëndruan në anën e Samarasit, qartë kundër Cipras.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.