fbpx

Cipras: Duam Ballkan pa nacionalizëm dhe irredentizëm

-

Greqia dëshiron të jetë faktor i stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe t’i vë fund nacionalizmit dhe politikave nacionaliste në Ballkan. Këtë nga Moska nga foltorja e Institutit për marrëdhënie ndërkombëtare e porositi kryeministri grek Aleksis Cipras, gjatë vizitës së tij zyrtare në Rusi.

“Mbështetim politikë aktive ballkanike, larg nacionalizmit dhe planet irredentiste që çojnë në prishjen e rajonit. Greqia është për zgjidhje të vërteta për të ardhmen e Ballkanit, theksoi Cipras në fjalimin në Moskë, një dtë pas takimit të tij me presidentin Vladimir Putin.

Kryeministri  grek theksoi se Greqia mbështet perspektivën evropiane dhe përpjekjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor që të integrohen në familjen evropiane. Sipas tij, avancimi drejt BE do t’ju ndihmoj vendeve të Ballkanit t’i zhvillojnë dhe përmirësojnë raportet dypalëshe në rajonin më të gjerë.

Cipras kthehet i kënaqur nga Rusia, me porosi për mundësi të përmirësimit të bashkëpunimit greko- rus. Mirëpo, vlerësimet në Greqi janë se qeveria greke nuk duhet para kohe të festoj për ndonjë ndihmë ruse apo për ngritje të embargos për importimin e prodhimeve bujqësore, por se të jetë me pritje të përmbajtura nga ky takim, që duhet të përsëritet në qershor. Cipras mori komente pozitive për faktin se nuk ka lëshuar “dorën shumë të gjatë miqësore” ndaj Rusisë, por se ka marrë pjesë si i matur pa shkaktuar komente negative dhe reagime nga ana e Evropës.

Edhe pse kryeministri grek kthehet me interes nga rusët për privatizim të porteve dhe hekurudhave greke dhe me propozim për gazsjellësit të ri rus, qeveria greke e ka të qartë se nuk mund të jep dritë jeshile për asnjërën nga këto hapa pa miratim pozitiv të BE-së dhe pa zhvillim pozitiv të planit gjeopolitik me krizën në Ukrainë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.