Kryeministri grek, Aleksis Cipras për shkak të Maqedonisë nuk morri pjesë në Kuvendin e përgjithshëm të KB-së, në takimin kyç për luftën kundër SHI. As Cipras e as shefi i delegacionit Nikos Kozias nuk prezantuan në këtë takim, që e organizoi presidenti Obama.
Burimet nga kabineti citojnë se Cipras në këtë takim nuk ka marrë pjesë edhe atë për dy arsye: e para, sepse shteti në vend të akronimit IJRM është përfaqësuar nën emrin R. e Maqedonisë dhe e dyta sepse sipas Athinës, Cipras nuk ka pasur të drejtë për fjalim në këtë takim.
“Nuk do të marrim pjesë sepse Shkupi do të merr pjesë si “Republika e Maqedonisë” dhe tjetra se nuk është e paraparë të na jepet mundësia për t’i shprehur qëndrimet greke për këtë temë” njoftojnë burime zyrtare.
Edhe pse Cipras mungoi në takim, një ditë pas bisedës së tij të parë të shkurtë me Gruevskin, kryeministri maqedonas kishte mundësi të bisedoj edhe me shefin e diplomacisë greke Kozias. Ai pas takimit publikoi fotografi të përbashkët me Gruevskin në Twitter, por as ai e as MPJ-ja greke nuk njoftuan çfarë është diskutuar në këtë takim.
Kontesti me emrin ka qenë një prej temave të bisedimeve mes kryeministrit grek dhe sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Ban Ki Mun. Sipas gazetës “Katimerini” të dy politikanët kanë biseduar për mundësinë e zgjidhjes së këtij problemi, problemin me krizën e refugjatëve dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Greqia përfshirë bisedimet për Qipron.
Evitimi i takimit në Kuvendin e përgjithshëm erdhi pasi gazeta greke “To Vima” dje dërgoi apel se qeveria greke duhet të jetë e shqetësuar dhe të reagoj pse Maqedonia do të përfaqësohet me emrin kushtetues.