fbpx

 “Trezori”: Kërpaç PSP-së ia ka zbuluar sekretet e “kompanive vëllazërore”

-

Dëshmitari kyç i PSP-së për rastin “Trezori”, Kosta Kërpaç, më 27 prill të këtij viti rreth orës 13:20 u gjet i vdekur në banesën e tij në rrugën “Fronti Kombëtar” në lagjen Kapishtec. Indikacionet e para, sipas MPB-së, ishin se bëhet fjalë për vetëvrasje. Megjithatë, edhe pas pesë muajve nga ngjarja tragjike, Prokuroria Publike, që udhëheq me rastin, ende nuk e ka përfunduar hetimin.

Sot PSP zbardhi rastin për keqpërdorimin e mjeteve buxhetore përmes kompanisë “Finzi” SHPKNJP Shkup, drejtor i së cilës  një kohë të caktuar ishte Kosta Kërpaç. Ai më vonë paraqitet edhe si dëshmitar në këtë Prokurori. PSP ngarkon katër persona se përmes kësaj kompanive kanë keqpërdorur mjete shtetërore për furnizimin me pajisje për nevojat e DSK-së.

Kosta Kërpaç gjithashtu evidentohet si pronar i kompanisë “Finzi” SHPKNJP Shkup, përmes të cilës kanë rrjedhur të gjitha pagesat e furnizimeve në DSK.

Sipas mediave, kjo formë në vitin 2009-të paraqitet edhe si pronari i parë i “Sistia Kardiologji”, më pas e riemëruar në “Si- Fi –Kar” SHPKNJP Shkup.

“Si- Fi –Kar” SHPKNJP në vitin 2011 ndan adresën e njëjtë “Ivo Lola Ribar” nr.59 me tanimë të ndjerin Kosta Kërpaç, i cili vendbanimin e kishte në këtë adresë.

Pas shumë ndryshimeve në strukturën pronësore të “Si Fi Kar”, “Finzi” në vitin 2013 edhe zyrtarisht heq dorë nga pronësia ndërsa tani pronar i kompanisë është motra e Kamçevit, Kristina Kamçeva- Stojçeska.

Historia e kësaj kompanie tregon se në periudhë të caktuar (2013-2015), si pronar i “Si Fi Kar” paraqitet një kompani zvicerane –“AC Investmend CA” me adresë “Korso Elvecia 16, Lugano. Në adresën e njëjtë lokalizohet pronari aktual i “Eksiko”- “T & MJ Investment”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.