fbpx

“Bomba” e tretë çdo gjë e montuar!

-

Shpërthen bomba e 3-të e udhëheqësit të LSDM-se , Zoran Zaev , shkaktoi reagime të ashpra dhe të fuqishme. Në konferencën e sotme për shtyp Zaev tregoi audio filmimet .

bisedave te drejtorit të DSK-së Sasho Mijalkov, të Ministres së punëve të brendshme Gordana Jankulovska, të kryeredaktorit të Tv “Sitel” Dragan Pavliq-Latas , pronarit të Kanal 5, Emil Stojmenov, asistentit të  Jankulovskës Ivo Kotevski gjithashtu dhe të shefit te kabinetit te Gruevskit, Martin Protegjer. Në regjistrimet e regjistruara sipas udhëheqësi të LDMS-së dëgjohet sesi bashkëpunohet çfarë dhe si do të publikohet ne televizione , si kryhet arrestimi i Lube Boshkovski, pritjet e zgjedhjeve për një përballje me kundërshtarët për rezultate – si do  largojnë ata  punonjëse që punojnë ne institucione shtetërore  që nuk janë anëtarë të partisë VMRO-DPMNE si dhe parandalimin e aktivistëve te opozitës për të shkuar nëpër mitingje.

Tre nga audio filmimet të nxjerra në konferencën e sotme për shtyp janë bisedimet midis Dragan Pavloviq –Latas dhe drejtorit  të DSK-së Sasho Mijalkov. Në njërën prej tyre flitet për arrestimin e Lube Boshkovskit ndërsa Mijalkov  i përshkruan historinë rreth arrestimit Pavloviq-Latasit.

„Lube duhet te degradohet, jo vetëm të arrestohet“ Mijalkovi e këshillon Latasin

Ne bisedën tjetër , prap Mijalkov I flet Pavlovic –Latasit per rezultatet e zgjedhjeve, gjithashtu dëgjohen edhe fjalët e tij të fundit : Mendoj se do surprizojmë. Do jete shkëlqyeshëm ajo që do të jetë shkëlqyeshëm do të ta tregoj nesër. Nuk dua të flas para kohe, por kam një parandjenje

Njëra nga audiot e filmuara që u publikuan nga udhëheqësi i opozitës, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp sipas tij  biseda midis Sasho Mijalkov dhe Emil Stojmenov, pronar i televizionit Kanal 5. Zaev thotë se biseda e tyre tregon se Boshkovski është arrestuar  për hakmarrje

Në një pjesë te bisedës Stojmenov thotë : Me tha por unë nuk e besova . Nga bukuroshi filluam ,  do ta  çojne ne gjykatë,të ma bësh qejfin sikur atë Lubçon ta arrestosh. Do të ishte kënaqësia ime

Në bisedë  pavarësisht gjithçkaje  dëgjohet si Mijalkov  porosit se çfarë duhet të transmetohet  në televizione. Sipas Zaevit  kjo audio tregon sesi është caktuar informacionet te cilat duhet te transmetohet neper media

Me bisedat e tjera te përgjuara, sipas udhëheqësit të opozitës të LSDM-së  tregohet se Sasho Mijalkov dhe Gordana Jankulovksa menaxhojnë  në Qeveri.. Një prej përgjimeve të publikuara, sipas Zaevit , është biseda midis Martin Protegjer, shefi I kabinetit te kryeministrit Nikola Gryevski me ministren e punëve të brendshme sesi duhet te publikohen  lajmet në Kanal 5

Në nje pjesë te bisedës Jankulovsk thotë : Duhet  një listë që ti asgjësojmë. Nuk mundet qe asnjëri të marr rrogë kur na e nxiu jeten ne fushate. Ai që ka qenë i ofruar nuk mund te punoj më në MPB

Udhëheqësi i LSDM-së publikoi gjithashtu  audio filmimet  edhe përgjime  bisedash midis zëdhënësit  MPB, Ivo Kotevski me Ministren e punëve te brendshme Gordana Jankulovska

Zaev  gjithashtu në fund ju përgjigj pyetjeve  të shumta të gazetarëve.

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.