Tre emigrantë janë gjetur të mbytur në Suva Rekë në Gjevgjeli

-

Tre trupa të pajetë sot në mëngjes janë gjetur në Suva Rekë afër kufirit mes Maqedonisë dhe Greqisë ndërsa sipas informacioneve të para bëhet fjalë për emigrantë, njoftojnë për “Meta” nga MPB.

Sipas të dhënave të para zyrtare, sot në mëngjes rreth orës 6 e 45 në stacionin policor në Gjevgjeli është denoncuar se janë gjetur tre trupa të pajetë në Suva Rekë.

“Bëhet fjalë për trupat e një gruaje dhe dy burrave. Për momentin po bëhet ekspertiza në vendin e ngjarjes. Supozohet se bëhet fjalë për emigrantë”- thonë nga mPB.

Tani për tani nuk dihen shkaqet e kësaj tragjedie. Supozohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes në përpjekje për të kaluar lumin.

Organizatat joqeveritare informojnë se incidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:30 në të cilin dy burra dhe një grua kanë humbur jetën, ndërsa 23 persona janë nxjerrë nga uji dhe janë dërguar në qendrën transitore Vinojug ku po marrin ndihmën mjekësore.

Nga MPB njoftojnë se për të dhëna më të hollësishme do të prononcohet gjatë ditës, pas përfundimit të ekspertizës.

Marrëdhënia simbiotike midis Serbisë dhe Rusisë për dezinformimin

Nga Barbara Halla- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar sërish se Rusia po ndihmon Serbinë të shpërndajë narrativë kundër Kosovës. Kurti e përcolli këtë paralajmërim përgjatë Konferencës së 7-të të Ambasadorëve...

Teoritë konspirative mbi vaksinat dhe shëndetin të Robert F. Kennedy

Kabineti i presidentit të ri-zgjedhur Donald Trump është plot me politikanë e figura me histori personale dhe bindje të diskutueshme. Por një nga emërimet më të diskutuara është emërimi i Robert...

Pse “Ballkani i hapur” mbeti te Labirinti i Minotaurit?!

Nisma e “Ballkanit të Hapur” u braktis e para nga njëra prej vendeve themeluese Shqipëria Nga Ben Andoni Në vetëm pak raste në rajon, ndodh që ngjarjet, fenomenet të mos kenë referime mitike...

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...