fbpx

“Transparenca” me kujdes do të ndjek se si do të shpenzojnë partitë në zgjedhjet

-

Monitorimi i përfaqësimit, harxhimet e partive politike, harxhim i buxhetit i qeverisjes qendrore dhe lokale në periudhën parazgjedhore  dhe gjatë zgjedhjeve është projekt që do të realizohet nga “Transparenca Maqedoni” në bashkëpunim me Qendrën për analiza ekonomike. Projekti për mbikëqyrjet të harxhimeve nga buxheti dhe i partive politike në periudhën parazgjedhore dhe atë zgjedhore është i lidhur me zgjedhjet e paralajmëruara. Në qoftë se do të mbahen në prill, raportin e parë financiar partitë duhet t’i publikojnë me 14 Prill, ndërsa të fundit me 30 Prill.

„Afatet për raportet financiare këtë radhë janë të shkurtra, kështu që edhe monitorimi ynë do të jetë më intensiv. Praktikat deri më tani tregojnë që partitë politike i publikojnë raportet në përputhshmëri me ligjin, por harxhimet janë dukshëm më të mëdha nga ajo që është nga ajo që paraqitet dhe shpesh financohen nga burime apo donacione që nuk janë të paraqitura- deklaroi kryetarja e “Transparent Maqedoni”, Slagjana Taseva.

Në përputhshmëri me Kodin zgjedhor, pas ndalimit të marketingut politik pas 20 dhjetorit, sipas Tasevës, janë vërejtur disa aktivitete të nivelit lokal nga ana e subjekteve politike.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.