fbpx

Trajanov: Shërbimet duhet t’i parandalojnë xhihadistët

-

“Nuk duhet diçka të  ndodh, e pastaj të reagojmë. Bashkësitë fetare, partitë politike, institucionet, sektori civil duhet ë punojnë në rikthimin e xhihadistëve nga aksionet eventuale. Jashtëzakonisht është e rëndësishme janë edhe aktivitet, në planin parandalues, shërbimet e  inteligjencës dhe ato të kundërzbulimit, në grumbullimin   informacioneve dhe në bashkëpunim me të gjitha shërbimet e fuqishme evropiane dhe botërore të rajonit”, thotë  për “Metën”, Pavle Trajanovi, deputet dhe ish ministër i punëve të brendshme.

Vet fakti se qytetarët e Maqedonisë luftojnë në anën e Shtetit Islamik (ShI) në Lindjen e Afërme,  qartë flet se edhe Maqedonia nuk është e kursyer nga rreziku i aktivizimit të tyre. Celulat terroriste këtyre janë shënjestër e aksioneve kundër terrorizmit në vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas Trajnaovit, vlersimet aktuale janë se afro një qind shtetas të Maqedonisë marrin pjesë në aksionet luftarake në Siri dhe Irak, në radhët e ShI dhe janë të përfshirë në krimet e organizatës.

– Dhjetëra prej tyre humbën jetën, kurse një pjesë e tyre janë kthyer në Maqedoni se e a do të veprojnë ose jo këtë askush nuk  mund ta thotë, mirëpo me vet faktin që ata kanë qenë pjesë e  strukturave radikale, do të thotë se kanë lidhje me strukturat terroriste, pra kanë lidhje edhe me organizatat terroriste dhe mund të marrin instruksione edhe këtu të aktivizohen e kjo do të se kemi problem sigurie- thotë Trajanov.

Sipas tij, ne si shtet duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe të orientuar në të cilat duhet të përfshihet i gjithë vendi, para se gjithash për aksionet potenciale terroriste.

– Shkuarja e disa shtetasve të Maqedonisë në vatrat luftarake në Siri dhe Irak, si luftëtar të ShI, për herë të parë është regjistruar në vitin 2012 dhe deri më tani në luftërat e këtij fronti nga vendi jonë kanë humbur jetën afro 15 persona- para një muaji deklaroi ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska në forumin e ministrave për punë të brendshme  dhe të drejtësisë BE- Ballkani Perëndimor, që u mbajt në Beograd, tema e së cilit ishte rreziku nga luftëtarët terrorist në Siri dhe Irak.

 

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.