Gjykata kushtetuese konfirmoi se tek ta ka arritur një nismë e re për vlerësimin e kushtetutshmërisë të prokurorisë speciale, lajmëroi mbrëmë Alsat M. Nismën e ka parashtruar kryetari i Kongresit botërorë maqedonas, Todor Petrov.
Me këtë, tani në gjykatën kushtetuese ka dy kërkesa që mund ta përmbysin Katica Janevën.
Një nismë të këtillë tanimë parashtroi avokati Tome Todorovski, i cili ndonëse paralajmëroi, megjithatë nuk e ka tërhequr kërkesën e vet.