fbpx

Ekipi i Janevës u kompletua, nga e hëna fillon me punë

-

Dymbëdhjetë prokurorët e zgjedhur nga ekipi i Katica Janevës sot në Këshillin e Prokurorëve Publik bënë betimin solemn me çka edhe zyrtarisht nga e hëna do të fillojnë me punë nga përmbajtja e materialeve nga bisedat e përgjuara.

Në ceremoninë solemne, prokurorët bënë betimin se do të punojnë me përgjegjësi dhe me nder, konform Kushtetutës, ligjet dhe marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare, kurse kryetаri i Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski, ua uroj përzgjedhjen dhe të jenë të suksesshëm në punën e tyre.

Prokuroria speciale, Katica Janeva, iu falenderua Këshillit të Prokurorëve Publik dhe theksoi se vendimi i përzgjedhjes së ekipit të saj është miratuar pas konsultimeve dhe takimeve me Këshillin e Prokurorëve Publik, të cilët kanë arritur marrëveshje për zgjedhjen e 12 ndihmës- prokurorëve.

Janeva tha se Prokuroria Speciale me punë do të fillojë të hënën, sepse vetëm para disa ditëve Kuvendi ia miratoi financat të cilët duhet të azhurnohen në llogarinë bankare të Prokurorisë të sapoformuar dhe se në vazhdim e sipër është pajisja e hapësirave që ia janë dhënë për punë.

Prokuroja speciale sot nuk deshi të komentojë  vendimin e djeshëm të Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Shkupi 1, i cili parasheh se “bombat” nuk mund të përdoren si dëshmi. Gjitashtu, nuk dëshironte të komentojë as paralajmërimet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.

Janeva pohoi se në Prokurorinë Speciale arrijnë materiale, të cilat nuk janë pjesë e 28 raste, kurse në pyetjen e gazetarëve, a paraqiten persona si dëshmitar të mbrojtur, ajo nuk dëshironte të jep përgjigje konkrete dhe tha se kjo është në procedurë e sipër.

Në ceremoninë e sotme, nuk mori pjesë prokurori republika publik, Marko Zvërlevski.

Në pyetjen për të komentuar ose t’i porosisë diçka Zverlevskit, Janeva tha se e përshëndet dhe se Marko Zvrlevskin e respekton si Prokuror publik republikan.

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.