fbpx

Timonie: Partitë që humbin, lehtë fajin e gjejnë tek OJQ-të

-

“Kur një parti humb në zgjedhje apo nuk fiton siç ka dëshiruar, atëherë tenton të gjej pretekst ndërsa mediat apo OJQ-të janë cak që lehtë mund të goditen. Kjo nuk është mënyrë evropiane e të menduarit”, deklaroi ambasadori francez, Kristian Timonie në intervistën javore për “Radio Evropën e Lirë”.

I pyetur për procesin e “desorosoizimit” si mënyrë për t’u ballafaquar me sektorin civil, Timonie, mes tjerash tha se bëhet fjalë për fjalë të keqe.

“Me të vërtetë është fjalë e keqe, madje kishit vështirësi ta shqiptoni. Kur një parti humb zgjedhjet apo nuk fiton siç ka dëshiruar, atëherë tenton të gjej fajtor për këtë. Kjo mund t’i ndodh ndonjë politikanë nga ndonjë shtet i madh, të cilin e kritikojnë. Edhe mediat edhe OJQ-të janë cak. Ky nuk është mendim evropian. Nga ana tjetër, do të them se OJQ-të duhet të sillen me neutralitet të mjaftueshëm dhe në veçanti të respektojnë ligjet e vendit”, deklaroi ambasadori.

Ai në intervistë shton se nuk ndjehet i prekur nga kritikat dhe akuzat e VMRO DPMNE-së se komuniteti ndërkombëtar përzihet në çështjet e brendshme të shtetit.

Për punën e PSP-së, ai thotë se ka qenë e bazuar për shkak të krizës politike.

“Në këtë situatë që ishte e veçantë, duhej të formohet një institucion special. Do të theksoj se kjo është bërë me pajtueshmërinë e partive më të mëdha dhe me garanci nga disa faktorë ndërkombëtarë. Dhe nëse PSP është mjet për dalje nga kriza, atëherë duhet t’i zgjatet mandati me të gjitha mekanizmat që ekzistojnë në Parlament. Për këtë është e domosdoshme partitë politike të tregojnë përgjegjësi, por edhe ndjenjë për interesin e përgjithshëm”, thotë Timonie.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.