fbpx

Ti mua tribunë, unë ty miting…

-

Përderisa VMRO DPMNE-ja në pushtet paralajmëron miting tipik parazgjedhor për të dielën në Shkup, si kundër- tribunë të asaj të LSDM-së në Sallën Universale, që gjithashtu në momente të caktuara dukej si hapje e sezonit zgjedhor, dolën informacione se tribunat e ardhshme të ngjashme si kjo partia opozita do t’i praktikë në qytete tjera në vend.

Këtë në intervistë, edhe pse jo në mënyrë të prerë, e paralajmëroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ndërsa u tregua edhe me konferencën e shtypit të kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski.

Në opinion kjo lidhet me aktivitetet e të ashtuquajturës Lëvizja qytetarë për mbrojtjen e Maqedonisë (LQMM), anëtarët e të cilët mbajnë tribuna nëpër qytete të ndryshme të vendit.

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov pohon se do të vazhdojnë me “bombat”, por se koordinohen për mënyrën se si do ta bëjnë këtë.

-Tribuna në Sallën Universale ishte përjashtim sepse donim në këtë mënyrë t’i prezantojmë kërkesat politike. Për hapat e mëtutjeshëm do të vendosim më tej sepse materia është e tillë- tha Shilegov në deklaratë për agjencinë e lajmeve “Meta”.

 

Ai në profilin e tij në Facebook për paralajmërimin e mitingut të VMRO DPMNE-së për të dielën, shkroi:

“Gruevski do ta mbaj tribunën në sallën Boris Trajkovski. Me siguri dëshiron të tregoj se çfarë tribune të madhe mund të bëj. A be budalla (siç thotë populli), po të donim, do ta mbushim stadiumin për një ditë. Dije se nuk bëhet fjalë për madhësinë e tribunës, por se përmbajtja e asaj që thuhet”.

Paralajmërimet se pas “bombës” së tetë në Sallën Universale do të pasojnë grumbullime të reja të qytetarëve, shumëkush në Manastir vlerësojnë se “bombat” e radhës të Zaevit, një nga një, do të shpërthejnë edhe në brendinë e shtetit.

Lideri i LSDM në Manastir dhe deputet, Vasko Kovaçevski për “Meta” thotë se do të vazhdohet me publikimin e “bombave” ndërsa me siguri do të publikohen audio regjistrime për funksionarët lokal.

-Nuk kemi marrëveshje konkrete se çfarë do të pësoj më tutje, kjo do të jetë vlerësimi i kreut, por se do të ketë regjistrime të funksionarëve publik kjo është e sigurt. Për këtë konfirmon biseda me ministrave Stavrevski dhe Jankulloska, ku përmendet emri i kryetarit të komunës së Manastirit. Se si kjo do të zhvillohet, megjithatë varet nga vlerësimi i kreut të LSDM-së- tha Kovaçevski.

Lideri i PLD, Goran Milevski, i cili është nga Manastiri, konsideron se mirë do të ishte nëse përmbajtjet që kanë të bëjnë me qytetet nga brendia të prezantohen para popullatës lokale.

-Mbështetim idenë që edhe qytetarët nga brendia të dëgjojnë se çfarë njerëz udhëheqin me qytetin e tyre. Të demaskohen të gjithë funksionarët lokal, të cilët qytetet i shkatërruan, pa përgjegjësi shpenzojnë paratë e qytetarëve, pa kurrfarë ndërgjegje. Sherri plasi nga demaskimi i numrit një të Manastirit dhe konsideroj se nuk duhet ndalur këtu, qytetarët e meritojnë këtë- deklaroi lideri i PLD-së, Milevski.

Problemi i vetëm i publikimit të “bombave” në vende më të vogla, mund të jetë fakti që në brendi nuk ka hapësirë për grumbullim masovik të qytetarëve siç është Salla Universale.

Për shembull, nëse LSDM vjen në Manastir, në Qendrën e kulturës, kjo do të thotë se audio regjistrimet do të dëgjojnë vetëm 1000 qytetar ndërsa në Kriva Palankë nuk ka vend as për aq.

Jozyrtarisht, nga LSDM thonë se tribunat në qytetet më të vogla do të mund të mbahen në vend të hapur e në jo vende të vogla.

Sipas të dhënave jozyrtare nga partia në Tetovë, së pari tribunat duhet të mbahen në qytetet e LSDM-së, Kumanova dhe Strumica, e më pas, ndoshta edhe në Manastir dhe Tetovë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.