fbpx

Thaçi: Nuk ka klimë më 5 qershor për zgjedhje korrekte dhe demokratike

-

Sipas kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, në Maqedoni nuk ka vullnet politik që më 5 qershor të ketë zgjedhje të drejta dhe demokratike. Kreu opozitar këtë mendim e tha pas takimit me euro- ambasadorin Orav dhe ambasadorët e vendeve- anëtare të BE-së.

Këtë deklaratë Thaçi e bëri pas takimit me ambasadorët e BE-s. Sipas tij, në KSHZ është duke ndodh diçka që nuk ka lidhje me punë të drejta dhe zgjedhje korrekte, duke shtuar se nuk ka seriozitet për të pastruar listën zgjedhore.

Lideri i PDSH-së dyshon në punën e KSHZ dhe proceset e këtij institucioni.

“Nuk e di çfarë po ndodh atje. Kjo s’ka lidhje me të drejtën dhe seriozitetin që të kemi zgjedhje korrekte dhe konkrete” deklaroi Thaçi.

Më tej Menduh Thaçi deklaron se lista zgjedhore është problematike, pastaj edhe klima politike është e tillë, duke shtuar se problematike është edhe përdorimi i administratës, dhënia e parave, klientelizmi, etj.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.