Pas dy ditë bojkotimi, prej nesër nxënësit e gjimnazit “Kirli Pejçinoviq” sërish dot ë kthehen në shkollë. Për këtë ranë dakord në takimin e djeshëm tek  kryebashkiakja e qytetit Teuta Arifi me Drejtorinë e gjimnazit dhe Këshillit të prindërve.

Mësimi, sipas marrëveshjes, nuk do të zhvillohet në barakën e deritanishme, por do të kërkohet zgjidhje e përkohshme, e cila do të diskutohet gjatë ditës së nesërme.