Në raportet që jep Komisioni Evropian për progresin e Maqedonisë në katër vitet e kaluara, shihen dallime në frekuencën e përdorimit të disa fjalëve kyçe, që është indikator në përkeqësimin e situatës në fusha të caktuara.
Kështu për shembull, nocioni “korrupsion” në raportin të vitit о 2012 është përmendur 39 herë, kurse në vitin 2013 është përmendur 37 herë, në vitin 2014 – 49 herë, kurse në vitin 2015 година – plotë 77 herë, që thuajse është dyfish më shumë se para katër viteve. о
Fjala “media” në raportin e vitit 2012 është përmendur 29 herë, në vitin 2013 është përmendur 37 herë, në vitin 2014 – 57 herë, kurse në vitin 2015 përmendet plotë 74 herë, që është dy herë më lartë nga raporti i vitit 2012.
Dallim vërehet edhe në përdorimin e fjalës “reforma”, që në vitin 2012 është permendur 26 herë, kurse në vitin 2015 – 82 herë, thuajse katër herë shumë..
Tani nocioni i popullarizuar “kriza”, në vitin 2012 është përmendur vetëm 4 herë, kurse tani 22 herë.
Qeveria në vitin 2012 është përmendur 71 herë, kurs enë raportin e fundit 111 herë.
Dallim të madh ka edhe në përdorimin e fjalëve protesta/protestues, të cilët në vitin 2012 dhe në vitin 2013 janë përmendur një herë , kurse në vitin 2015 – 13 herë.
Nocioni | viti 2012 | viti 2013 | viti 2014 | viti 2015 |
Mediat | 29 | 37 | 57 | 74 |
Korrupsion | 39 | 37 | 49 | 77 |
Gazetarë | 6 | 6 | 8 | 17 |
Maqedonia | 31 | 36 | 44 | 34 |
Maqedonisht | 2 | 2 | 4 | 4 |
Gjyqësi | 25 | 13 | 23 | 14 |
Kontesti me emrin | 2 | 2 | 5 | 2 |
Krizë | 4 | 10 | 6 | 22 |
Reforma | 26 | 41 | 35 | 82 |
Demokraci | 6 | 4 | 5 | 9 |
Qeveri | 71 | 61 | 105 | 111 |
Opozitë | 3 | 10 | 17 | 11 |
Të drejtat e njeriut | 13 | 12 | 13 | 21 |
Marrëveshje | 62 | 61 | 68 | 70 |
Protestë/protestues | 1 | 2 | 6 | 13 |