fbpx

Tensione në KE të VMRO Popullore: “Era fryen” drejt DPMNE-së, vendimi final këtë javë

-

Pas seancën dyorëshe me tension të Këshillit Ekzekutiv, VMRO Popullore nuk solli vendim se me kë kjo parti do të bëj koalicion dhe do të mbështes në zgjedhjet e parakohshme më 11 dhjetor.

Siç mëson “Meta”, anëtarët kanë vendosur që t’i japin edhe disa ditë kryetarit të kësaj partie, Lubço Georgievski, që të mundet deri në këtë fundjavë të merr vendim final.

Megjithatë, sipas informacioneve gjërat lëvizin në drejtim që të pranohet oferta e fundit që partia opozitare djathtiste e ka marrë nga VMRO DPMNE-ja në pushtet.

 

Siç njoftuam, para fillimit të seancës së djeshme të Këshillit Ekzekutiv të VMRO-së Popullore, VMRO DPMNE ka dorëzuar propozim- pako të ri për formimin e koalicionit dhe për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhje. Në propozim, siç mësojmë, janë ofruar poste ministrore, të drejtorëve dhe poste udhëheqëse për kuadro të VMRO Popullore, nëse ju bashkëngjiten dhe nëse partia e tanishme në pushtet sërish qëndron në krye të pushtetit.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.