fbpx

“Telekom” do të shpërndajë 2,26 milionë denarë dividendë për vitin 2014

-

­ Telekomi i Maqedonisë për vitin e kaluar do të paguajë dividendë në bruto shumë të përgjithshme prej 2.262.857.170 denarë, gjegjësisht nga 26,23 denarë për aksion. Vendimi është marrë në kuvendin vjetor të Telekomit të Maqedonisë të mbajtur sot në të cilin janë miratuar llogaria vjetore, llogaria e konsoliduar vjetore, raportet e rishqyrtuara vjetore dhe raporti vjetor për punë të shoqatës për vitin 2014. Të drejtë të dividendës për vitin 2014 kanë të gjithë aksionarët të cilët janë evidentuar në Librin e aksionarëve të Telekomit të Maqedonisë SHA ­ Shkup në ditën 04.05.2015. Aksionar në Telekomin e Maqedonisë është edhe shteti i cili posedon 38,68 të aksioneve. Në seancë, kuvendi aprovoi firmosje të marrëveshjes kornizë për hua midis Telekomit të Maqedonisë dhe T­-Mobile Maqedoni me shumë maksimale prej 615 milionë denarë me klauzolë devizore sipas kushteve komerciale, me afat kthimi brenda 31 dhjetorit të vitit 2015. Kuvendi e aprovoi edhe punën e anëtarëve të Këshillit të drejtorëve të Telekomit të Maqedonisë për vitin 2014, ndërsa e aprovoi edhe Raportin vjetor për punën e sektorit për revizion intern të shoqatës për vitin 2014. Në seancën e sotme kuvendi i zgjodhi Pançe Kralev, Nebojsha Stajkoviq dhe Melinda Modok për anëtarë joekzekutivë të Këshillit të drejtorëve të Telekomit të Maqedonisë, ndërsa Peter Zhom është zgjedhur për anëtar të pavarur joekzekutiv të Këshillit të drejtorëve. Kuvendi në seancë e konstatoi dorëheqjen e Tomas Panhansit, nga pozita anëtar joekzekutiv i Këshillit të drejtorëve të Telekomit të Maqedonisë, me vlefshmëri duke filluar nga 15.04.2015.  Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Agjencia Informative e Maqedonisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.