fbpx

Te themelit i kryqit në Butel është qetë, hiqen tendat

-

Sot në lagjen Butel të Shkupit, në vendin ku ditë me radhë kamp bënin qytetarë që dolën kundër vendosjes së kryqit të gjatë 55 metra, është qetë dhe pamje e zakonshme për një pasditë.

Ka vetëm lëvizje të madhe të makinave të cilët shkojnë në varrezat e Butelit për shkak të festës fetare.

Në fakt, kjo ishte edhe arsyeja e krerëve të BDI-së pse vendosi të largoj kampin nga vendi ku para një jave u vendos gur- themeli për ndërtimin e kryqit.

Tani për tani nuk dihet nëse kampi është larguar tërësisht apo vetëm për shkak të festës ordotokse. Në vendin e ngjarjes gjendet një ekip i cili po vendos një palmë në vendin e pemës së djegur.

Tendat nuk janë në vendin e ngjarjes, përveç drunjve që digjeshin gjatë natës.

Qetë është edhe në vendet ku mbrëmë u ndaluan qytetarët që u nisën të mbrojnë vendosjen e themelit të kryqit.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.