fbpx

Të rinjtë në Maqedoni s’kanë mundësi të blejnë mjete kontracepsioni me çmim më të ulët

-

Megjithëse OJQ-të reagojnë rregullisht, të rinjtë në Maqedoni ende s’kanë mundësi për të blerë ndonjë mjet për kontracepsioni me çmim më të ulët, që do të paguhej pjesërisht nga Fondi shëndetësor. Me rastin e 26 Shtatorit – Ditës ndërkombëtare të kontracepsionit, HERA sërish paralajmëron rrezikun për shëndetin riprodhues të të rinjve në vend për shkak të qasjes së kufizuar në kujdesin kontraceptiv, transmeton Meta.mk.

“Shkalla e përdorimit të mjeteve moderne kontraceptive është vetëm 12.8 përqind dhe vendi është në mesin e vendeve me shkallën më të ulët të përdorimit të kontraceptivëve në Evropën Juglindore dhe rajonin e Evropës”, theksojnë nga HERA.

HERA paralajmëron se Ministria e Shëndetësisë nuk ka zbatuar në praktikë masën për sigurimit të kontracepsionit falas për grupet e grave të varfra dhe të cenueshme.

“Në shkolla s’ka arsim gjithëpërfshirës seksual ashtu që shteti e kufizon të drejtën e të rinjve për të marrë informacione të saktë dhe shkencore për atë se si duhet ta mbrojnë shëndetin e tyre. Edhe pse 36.5 përqind e grave të reja midis moshës 20-24 vjeç kanë pas nevojë për kontracepsion, ata s’kanë qenë në gjendje për ta siguruar”, thonë në HERA.

Vendosja e kontraceptivëve modernë në listën pozitive të ilaçeve është pjesë e programit shëndetësor të Qeverisë deri në vitin 2020, por nga HERA kërkojnë që ky premtim të zbatohet pa vonesë, që është edhe rekomandim i KB për vendin tonë.

Në nivel global, qasja deri te kontracepsioni modern zvogëlon vdekshmërinë e nënave për 25%, dhe vdekshmërinë e foshnjave për 20%, ndërsa qasja deri te kontracepsioni është obligimi e shtetit për të siguruar mbrojtjen shëndetësor themelore dhe mirëqenien për qytetarëve të saj.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.