fbpx

Të enjten protestë e OJQ-ve për shtyrjen e zgjedhjeve

-

Gjashtëdhjetë e gjashtë organizata joqeveritare të enjten, prej orës 18, para Kuvendit të RM-së do të organizojnë protestë, ku do t’i porositet kryetarit të Kuvendit dhe Kuvendit në përgjithësi që mos të shpallen zgjedhjet derisa të plotësohen kushtet për këtë.

“Nuk ekzistojnë kushte për organizimin e zgjedhjeve të rregullta, të besueshme dhe korrekte më 5 qershor, e as që nuk ekziston kohë deri në atë afat për t’i krijuar kushtet e domosdoshme. Lista e zgjedhësve nuk është pastruar, nuk ndalen frikësimet, shantazhet dhe presionet ndaj qytetarëve, zyrtarët nuk pushojnë me keqpërdorimin e institucioneve në interes të partisë ndërsa mediat janë larg informimit të drejtë” thonë OJQ-të.

Në vend se më shumë demokraci, sundim të së drejtës dhe ndarje më të qartë të pushtetit, ne gjatë periudhës së kaluar ishim dëshmitarë të ngecjes së këtyre proceseve përmes vendimit të njëanshëm dhe jo–kushtetues për shpërndarje të prolonguar të Kuvendit, mënyrë skandaloze dhe mundësimit të faljes për mashtrime zgjedhore nga Gjykata kushtetuese dhe vendimet kontroverse të Gjykatës penale dhe asaj të Apelit lidhur me hetimet e Prokurorisë speciale.

“Maqedonia rrezikon të hyjë në një humnerë më të rrezikshme anti- demokratike gjatë të cilës sërish do të falsifikohet dhe dhunohet vullneti ynë politik. Për shkak të kësaj, nuk guxon të shpallen e as që të mbahen zgjedhje më 5 qershor. Kuvendi i RM-së në krye me kryetarin e ri duhet t’i ketë parasysh këto rreziqe me të cilat ballafaqohet shteti, urgjentisht të ndërpres zgjedhjet deri në plotësimin e kushteve minimale. Në të kundërtën, nëse kjo nuk ndodh, nuk ngel tjetër gjë përveç bojkotimit të zgjedhjeve kriminale dhe të vjedhura prej më herët” shprehen kategorik nga sektori civil.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.