fbpx

Taleski nuk do ta padit Stavreskin për dhimbjes shpirtërore

-

Dorëheqje dhe revidim të funksionimit të kryetarit të Manastirit, Vlladimir Taleski sot kërkuan partitë opozitare LSDM dhe PLD të Manastirit. Deputeti Vasko Kovaçevski deklaroi se ministri i financave, Zoran Stavrevski në “bombën” e djeshme të Zaevit, ka pranuar skandalin e bërë të korruptuar nga kryetari i Manastirit, Taleski.

Në regjistrim dëgjohet si Stavreski për Taleskin thotë: “U nevrikosa me këtë kopilin nga Manastiri, Vlado Taleski. Le të shkoj në…Kopili në vend që të mbuloj krimin…kopili luan shumë fëlliqur, do të thotë, lëre që nuk është i aftë dhe kriminal i shkallë së parë, por edhe aktor perfid. Baltak. Ej, kopilë, me çfarë njerëz merrem unë, do të thotë, a pak po grindem në Kuvend me të gjithë ato “komunar” ndërsa ky kopili, paramendo, bën konferencën prej meje. More do t’ia ….nënën, asnjë denar nuk do t’i jap më. Asnjë denar nuk do të sheh, do t’ia …nënën do t’ia…”

“Më në fund kemi dëshmi se tërë kohën kemi pasur të drejtë. Absurde, por realitet, pranimi erdhi nga ministri Stavreski. Kërkojmë Talesi të dorëzojë dorëheqje. Nëse kihet parasysh se nëpër duart e Taleskit 10 vitet e fundit kanë kaluar më shumë se 240 milion euro nga buxheti i komunës ndërsa Manastiri vazhdon të zhytet, shtrohet pyetja ku kanë përfunduar të hollat e qytetarëve të Manastirit- tha Kovaçevski.

Kryetari Taleski sot para gazetarëve u përgjigj se opozita dëshirën e saj mund ta plotësoj në zgjedhje.

-Dorëheqja është dëshira e tyre e madhe, e që t’u plotësohet, duhet të paraqiten në zgjedhje, me program dhe kandidat të tyre, të cilët nuk do të kenë prirje ndaj korrupsionit dhe manipulimeve, që nuk do të merren me shkatërrimin e atdheut të tyre. Edhe pse e dëgjova deklaratën e liderit të tyre, se ai nuk pret epilog juridik, unë shumë do të doja ta dëgjoj epilogun juridik- tha Taleski.

I pyetur a do të ngrit padi penale kundër Stavreskit për shkaktimin e sëmundjes shpirtërore, ai shkurt u përgjigj se nuk ka nevojë për diçka të tillë.

Ndërkaq, Talesi në pyetën e gazetarëve për atë se si është ndjerë kur i ka dëgjuar ofendimet në audio regjistrim, tha se nuk duhet qind për qind të pranohen regjistrimet që po publikohen në opinion.

Ai thotë se në tenderët për transport falas nuk ka krim dhe i gëzohet seriozitetit të ministrit Stavreski.

-Në tërë këtë procedurë, nuk ekziston funksionim korruptiv, nuk ka funksionim joligjor dhe nuk ka krim- tha Taleski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.