fbpx

Taleski kthehet në punë katër ditë pas shfuqizimit të arrestit

-

Katër ditë pas shfuqizimit të masës së paraburgimit shtëpiak, kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, i cili është i dyshuar në lëndën “Transportuesi” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për kriminalitet me transportin e nxënësve, është kthyer në vendin e punës.

Pas tre muajve të kaluara në paraburgim shtëpiak, burimet e agjencisë së lajmeve “Meta” nga Komuna e Manastirit konfirmojnë se pas orës 10, Taleski ka ardhur në kabinetin e tij dhe menjëherë ka thirr mbledhje me një pjesë të punësuarve.

Sipas burimeve të njëjta, Taleski ditët e fundit, më parë ka qenë në Shkup, në Qeveri, në Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe në partinë amë VMRO – DPMNE, në konsultime për atë se si ta vazhdojë punën e tij, pas mungesës së gjatë.

Nga shërbimi i marrëdhënieve me opinionit i kryetarit të komunës, sot nuk u përgjigjën në thirrjet telefonike. Ata për mediat dërguan njoftim për ngjarje që do të ndodh nesër në Manastir, por nuk saktësojnë nëse do të merr pjesë edhe kryetari Taleski.

“Ju ftojmë të shtunën, 24 shtator 2016, prej orës 12-30, në Terrenin e thëngjillit në Manastir të ndiqni pjesëmarrjen promovuese me organizim të FIFA, FFM dhe komunës Manastir, që është pjesë e fushatës së FIFA-s me titull “Live your goals”, që për herë të parë organizohet në Manastir.

Në këtë manifestim fjalim do të mbajë sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski dhe përfaqësuesit e komunës Manastir”, njoftojnë nga Komuna.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.