fbpx
Tag: ЗоранЗаев

tag: ЗоранЗаев

Zaev: Gruevski, Mijalkov dhe Jankulloska kanë shkatërruar sistemin e gjyqësorit

  Kjo që ka ndodhur në Maqedoni, autokracia dhe egër dhe e palejuar e Nikolla Gruevskit dhe kushëririt të tij Sasho Mijallkov dhe disa mbështetësve të tij, kanë shkatërruar sistemin e gjyqësorit, theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në konferencën e shtypit në suazat e “bombës” së dymbëdhjetë. Ai tha se gjykatësit janë kurdisur nga Nikolla Gruevskit, Sasho Mijallkov dhe Gordana...

Edhe nëse e ftojnë, Zaev s’mund të shkoj në Bruksel

Që të eliminohet mosbesimi mes palëve të përfshira, komisari evropiane për zgjerim, Johanes Han ka insistuar takimi i parë i përfaqësuesve të VMRO DPMNE dhe LSDM të mbahet në terren neutral gjegjësisht në Bruksel, njofton Vest. Megjithatë, edhe nëse pranon LSDM të merr pjesë në këto bisedime, nuk mund ta dërgoj liderin e vet Zoran Zaev sepse si i dyshuar...

VMRO- DPMNE: Duke e ditur se s’ka ç’të çublikojë Zaevi vet komenton dhe thotë hyrjen

­ Pas shpërthimit të “bombës” së dhjetë nga ana e liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev,  reagon  VMRO­- DPMNE. “Zoran Zaev vazhdoi me materiale të krijuara dhe incizuara ta realizoj skenarin e tij. Zaevi duke e ditur se nuk ka çka të publikoj, vet komenton, vet thotë hyrjen, vet bën konstruksione të pandershme dhe incizimet e montuara i vendos në...

VMRO- DPMNE: Zhernovski dëshiron të jetë “kopja e artë” e Zoran Zaevit

Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE përmes një komunikate ka reaguar ndaj “bombës” së 9 nga LSDM e zbuluar nga kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski.  “Zhernovski ka lëshuar “të njëjtat biseda të krijuara, të montuar dhe të ngjitura”, sikurse lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Ëndrra më e madhe e Andrej Zhernovskit është të jetë Zoran Zaev… Zhernovski u kandidua për Kopja...

Gruevski: Kush do të jetë kryeministër vendosin qytetarët, jo Zaevi

Kryeministri Gruevski nuk i pranoi kërkesat kryesore politike të liderit të opozitës Zoran Zaev për dorëheqjen e Qeverisë dhe formimin e një Qeverie kalimtare. Sipas kryeministrit, për funksionin që ai e kryen mund të vendosin vetëm qytetarët. “Kërkesa e tyre kryesore ishte të formohet e ashtuquajtura qeveri kalimtare. Diçka si koalicion i gjerë nëse mund të kuptoj mirë dhe dorëheqje...

Jankullovska: A do ta padis Zaevin është çështje personale

A do të ngrit padi penale kundër liderit opozitar, Zoran Zaev për regjistrimet e publikuara nga bisedat e përgjuara apo jo, për ministren e brendshme Gordana Jankulloska është zgjedhje personale dhe nuk është çështje e interesit publik. -Kush kë do të padis dhe a do ta bëj këtë është çështje e zgjedhjes personale dhe nuk është çështje e interesit publik....

Jankulloska nuk e arreston Zaevin sepse ashtu qenka vlerësimi

Çdo rast është rast në vete dhe është i veçantë sipas veçorive dhe ne bëjmë vlerësime dhe analiza lidhur me gjendjen konkrete- deklaroi sot ministrja e brendshme, Gordana Jankulloska, si përgjigje për pyetjen gazetareske pse MPB nuk e arreston liderin opozitar, Zoran Zaev, edhe pse kundër tij janë ngritur dy padi penale, prej të cilave një mbrëmë për mitmarrje. Në...

Protugjer: “Edhe atë, edhe gruan e tij edhe fëmijët, të gjithë do t’i gjejnë në hendek”

Në disa nga telefonatat e regjistrimeve tëe fundit që sot i publikoi liderit opozitarë, Zoran Zaev, gjendet regjistrimi në të cilin dëgjohet biseda mes Nikolla Gruevskit dhe Mile Janakieskit për vendvotimin që e ka humbur VMRO DPMNE-ja me 500 votues. Flasin se a do të ketë nevojë për raund të dytë. Gruevski thotë se ka dëgjuar se në komunën...

Janë përpiluar lista për pagesën e asistencës sociale

Zaev në konferencën e sotme për shtyp publikoi bisedë të përgjuar mes Kire Bozhinovskit për kontrollin e ndonjë lokali, ku bashkëfolësi konfirmon se “i ka bërë debakl”. Në bisedë tjetër mes tyre që sot i publikoi lideri opozitar, Janakieski para zgjedhjeve përgatit listë për ndihmë të qytetarëve që duhet të votojnë për VMRO DPMNE-së. Sipas fjalëve dhe shpjegimeve të Zaev, është...

Jankullovska: Nuk komenton materiale të krijuara dhe të marra ilegalisht

Në paraqitjen e saj të parë në opinion pasi lideri opozitarë filloi t’i publikoj regjistrimet nga “bombat”, ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, nuk deshi të komentoj pjesë të regjistrimeve, duke theksuar se bëhet fjalë për “materiale të krijuara, që publikohen në mënyrë ilegale dhe sipas pranimit të atij që i publikon, janë fituar në mënyrë joligjore”. -Z. Zaev...

Gruevski: Nuk duhet t’i besohet Zaevit ai vet përgënjeshtrohet

Kryeministri Gruevski sot ka thënë se Zaev nuk ka nevojë shumë të komentohet, pasi sipas kryeministrit, vetë Zaevi komenton dhe demanton. “Ai më parë patë thënë se nuk e njeh, që më vonë të thotë se e njeh po jo edhe aq mirë, dhe në fund të thotë, se megjithatë, e njeh mirë. Pastaj doli një letër për të cilën...

Janakieski: “Kosmos”, u rrënua sipas ligjit

Audio- regjistrimet  që dje u prezantuan në opinion paraqesin një proces të montuar të shërbimeve të huaja, të cilat Zoran Zaevi i përdor për qëllimet e veta, respektivisht qëllimi i tij është të vijë në pushtet me çdo çmim, vlerësoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski. I pyetur për koment për incizimet që dje i publikoi lideri i opozitës...

Gruevski: Nuk planifikohet burgosja e Zaevit

Kryeministri Nikolla Gruevski edhe sot iu shmang komentimit të incizimeve të publikuara nga opozita, ku përveç ministrave dhe bashkëpunëtorëve të tij, protagonist është edhe ai vetë. Pyetjes së vetme, të cilën Gruevski nuk hezitoi t’i përgjigjej, ishte ajo lidhur me dorëheqjen e mundshme. I pyetur se si është e mundur që shërbim i huaj sekret të hyjë në sistemin e...

MPB: Dokumentet e Zaevit janë gënjeshtër, DSK-ja kurrë s’ka ndjekur gazetarë në mënyrë paligjshme

Ministria ePunëve të Brendshme përmes njoftimin reagon ndaj konferencës së sotme të shtypit të liderit të LSDM-së, në të cilin thuhet se dokumentet që sot i prezantoi Zaev, e që kanë të bëjnë me përgjimin dhe ndjekjen e gazetarëve, janë gënjeshtër e kulluar e jo dokumente të DSK-së. “MPB dhe DSK gjatë udhëheqjes së deritanishme asnjëherë në mënyrë joligjore nuk...

Gruevski ndjehet i kërcënuar sepse shërbime të huajae kanë përgjuar

Pa publikimit të bombave me kontrabomba doli kryeministri Nikolla Gruevski i cili tha se Zaev i është kërcënua me materiale të marra nga siç tha ai “shërbimet e huaja sekrete”. Ai pohoi se janë incizuar të gjitha takimet me Zaevin nën masat e ashtuquajtura PIM. “Jam këtu për tu dhënë përgjigje ndaj të gjitha pyetjeve. Zaev në takimet tona mi prezantoi disa...

Garë në “Youtube”: Bombat prijnë para takimeve të fshehta!

Konferenca për  shtyp e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për pjesën e tretë të “bombës” ka thuajse 225.000 shikime për tre ditë në “Youtube”. Video me titull “Dëgjoni tmerr: Kurdisin arrestim dhe torturimin e Lube Boshkovskit” shkaktoi interes më të madh prej të gjithë regjistrimeve deri më tani në kanalin zyrtar të LSDM-së në “Youtube” dhe ka shikueshmëri rekord...

Si u përgjigj Zaev në pyetjet e gazetarëve?

Pas publikimit të raundit të tretë të bisedave të përgjuara, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, u përgjigj në këto pyetje të gazetarëve : A pritni të arrestoheni të mërkurën tjetër? -Gruevski dhe Mijalkov- dhe çdo gjë është e mundshme. E dini se jemi të përgatitur dhe asgjë nuk mund ta pengoj që e vërteta të prek deri tek qytetarët. Koment për deklaratën...

Pas “Puç-it”, Zaevi komunikon nëpërmjet WhatsApp dhe Viber

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i shfrytëzon aplikacionet për  mesazhe të shkurta ËhatsApp dhe Viber në komunikimin e përditshëm, e shumë më pak celularin. Zavei, i pyetur nga “Meta”, se ai dhe kolegët e tij nga opozita, pas marrjes së materialeve nga “bombat” a përmbahen nga përdorimi i telefonave celular, thotë se “as më pak e as më shumë” i përdorim...

Gruevski paralajmëroi përgjigje konkrete për “bombën”

Kryeministri Nikolla Gruevski pas përgjigjes së shkurtër para takimit me kolegun e tij serb Aleksandar Vuqiq, theksoi se shumë shpejtë do të dal në opinion me detaje shtesë. Nikolla Gruevski shumë shkurt e komentoi shpërthimin e “bombës” së dytë të Zoran Zaevit. “Unë në pres konferencë paralajmërova se ka punë të këtilla, dhe tregova se Zaev më tregoi se këto materiale...

U zbulua strategjia e LSDM-së: “Bombat” do të shpërthejnë sipas temave të linjave të vërejtjeve të BE-së

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dje publikoi “bombën” e dytë telefonatat e regjistruara, të cilat sipas tij zbulojnë se nuk  ekziston shtet juridik dhe tregojnë trysninë ndërmjet pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Në konferencën për shtyp u publikuan audio- regjistrime të përgjimit të funksionarëve shtetëror të përfshirë në kurdisjen e prokurorisë dhe gjyqësisë. “Bomba” e parë,  sipas e LSDM-së ishte...