fbpx
Tag: Zoran Zaev

tag: Zoran Zaev

Departamenti i shtetit përshëndetin ndarjen e mandatit për qeverinë e re

Departamenti i shtetit sonte përmes njoftimit ka përshëndetur ndarjen e mandatit për qeveri të re në Maqedoni, duke porositur se shpresoj në bashkëpunim me qeverinë në menaxhimin me sfidat e shumta që gjenden para vendit. “SHBA-të përshëndesin vendimin e presidentit të vendit, Gjorge Ivanov i cili vendosi t’ia ndaj mandatin Zoran Zaevit për formimin e Qeverisë. Ky vendim paraqet hap...

Dankan: U bëjmë thirrje liderëve politikan të punojnë në interes të qytetarëve

Ministri britanik për Evropë, sir Alan Dankan, ka përshëndetur vendimin e presidentit Gjorge Ivanov që t'i mundësoj shumicës së re parlamentare në krye me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev që të formojë Qeveri. “E përshëndes vendimin e Kryetarit Ivanov që mundëson shumicën parlamentare të udhëhequr nga Zoran Zaev të formojë qeveri. Ky është një hap i rëndësishëm për të ecur...

MPJ-ja gjermane pret formimin e shpejtë të Qeverisë dhe zbatimin e reformave

“Është mirë që kryetari Ivanov lëshoi pe dhe ndaloi së bllokuari formimin e Qeverisë së re. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tashmë ka mandat për formim të Qeverisë. Ky është hapi i parë i rëndësishëm për tejkalim të krizës politike në të cilën gjendet Maqedonia. Ftojmë të gjithë aktorët që të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive kurse ajo vlen edhe...

Stoltenberg: Formimi i shpejtë i Qeverisë është i rëndësishëm që të fillojnë reformat urgjente

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përshëndetur veprimin e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov që t’ia dorëzojë mandatin liderit të Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev për formim të Qeverisë së Maqedonisë. “Ky është një hap i drejtë dhe diçka që është bërë në mënyrën e duhur. Nxis që sa më shpejtë të formohet Qeveria e re,...

Ambasada e SHBA-së: Tash është e rëndësishme Ivanov dhe qeveria e re të bashkëpunojnë

Ambasada amerikane sot ka përshëndetur ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë, duke e vlerësuar si hap të rëndësishëm për dalje nga kriza. “Kjo është punë e shkëlqyeshme për Maqedoninë dhe për njerëzit në Maqedoni është mirë që formimi i Qeverisë hynë në fazë të re dhe se së shpejti do të formohet qeveria e re. Presim që të bashkëpunojmë...

Todorov: VMRO DPMNE dhe protestat e popullit kanë mbrojtur Maqedoninë unitare

Zoran Zaev është mandatari i parë i cili nënshkruan garanci se nuk do t’i rrezikoj interesat e larta shtetërore dhe nacionale. Kjo nuk është kërkuar as  nga Branko Cërvenkovski, as nga Hari Kostov e as nga Vlado Buçkovski. Kjo flet për seriozitetin e informacioneve që paralajmëronin për rrezikun me të cilin ballafaqohet Maqedonia, ka thënë Nikola Todorov në konferencën...

Mogerini dhe Han: Mandati i Zaevit është hap i rëndësishëm që shteti të del nga kriza

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han dhe përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini e kanë përshëndetur dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë nga presidenti Gjorge Ivanov dhe për ta shqyrtuar qëndrimin e tij. "E mirëpresim vendimin e presidentit Gjorge Ivnaov për t’ia  dhënë mandatit për formimin e Qeverisë Zoran...

Zaev: Qeveria e re do të ndërtoj Maqedoni civile, unitare dhe evropiane

“Mandatin e pranova dhe pres së shpejti të formoj qeverinë e re. Si mandatar dhe kryeministër i ardhshëm, siguroj se qeveria e re do të ndërtoj Maqedoni civile, unitare dhe evropiane. Të gjitha forcat do t’i fokusojmë ndaj asaj që të ndërtojmë shtet të së drejtës dhe juridik”, ka thënë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në deklaratë pas marrjes...

Ivanov ndan mandatin, Zaev garanton ruajtjen e interesave të shtetit

Pengesat për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë janë larguar, njoftoi sot presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, i cili ia ndau mandatin kreut të LSDM-së, për formimin e qeverisë së re. Zaev ka theksuar se dy pengesat për ndarjen e mandatit janë larguar dhe se me letër ka dorëzuar garancinë deri tek Ivanov. “Garantojmë mbrojtjen e karakterit unitar, sovranitetit, integritetit...

Ivanov në mesditë do t’ia ndaj mandatin Zaevin

Presidenti Gjorge Ivanov sot më ora 12, do t'ia ndaj mandatin për formimin e Qeverisë së R. së Maqedonisë liderit Zoran Zaev, njoftojnë nga kabineti i presidentit. Pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, VMRO DPMNE fitoi 51 deputetë, por nuk arriti të formoj koalicion qeveritar me partitë shqiptare. LSDM e cila në zgjedhjet fitoi 49 vende...

VMRO DPMNE: Anketa e IRI-t tregon se populli ia ka kthyer shpinën Zaevit

“Populli ndjehet i mashtruar pas zgjedhjeve me Platformën e Tiranës dhe për këtë në anketën e IRI-t, shumica vlerëson se duhet të ketë zgjedhje të reja. Anketa e IRI tregon se populli ia ka kthyer shpinën Zaevit dhe nuk dëshiron një kriminel ta udhëheq shtetin. Thuajse dyfish më e madhe është mbështetja që VMRO DPMNE e ka ndaj LSD-së”,...

VMRO DPMNE nuk do të merr pjesë në koordinimin e paralajmëruar në Kuvend

Talat Xhaferi nuk është i zgjedhur për kryetar i Kuvendit të R. së Maqedonisë në procedurë ligjore dhe grupi i deputetëve të VMRO DPMNE-së nuk sheh arsye pse do t’i përgjigje ftesës të cilën deputeti Xhaferi e dërgon në cilësinë e kryetarit, thuhet në njoftimin e rregullt ditor të kësaj partie. Prej atje thonë se partia nuk do të merr...

Vetëm gushti dhe dhjetori nuk janë në lojë për zgjedhjet lokale të këtij viti

Në tre ditë deri në përfundim të mandatit të kryetarëve të komunave, LSDM dhe VMRO DPMNE për herë të parë dalin me termine të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, që mos të ketë bllokim të funksionimit të komunave. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se nëse arrihet marrëveshje zgjedhjet lokale të mbahen...

Ivanov përsëri i bën thirrje Zaevit që të jep garanci për unitetin e shtetit

Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov sot i ka bërë thirrje liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe partnerëve të koalicionit, që të siguroj garanci për përforcimin e unitetit të shtetit ndërsa lidhur me ndarjen e mandatit për formimin e ri “do të veproj sipas Kushtetutës dhe praktikës së deritanishme”. “Letra nga Kuvendi i RM-së ka arritur në kabinetin e presidentit të...

Zaev: Maqedonia ka nevojë për Evropën më shumë se çdoherë

“Është e mundshme dhe e realizueshme që Maqedonia të jetë pjesë e Evropës së bashkuar. Qytetarët janë të bashkuar si asnjëherë më parë në vlera që mbrojnë dinjitetin e njeriut, garantojnë barazi para ligjit dhe drejtësi për të gjithë, që sigurojnë stabilitet ekonomik për familjen dhe stabilitet të sigurt për shtetin”, ka thënë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në...

Spasovski: Është e sigurt vetëm se Zaevi do të jetë mandatar për qeverinë e re

Asgjë nuk është e sigurt përveç se mandatar për përbërjen e qeverisë së re do të jetë Zoran Zaev, ka thënë sot deputeti dhe sekretari i LSDM-së, Oliver Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve “Nëse bisedimet për qeverinë e re po zhvillohen mes Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit dhe nëse dihet pozita e tij (e Spasovskit v.j)...

VMRO DPMNE: Maqedonia po bëhet viktimë e sjelljes anti- shtetërore të Zaevit dhe LSD-së

"LSD heshti pas vendosjes së flamurit shqiptar në kabinetin e kryetarit të Kuvendit. Tani LSD hesht edhe lidhur me deklaratën e Talat Xhaferit se do ta zyrtarizoj gjuhë shqipe në mbarë territorin ndërsa Kuvendi në Maqedoni do të jetë parlamenti i tretë në rajon ku seancat do të zhvillohen në gjuhën shqipe", ka thënë VMRO DPMNE në kumtesën e...

Kostovski: Gjyqësori gjatë kohës së LSD-së ka prekur fundin

"LSD njëherë veç më e ngeci dhe e partizoi gjyqësorin me riemërimin e 600 gjykatësve, të cilët i kishin kaluar filtrat e tyre partiak", ka thënë në konferencë shtypi Darko Kostovski nga VMRO DPMNE-ja, si reagim ndaj intervistës së kreut të LSDM-së, Zoran Zaev për "Radio Evropa e Lirë". Sipas tij, gjyqësori tashmë ka prekur fundin. "Tash Zaevi tenton të realizoj...

Zaev: Si kryeministër, fillimisht do të marr masa lidhur me interesat e qytetarëve

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën javore për "Radio Evropa e Lirë" ka deklaruar se deri në fund të muajit pritet të bëhet kryeministër dhe masat e para që do t'i merr qeveria e re do të jenë lidhur me interesat e qytetarëve. Ai në intervistë flet për reformat që parashihen me programin e ri, por edhe zgjedhjet...

Zaev- Bejli: Presim Ivanov të veproj sipas Kushtetutës dhe ta jap mandatin

Proceset demokratike është e domosdoshme që të vazhdojnë me formimin e qeverisë së re, që do të siguroj stabilitet në vend dhe perspektivat e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. Këtë sot në takim e kanë konstatuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ambasadori i SHBA-së në vend, Xhes Bejli, kumtojnë nga LSDM. “Shumica parlamentare veçse ka krijuar kushte për të...