fbpx
Tag: влада

tag: влада

Kush do të zëvendësoj Gruevskin – Jolevski, Besimi apo Poposki?

Në opinion ka shumë pak spekulime për atë se kush është kandidati më serioz për të zëvendësuar kryeministrin Nikolla Gruevski edhe pse afatet për këtë ngushtohen. Në Marrëveshjen e Përzhinos parashihet që kryeministri të tërhiqet 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, që pritet të mbahen më 24 prill vitin e ardhshëm. Informacioni më i fundit i gazetares Mirka Velinovska është se...

RDM kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të ndotjes

Partia e RDM-së sot kërkoi Qeveria të shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të ndotjes ndërsa Ministria e ambientit jetësor menjëherë të gjej masa urgjente për riparimin e problemit- njoftoi se në konferencën shtypi zëdhënësi i RDM, Toni Ristov. Partia siç tha Ristov tanimë ka masa konkrete për tejkalimin e problemit. Ato propozojnë të shpallet regjim i jashtëzakonshëm që do...

Tri dorheqje në Qeverinë e Gruveskit

Tre ministri të kryeministrit Nikolla Gruevski sot dhanë dorëheqje  nga postet e tyre. Ministri i punëve të brendshme Mitko Çvakov, ministri i punës dhe politikës sociale Dime Spasov dhe zëvendësministrja e shoqërisë informatike dhe administratës Marta Arsovska- Tomovska, në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinos sot në Kuvend kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pranoi propozimet...

Deri tani negocionin, prej nesër fillon zbatimi praktik i Marrëveshjes së Përzhinos

Pas disa javëve bisedime, partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, të premten në orët e hershme arritën marrëveshje për të gjitha pikat e marrëveshjes së 2 qershorit dhe 15 korrikut, që duhet të filloj të zbatohet që nesër. Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi së bashku me ekipet e tyre arritën marrëveshje për Kodin zgjedhor, kompetencat...

Lëvizja “Besa” sot në protestë, do të kërkoj dorëheqjet e Qeverisë së Gruevskit dhe Ahmetit

Lëvizja “Besa” sot pasdite, do të mbaj protestë të qetë ku, siç njoftojnë do të kërkohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit, zbardhja e të gjitha të vërtetave që iu përkasin shqiptarëve në Maqedoni dhe marrëveshje të re në shtet. Nga lëvizja iu bëjnë thirrje qytetarëve, që të sillen në përputhje me rregullat e protestës jo të dhunshme dhe...

“Bombë” e re para Qeverisë

“Bomba” e 37 sot do të “shpërthej” para Qeverisë. Sipas informacioneve jozyrtare “bomba” ka të bëjë me organizata joqeveritare. Konferenca për shtyp do të mbahet sot në ora 14. “Bombën” e re e paralajmëroi zëdhënësi i partisë Petre Shilegov, në profilin e tij në “Facebook”.

Në Shkup thyhet shtiza e parë, tjerat në Bruksel

Para se të mbahet takimi i kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe VMRO DPMNE-së, Nikolla Grurevski në Bruksel, në fakt edhe më tej është e paqartë se çfarë është arritur si përfundim në negociatat që të martën u zhvilluan në rezidencën e BE-së në Shkup, me ndihmën e ndërmjetësit, euro- komisarit, Johanes Han. Edhe pse të dy partitë kishin qëndrimet...

Gruevski: Qeveri mund të formojë vetëm populli edhe atë në zgjedhje

Qëndrimi jonë ka qenë dhe do të jetë se qeveri mund të formoj vetëm populli dhe qytetarët e R. së Maqedonisë në zgjedhje dhe se nuk mundet partia të caktuara politike të bëjnë matematika, projeksione apo plane për krijimin apo hyrjen në qeveri pa e fituar përkrahjen e qytetarëve në zgjedhje, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski në hapjen e zonës...

Gjendet një mjet shpërthyes para Qeverisë

Një shkupjan para dy javëve ka gjetur mjet shpërthyes – minë me shenjën AGL 30 mm, para Qeverisë së R. së Maqedonisë. Siç njoftojnë nga MPB, pardje pasdite në stacionin policor në Kisela Vodë rastin e ka denoncuar C.D (1952) nga Shkupi, i cili ka thënë se mjetin e ka gjetur tek kafeneja “Kaj Zhabarot”, që është menjëherë afër Qeverisë,...

Lupço Andonovski dhe Goranço Saveski, drejtorë të rinj të DSK dhe BSP

Lupço Andonovski është pasardhësi i ri i drejtorit të deritanishëm të DSK-së, Sasho Mijalkov ndërsa Goranço Savevski është drejtori i ri i Byrosë për siguri publike në MPB, në vendin e Mitko Çavkov, i cili mori postin e ministrit të brendshëm, njofton “Telma”. Ky është vendimi në seancën e sotme të Qeverisë së RM-së. Emërimi i drejtorëve të rinj vjen...

Debat në kampin para Qeverisë: Çfarë Maqedonie duam pas daljes nga kriza?

Në “Kampin e lirisë” para Qeverisë sot prej orës 18:00 do të mbahet debat me temë: “Çfarë Maqedonie duam pas daljes nga kriza? Vizionet, pozicionet dhe politikat”. Në këtë temë do të debatojnë përfaqësues të OJQ-ve dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Debatuesit nga sektori civil do të jetë Natalia Popovska nga “Transparent National- Maqedoni”, gazetari Muhamed Zeqiri, Dona Kosturanova...

Arsimi dhe gjuha, temat për të cilat do të flitet në kampin para Qeverisë

Në “Kampin e lirisë” para Qeverisë, sot do të mbahen disa aktivitete që do të organizohen në suazat e festës së “Shën Kirilit dhe Metodit”. Me këtë rast, prej orës 18.30 do të mbaj fjalim u.d drejtorja e Institutit të gjuhës maqedonase, Elena Jovanoska Grujovska, studentja iva Tufegiq dhe profesoresha, Vangelina Mojanovska. Temat në të cilat do të diskutohen do të...

Shënohet Dita e Vllahëve, koloni dhe debat në kampin para Qeverisë

Në “Kampin e Lirisë” para Qeverisë, për sot parashihen disa aktivitete. Me rastin e Ditës së Vllahëve do të lëshohet muzikë vllahe ndërsa fjalim do të mbaj Nikolla Babovski dhe Ratko Stefanovski nga Lidhje demokratike e vllahëve, Marinela Mariçiq –Tusheva nga LSDM dhe Dimo Dimçev nga Lidhja për kulturë e vllahëve. OJQ-ja “Civil” do të hap punëtori artistike dhe koloni. Prej 19...

Qeveria të martën e ardhshme do të emëroj drejtorët e rinj të DSK dhe BSP

Drejtorët e rinj të Drejtorisë së sigurisë dhe kundër- zbulimit (DSK) dhe Byrosë së sigurisë publike (BSP) do të zbulohen të martën, për kur edhe është caktuar seancë e rregullt e Qeverisë, konfirmoi për “Meta”, zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev. Në këtë seancë duhet të emërohen pasardhësit e Sasho Mijalkov dhe Mitko Çavkov në dy postet e larta në MPB. “Në...

Sot seanca e parë e Qeverisë pas dorëheqjeve të Jankulloskës, Janakieskit dhe Mijalkovit

Sot do të mbahet seancë qeveritare, e para pas dhjetë ditëve (12 maj, e martë) kur edhe u verifikuan dorëheqjet e ministres së brendshme, Gordana Jankulloska, për transportit dhe lidhje, Mile Janakieski dhe drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov. Informacionin për “Meta” e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev. Sipas informacioneve tona, në seancën e sotme ka mundësi të emërohen edhe drejtorët...

Çfarë qeverie dëshiron Zaev e që nuk jep Gruevski?

Qeveria kalimtare, sipas të gjitha gjasave, është pengesa e vetme në negociatat që para pak kohe filluan në Shkup mes liderëve të katër partive më të mëdha në vend e që vazhduan në Strasburg mes Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaevit. Qarkullojnë zëra se tanimë kanë dalë emra të mundshëm për qeveri të ardhshme, pa marrë parasysh a është kalimtare apo...

Vendosen tendat para Qeverisë, nuk largohen deri sa të rrëzohet Gruevski

Pas protestave masive për dorëheqjen e qeverisë së Nikolla Gruevskit, filloi edhe vendosja e tendave ashtu siç paralajmëroi edhe partia opozitare maqedonase. Me makina dhe kamionë janë sjellë mijëra shtretër, thasë për gjumë dhe tenda për fazën e dytë të protestës së përhershme. Aktivistët thonë se do të kampojnë deri në dorëheqjen e qeverisë. Prezenca e kampuesve rritet.

Milçin: Erdhëm ta çlirojmë lirinë

Maqedoni, nënë e dashur, a e sheh sa shumë njerëz të duan sot këtu, tha regjisori dhe drejtori i Fondacionit “Shoqëria e hapur –Maqedonia”, Vladimir Milçin në tubimin e sotëm. “Nikolla Gruevski, dushmani ynë, a sheh, a dëgjon se sa njerëz nuk të duan. Largohu! Largohu! Unë e di se ai nuk dëshiron ta sheh këtë. Jam i sigurt se...

Deputetët votuan: Çavkov dhe Misajlovski ministra të rinj në qeverinë Gruevski

Kuvendi sot me shumicë votash votoi ministrat e rinj për punë të brendshme dhe atë të transportit dhe lidhjeve, pasi tanimë ish ministrat në këto poste Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski dhanë dorëheqje të parevokueshme. Për emërimin e Mitko Çavkov për ministër të brendshëm, nga 81 deputet të pranishëm “për” votuan 71, “kundër” votoi 1 ndërsa “të përmbajtur” 2. Vlado Misajovski...

Ngjyra e verdhë në fasadën e Qeverisë dëshmon për incidentet e mbrëmshme 

Vetëm ngjyra e verdhë në fasadën e Qeverisë prej vezëve që protestuesit mbrëmë i hidhnin në godinë në shenjë revolte për fshehjen e vrasjes së Martin Neshkovskit, kanë ngelur nga dhuna nëpër rrugët e Shkupit. Sot në mëngjes hapësira rreth qeverisë është pastruar ndërsa punëtorët kanë riparuar dëmet. Para godinës nuk ka forca  të shtuara të policisë. Rrugët janë të kalueshme e trafiku...