fbpx
Tag: Seancë

tag: seancë

Këshilli gjyqësor të hënën do të zgjedh u.d kryetarin e gjykatës Supreme dhe Penale

Këshilli gjyqësor i Maqedonisë në seancën e caktuar të hënën prej ora 11, do të zgjedh kryerës të detyrës kryetarë të Gjykatës Supreme dhe Gjykata Themelore Shkupi 1. Vendimi për përcaktimin e u.d kryetarit të Gjykatës Supreme dhe Penale në Shkup është pika e dytë në rendin e ditës, thuhet në njoftimin e Këshillit gjyqësor. Këshilli do të zgjedh u.d kryetarët...

Pançevski, Gruevska- Ilievska dhe Basheska bllokojnë PSP-në në hetimet për “Target” dhe “Thesari”

Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Shkupi 1- Shkup i përbërë nga gjykatësit Vladimir Pançevski, si kryetar i Këshillit të gjykatësve, Dijana Gruevska- Ilievska (zv/ kryetare e gjykatës v.j) dhe Lubinka Bashevska, (gjykatëse në rastin “Puçi”, v.j), për herë të dytë refuzoi të lëshoj urdhër për kërkim në sistemet e kompjuterëve të operatorit të telekomunikimeve lidhur me rastin “Targeti”, njoftoi...

Sërish anulohet gjykimi i Saveskit dhe Kunovskit nga E Majta

Për shkak të sëmundjes së Vladimir Kunovskit i cili së bashku me Zdravko Saveskit janë të akuzuar për shkatërrimin e zyrës kombëtare të presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov, sot sërish u anulua seanca nga gjykimi i dy anëtarëve të Së Majtës, shkruan “24 Vesti”. Gjykimi është ricaktuar për 18 janar vitin e ardhshëm. Ndryshe, Saveski dhe Kunovski ngarkohen se më 13...

Gjykimi për “Fortesa 2” nuk filloi, gjykatësja kërkoi nga PSP diskualifikim të dëshmive

Në vend të fillimit të procesit gjyqësor kundër ish kryeshefit të drejtorisë së pestë, Goran Grujovski dhe gjashtë kolegët e tyre të akuzuar në rastin “Fortesa 2”, seanca e sotme ishte debat procedural mes të akuzuarve nga PSP, gjykata dhe pala mbrojtëse për atë nëse dëshmitë e klasifikuara guxojnë të përdoren në procedurë gjegjësisht a duhet të jenë të...

KSHZ do të ndërroj 3480 vula të komisioneve zgjedhore me vula të reja

KSHZ do t’i ndërroj të gjithë vulat ekzistuese me vule të reja. Bëhet fjalë për 3480 vula që do të zëvendësohen me tjera ndërsa vendimi i KSHZ-së vjen pasi është konstatuar se mungojnë 47 vula nga komuna Butel nga cikli i mëparshëm zgjedhor. Vulat e reja do të kenë karakteristika tjera nga ato aktuale, që do të shpallen të pavlerë...

Këshilli gjyqësor vendos për vlerësim të jashtëzakonshëm të kandidatëve për kryetar të Gjykatës Penale dhe Supreme

Këshilli gjyqësor sot në seancë të mbyllur do të vendos për vlerësim të jashtëzakonshëm të kandidatëve për kryetar të Gjykatës Penale dhe Supreme. Në seancë gjithashtu do të shqyrtohen edhe gjendjet në Gjykatën Themelore Shkupi 1, pas skandaleve të kohës së fundit dhe kallëzimeve penale mes gjykatësve. Këshilli gjyqësor në seancën e 7 tetorit shpalli konkurs për emërimin e kryetarëve...

Zoran Bozhinovski quan gjykatën “çmenduri” dhe dënohet me 2000 euro

Gazetari dhe pronari i portalit “Burevesnik”, Zoran Bozhinovski, në seancën e sotme në rastin që zhvillohet kundër tij për spiunim, shantazh dhe ryshfet, është dënuar me 2000 euro për shkak të mosrespektimit të gjykatës dhe sjellje të pahijshme. “Nuk ju përshtatet kjo që po e them. Jeni të uritur për para. Kjo është çmenduri e jo gjykatë. Më 12 dhjetor...

Të mërkurën Gjykata Kushtetuese do të mbaj seancë, PSP nuk është në rend dite

Gjykatësit kushtetuese të mërkurën më 9 nëntor, në terminin e rregullt prej orës 9, do të mbajnë seancën e parë me kryetarin e ri, Nikola Ivanovski. Në seancën, siç mund të shihet në agjendën e publikuar në faqen e internetit, në rend dit nuk është nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për PSP-në. Të mërkurën, kjo gjykatë...

Gjykimi lidhur me padinë e Ahmetit dhe Xhaferit kundër Bogoevskit anulohet për 27 janar

Seanca e sotme e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe zv/ kryeministrin Musa Xhaferi ndaj ish drejtorit të DSK-së, është anuluar me kërkesë të avokatëve të Slobodan Bogoevskit. Në gjykim ishte prezent vetëm i akuzuari Bogoevski ndërsa akuzuesit Ahmeti dhe Xhaferi nuk erdhën dhe ishin të përfaqësuar nga avokatët e tyre. Gjykimi shkaktoi interes të madh në media ndërsa për...

Në vend që sot, Gjykata Kushtetuese seancë do të mbaj të hënën që të përshëndetet me Goshevën

Në vend që në terminin e rëndomtë (çdo të mërkure më ora 9), Gjykata Kushtetuese caktoi seancën e radhës për shqyrtimin e nismave, për të hënën 31 tetor. Zyrtarisht nuk dihet pse bëhet ky kombinimin i termineve, por besohet se seanca është caktuar për të hënën, në ditën e fundit të mandatit të kryetares aktuale të kësaj gjykate, Elena Gosheva. Prej...

Qeveri miratoi propozim/ buxhetin e vitit 2017-të

Qeveria në seancën e djeshme miratoi propozim/ buxhetin e vitit 2017-të dhe gjatë ditës së sotme do të dorëzohet në Kuvend. Siç njoftoi ministri i financave, Kiril Minoski, buxhetit i vitit 2017-të është përpiluar për rritje ekonomike për 3% për vitin e ardhshëm. “Të ardhurat e përgjithshme të buxhetit të konsoliduar për vitin 2017-të planifikohen në nivelin prej 187,6 miliardë denarë,...

Poposki: Qeveria do të veproj sipas një pjese të kërkesave të Turqisë

Qeveria në seancë të mbyllur ka marrë vendim që të veproj sipas disa nga kërkesat e Turqisë që u porositën pas puçit të pasuksesshëm, deklaroi ministri i jashtëm Nikolla Poposki për radio “Evropa e Lirë”. Poposki tha se s’mund të komentoj vendime të marra në seancën të mbyllur qeveritare dhe për këtë s’mund të thotë çfarë më saktë ka kërkuar...

Janeva: Gjykata pa arsye anuloi rastin “Puçi” dhe nuk i ka dërguar ftesë Gruevskit

Seanca e sotme për rastin “Puçi” është anuluar për shkak të mosprezencës së njërit anëtarë të jurisë. Ky është arsyetimi zyrtar i gjykatës rreth anulimit të seancën, e cila është shtyrë për më 1 nëntor. Prokurorja speciale Katica Janeva tha se gjykata pa arsye ka anuluar seancën për shkak të sëmundjes së jurisë, që siç tha, është në kundërshtim me...

Gjykata kushtetuese caktoi seancën e parë pas pushimeve: PSP nuk është, por kryqi është në rend dite

Gjykata kushtetuese sot publikoi rendin e ditës për seancën e parë pas pauzës dymujore, i caktuar për 28 shtator më ora 9. Si rend dite në këtë seancë nuk do të jetë vlerësimi i kushtetutshmërisë së PSP-së, por do të jetë nisma për vendosjen e kryqit në Butel. Nisma për vlerësimin e kushtetutshmërinë së PSP-së u dorëzuar në gjykatë para...

Fenomen maqedonas: Askush nuk din (ose nuk tregon) nëse dhe kur Qeveria mban seanca

Opinioni në Maqedoni fare nuk din kur dhe nëse Qeveria mban seanca dhe çfarë vendoset në to. Shumë rrallë ka njoftime si p.sh “Qeveria në seancën e sotme mori vendim...” ose “Qeveria sot debatoi për...” e asnjëherë njoftime se, p.sh “Qeveria nesër...”. Pse Qeveria nuk publikon njoftime të seancave dhe kur ato mbahen, e pyetëm zëdhënësin qeveritar Aleksandar Gjorgjiev, por...

Anulohet gjykimi i gazetarit Zoran Bozhinovski

Gjykata Penale e anuloi seancën e sotme për gazetarin Zoran Bozhinovski, i akuzuar në rastin “Spiuni”. Gjykatësja e lëndës, Aleksandra Kërstiq, ka theksuar se edhe pse Gjykata ka dorëzuar kërkesë deri te Gjykata e Apelit që t’i dorëzojnë dëshmitë deri në fillimin e seancës, Apeli nuk e ka bërë atë. Gjykatësja, Kërstiq, tha se mu për atë, ka sjellë urdhër që...

Nuk ka nismë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për vërshimet

Tani për tani nuk ka nismë zyrtare për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, i cili është pushim kolektiv ndërsa seanca e parë e caktuar është për 24 gusht. Askush nga shërbimi i marrëdhënieve me opinionin nuk është i kapshëm. Nga grupi i deputetëve të LSDM-së thonë se deri më tani nuk kanë marrë kurrfarë ftese për seancë e as...

Kuvendi votoi ligjet e dakorduara

Kuvendi i R. së Maqedonisë mbrëmë në seancën e 113-të, me procedurë të shkurtë votoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punë të brendshme, Ligjin për shërbime audio dhe audio- vizuale, Ligjin për procedurë penale dhe Kodin zgjedhor si dhe Ligjin për Qeveri. Përfaqësuesit e partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës arritën të merren vesh për ndryshimet dhe plotësimet...

Deputetët sot do t’i votojnë ligjet si pjesë e marrëveshjes mes katër partive

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski për sot më orën 14.30 caktoi seancë ku duhet të votohen ligjet që përfaqësuesit e katër partive politike i dakorduan para një jave. Në rend dite janë propozim- ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për punë të brendshme, propozim- ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio- vizuale, propozim-...

Gjykata kushtetuese prej nesër në pushime verore, PSP dhe kryqi në Butel do të presin deri në shtator

Gjykata kushtetuese nesër do ta mbaj seancën e fundit para pushimeve. Seanca e radhës e kësaj Gjykate do të jetë pas 1 shtatorit, kur gjykatësit kthehen në përbërje të plotë dhe do të vazhdojnë punën, thonë nga gjykata për “Meta”. Në seancën e nesërme, siç tha sekretarja e përgjithshme e Gjykatës kushtetuese, Olivera Filipovska, nuk do të shqyrtohen nisma, por...