fbpx
Tag: Qeveri

tag: qeveri

MPB zbulon: Me “atë me shkronjën M” voziten Ivanovi, Veljanovski, Dimitrievski dhe mysafirë të lartë

Mercedesi i blinduar i blerë në vitin 2012 për 600.000 euro për të cilin PSP hapi rastin “Tanku” gjendet në Qeveri dhe, siç thonë nga MPB për “Meta”, përdoret si “automjeti kryesor për mysafirët e lartë të delegacioneve të huaja”. “Mercedesi i blinduar përdoret kryesisht si automjet kryesor për delegacionet e huaja gjatë vizitës së tyre në Maqedoni e të...

LSDM i ka dorëzuar BDI-së dokument me propozime

Dokument me propozime për koalicion qeveritar, që Ali Ahmeti javën e kaluar e kërkoi nga Zoran Zaevi, sot nga “Bihaqka” ka arritur në Reçicë të Vogël, konfirmojnë burime partiake nga LSDM dhe BDI për “Televizija 24”. Nga BDI nuk duan të saktësojnë se çfarë përmban pakoja përveç propozim- ligjit për gjuhën shqipe. Nga LSDM shkurtë deklaruan se dokumenti është një. Kreu...

Zaev: Ahmeti nuk ma kërkuar dokument të shkruar, por pasi e dëshiron do ta ketë

Do t’ia japim materialet BDI-së, bëjnë çmos që të mbaroj procesi i grumbullimit të nënshkrimeve për formimin e Qeverisë, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me euro- komisarin Johanes Han. Ai tha se kreu i Integristëve, Ali Ahmeti deri më tani personalisht nuk i ka kërkuar kurrfarë dokumenti të shkruar, por nëse kështu ka vendosur, do ta ketë. “Fjala...

Kasami dhe Sela do t’i japin nënshkrime Zaevit për mandat, Ahmeti taktizon dhe pret materiale

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han mbaroi takimet me liderët e partive politike që kanë mandate në Kuvend, Besën, Aleancën për shqiptarët, PDSH-në dhe BDI-në, ku është takuar për qëndrimet e partive rreth formimit të Qeverisë së re. Nënkryetari i lëvizjes Besa, Afrim Gashi pas takimit deklaroi se ata janë të gatshëm t’i japin nënshkrimet e pesë...

VMRO DPMNE: Sinqeriteti dhe urtësia e Ahmetit tani janë para një testit serioz

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski së bashku me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të partisë, Nikola Poposki dhe Nikola Todorov,është takuar me ambasadorin e Francës, Kristian Timonie, bëjnë të ditur nga kjo parti përmes njoftimit i cili është i gjatë dhe përplot detaje dhe shpjegime, siç është bërë praktikë e kësaj partie kohëve të fundit. Ambasadori francez ka theksuar se...

Bejta: BDI angazhohet sa më shpejtë të formohet Qeveria

Nënkryetari i BDI-, Nevzat Bejta, deklaroi sot se partia e tij angazhohet që Kuvendi të filloj të funksionoj dhe në afat sa më të shpejtë të formohet Qeveria. “Ne angazhohemi Kuvendi të filloj të funksionojë dhe sa më shpejtë të formohet Qeveria, që do t’i përmbush kërkesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Ajo qeveri që do t’i përmbush të...

Zaev- Shçerbak: LSDM punon në sigurimin e shumicës për formimin e qeverisë stabile

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot është takuar me ambasadorin e federatës ruse në Maqedoni, Oleg Shçerbak, me të cilin ka biseduar për nevojën e zgjidhjes së shpejtë të krizës politike që Maqedonia sa më shpejtë të bëhet me Qeveri. “LSDM punon në sigurimin e shumicës për formimin e qeverisë stabile, e cila do të punoj në të gjitha proceset...

Sheqerinska: Jemi larg debatit për çështje specifike dhe ndarje të resorëve

Absolutisht jemi larg nga disa diskutime konkrete lidhur me çështje specifike ndërsa në veçanti jemi larg nga ndarja e resorëve, deklaroi zv/ kryetarja e LSDM-së, Radmila Sheqerinska pas takimit me përfaqësuesit e BDI-së, në hotelin “Holiday In” në Shkup. Ajo deklaroi se në takimin e sotëm është diskutuar për situatën aktuale lidhur me vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov që mos...

Arifi: Me LSDM-në biseduam për pozicionet fillestare

Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi pas takimit të sotëm të përfaqësuesve të BDI-së dhe LSDM-së në hotelin “Holiday In” tha se është mbajtur diskutim konstruktiv, por se fjalën e fundit do ta ketë kryesia e partisë BDI. “BDI është parti politike e cila është e hapur. Ne sot kishim bisedime për pozicionet tona iniciale. Opinioni është njoftuar për kornizat tona,...

LSDM: Ivanovi shkel Kushtetutën dhe ligjin, është lajm i rrejshëm se ka vepruar sikur Gligorovi!

Gjorgje Ivanov gënjen qytetarët e Maqedonisë. Lajm i rrejshëm është se me ndarjen e mandateve, Ivanovi na vepruar siç ka vepruar presidenti Gligorov në vitin 1992, reagoi sot LSDM. Partia deri tek mediat dërgoi kopje nga njoftimi i kabinetit të presidentit Kiro Gligorov nga 14 korriku i vitit 1992, për të cilin qartë tregon se presidenti Gligorov ia ka dhënë...

Kuvendi ka njoftuar Ivanovin se nuk është dorëzuar propozim për Qeveri të re

Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit sot pasdite ka dërguar shkresë pranë kabinetit të presidentit Gjorgje Ivanov në të cilën e njofton se pranë Parlamentit deri mbrëmë në mesnatë, kur skadoi afati, nuk është dërguar program apo propozim për themelimin e Qeverisë së re nga ana e mandatarit Nikola Gruevski. Ivanov sot është takuar me ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Samuel...

VMRO DPMNE: Maqedonia nuk do të ketë qeveri pro- sorosoide

Republika e Maqedonia nuk do të udhëhiqet nga një kriminel i falur e as që do të ketë qeveri pro- sorosoide, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së ndaj konferencës së sotme të kreut të LSDM-së, Zoran Zaev. “Qytetarët më 11 dhjetor vendosën fund shkatërrimit që e promovonte LSDM si politikë të tyre. Zoran Zaev do të ngel në memorien historike...

LD: Është logjike mandatin për formimin e Qeverisë ta merr LSDM

Pas përpjekjes së pasuksesshme që VMRO DPMNE të siguroj shumicë parlamentare për formimin e Qeverisë, është më se logjike dhe legjitime mandatit t’i jepet LSDM-së, thuhet në njoftimin e Lidhjes Demokratike. “Edhe krahas deklaratave të ekspertëve dhe zgjidhjeve kushtetuese, mandatin ta merr partia apo partitë që kanë shumicë në Parlament, Gjorgje Ivanov mandatin ia dha VMRO DPMNE-së, me çka shkeli...

Osmani: S’ka argumente që të merret vendim, ngelin të hapura të gjitha opsionet

Nuk ka argumente të mjaftueshme që të vendosim për një nga pesë opsioneve që ishin lëndën debati në parti dhe për këtë kemi nevojë për më shumë kohë që të marrim vendimin, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani nga selia e partisë në Reçicë të Vogël ku sonte takim mbajti Kryesia qendrore e partisë për koalicion të mundshëm me...

Osmani: Demantoj spekulimet për marrëveshje për koalicion me cilëndo parti

Demantoj të gjitha spekulimet që dolën nëpër media për marrëveshje eventuale mes BDI-së dhe ndonjë partie për përbërje të re qeveritare, këto janë spekulime të kulluara, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, i cili për kohë të shkurtë doli nga takimi i kryesisë partiake në Reçicë të Vogël për t’i demantuar informacionet që dolën nëpër media e që kanë...

Në mesnatë skadon afati për formimin e Qeverisë, BDI takim më ora 14

Në mesnatë skadon afati për mandatarin Nikola Gruevski që të formoj qeveri dhe deri atëherë duhet të merr përgjigje nga numri një i BDI-së, Ali Ahmeti nëse partia e tij do të bëj koalicion me VMRO DPMNE-në. Mbrëmë pas përfundimit të takimit të anëtarëve të BDI-së në selinë në Reçicë të Vogël, Ahmeti deklaroi se nuk ka përgjigje me kë...

Ahmeti: Nuk kam marrëveshje me kë do të jemi në koalicion, do t’i analizojmë opsionet

Nuk kam marrëveshje me kë do të jemi në koalicion, do t’i analizojmë opsionet që të marrin vendimin më të mirë në dobi të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë pa marrë parasysh a janë shqiptarë, maqedonas, serbë apo romë- deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit në selinë në Reçicë të Vogël. Vendim final për koalicion me...

Osmani: Për BDI-në është e rëndësishme Platforma e jo fati i VMRO DPMNE ose LSDM

Për BDI-në është e rëndësishme Platforma e shqiptarëve dhe është e rëndësishme mënyra se si kjo marrëveshje do të realizohet. Gjatë ditës, nga debati do të kalojmë në propozime konkrete, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, para selisë në Reçicë të Vogël ku kryesia qendrore në përbërje të gjerë vendos për koalicionin e mundshëm me VMRO DPMNE-në. “Në seancën e...

Osmani: Patjetër duhet të marrim vendim të duhur

Po shqyrtohen të gjithat argumentet për dhe kundër, por ende nuk tubuar kryesia qendrore e BDI-së, ndërsa bisedimet do të zgjasin edhe nesër, deklaroi zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani, para pak para gazetarëve në selinë e partisë në Reçicë të Vogël. “Ahmeti po vazhdon konsultimet. S’kemi vendime konkrete, i analizojmë të gjitha opsionet për dhe kundër sepse e dimë...

Osmani: Euro- integrimet dhe pranimi i platformës, nëse jo- zgjedhje të parakohshme

“Pa u pranuar platforma e tre partive shqiptare për statusin e shqiptarëve në Maqedoni dhe pa një përcaktim të qartë për euro- integrimet, vështirë se mund të bëhet qeveri mes VMRO DPMNE-së dhe BDI-së. gjithashtu, insistohet brenda të mos ketë funksionarë të cilët janë nën hetim” porositi dje Bujar Osmani në emisionin “200” në Alsat M, duke aluduar në...