fbpx
Tag: Qeveri

tag: qeveri

Bundestagu vlerëson se vështirë do të shkojë formimi i Qeverisë në Maqedoni

Komisioni për çështje evropiane në Bundestagun gjerman sot diskutoi për situatën aktuale në Maqedoni, ndërsa pas përfundimit të seancës, social- demokrati Josip Juratoviq (SPD) deklaroi se situata në Maqedoni është e vështirë sa i përket formimit të Qeverisë, njofton “Dojçe Vele”. Ai shton se patjetër të vazhdojë ndërmjetësimi që të pranohet rezultati i zgjedhjet dhe të formohet Qeveria. “Në një demokraci...

Lavrov shpreson që Perëndimit kupton rrezikun e destabilizimit të Maqedonisë

Moska shpreson se vendet perëndimore kuptojnë rrezikun e përpjekjeve për destabilizimin e Maqedonisë, deklaroi sot ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, njofton “Sputnik”. Sipas Lavrov, është e çuditshme që Ballkani perceptohet si rajon i “aktiviteteve provokuese” ruse ndërsa çdo relacion normal  i Rusisë dhe vendeve të Ballkanit shkaktojnë shqetësim tek Perëndimi. “Situata aktuale në Maqedoni është pak komplekse, madje do ta...

LSDM: Programi i Qeverisë së re është garanci për unitet

Nikola Gruevski dhe VMRO DPMNE janë të vetmit që punojnë kundër interesave shtetërore dhe nacional të Republikës së Maqedonisë, përmes konflikteve, dhunës dhe incidenteve që i shkaktojnë me opinionin vendor dhe atë të huaj, në tentim që të ikin nga përgjegjësia për krimin e bërë- u prononcua LSDM sot si përgjigje ndaj njoftimit të VMRO DPMNE-së. “Programi i qeverisë së...

Miloshoski: Zaev është person i shantazhuar që tentoi t’i gënjejë qytetarët

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është person i shantazhuar, i cili është i gatshëm të bëj çmos vetëm që të vijë në pushtet, edhe pse LSDM i humbi zgjedhjet, porositi Antonio Milloshoski në konferencë për shtyp në selinë e VMRO DPMNE-së menjëherë pas konferencës së shtypit të Zaevit ku lideri i LSDM-së prezantoi programin qeveritar të partisë së tij. “Zotëri...

Zaev: Ja programi, qytetarët le të kthehen në shtëpi ndërsa Ivanovi le ta vlerësojë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot paraqiti programin e ri për qeverinë e ardhshme, e cila siç tha, del nga programi para- zgjedhor “Plan për jetë” i LSDM-së, por edhe të programeve të partive për të cilën kanë votuar shumica e qytetarëve. Ai u bëri thirrje partive- partnerëve në koalicion që ta vlerësojnë, opozita ta komentoj, presidenti Ivanov ta...

Misioni i SHBA-së në OSBE: Jemi të zhgënjyer nga Ivanovi, kërkojmë ta shqyrtoj vendimin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyer që presidenti Ivanov refuzoi t’u ofroj mundësi për të formuar qeverinë e re përfaqësuesit që kanë shumicë të qartë parlamentare dhe kërkon prej tij të shqyrtoj vendimin, thuhet në kumtesën nga fjalimi i shefes së Misionit të SHBA-së në OSBE, Kejt Bërns lidhur me situatën politike në Maqedoni. “Bashkë me aleatët tanë...

Arifi: Do të gjendet zgjidhje ligjore për shpalljen e zgjedhjeve lokale

Shqiptarët nuk janë problem në vend dhe Platforma e shqiptarëve është në suaza e kushtetutës dhe ligjeve. Kjo është përgjigja e nënkryetares së BDI-së, Teuta Arifi në pyetjen e gazetarëve rreth situatës së rënduar politike në Maqedoni pasi presidenti refuzoi t’ia jep mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e Qeverisë. Ajo shtoi se BDI si parti qëndron në...

Osmani: BDI do të shkoj në Qeveri me LSDM-në

Bashkimi Demokratik për Integrim në seancën e Kryesisë qendrore ka vendosur që të merr pjesë në Qeverinë e re e udhëhequr nga LSDM, shpjegoi mbrëmë zëdhënësi Bujar Osmani. "BDI ka vendosur të respektoj vullnetin e qytetarëve dhe të merr pjesë në Qeveri. Kërkojmë Ivanovi të ndaj mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit", tha ai gjatë mbledhjet së Kryesisë qendrore në...

Në shenjë solidariteti me kolegët e sulmuar, “Meta” nuk do të informojë nga protestat

Në shenjë proteste për shkak të sulmit ndaj kolegët tanë nga portali “A1on”, por edhe sulmet e vazhdueshme verbale ndaj të gjitha ekipeve, agjencia e lajmeve “Meta”, duke u bashkëngjitur mediave tjera, nuk do të informoj për protestat e sotme të nismës “Për Maqedoni të përbashkët”, as në Shkup e as në qytetet tjera. Nëse nëpër protesta ndodhin dhuna...

Parlamenti Evropian kërkon tranzicion transparent të pushtetit dhe regjistrim

Me 54 vota “për” dhe tetë “kundër”, Komiteti për punë të jashtme i KE-së (AFET) sot miratoi propozim- rezolutën për avancimin e R. së Maqedonisë në integrimet evropiane në vitin 2016-të, njofton MIA. Euro- deputetët paraprakisht miratuan 28 amendamente kompromisi dhe sot të gjitha i miratuan ndërsa në to ka më shumë terme “Maqedoni”, “maqedonas”, por gjithashtu edhe parashikim se...

Han: Pasi u grumbulluan nënshkrimet, presim presidenti të dorëzojë mandatin

Pasi u grumbulluan nënshkrimet, me padurim presim hapat e mëtutjeshëm. Tani presim presidenti t’ia jep mandatin për formimin e qeverisë kandidatit nga partitë që kanë shumicë në Kuvend, në pajtim me Kushtetutën, thuhet në deklaratën e euro- komisarit për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han në faqen e KE-së pasi BDI mbrëmë vendosi nënshkrimet për formimin e Qeverisë t’ia...

Zaev: Pas 11 viteve regjim, do të formojmë qeveri demokratike dhe reformuese

Nderi është i imi dhe i LSDM-së, që thuajse pas 11 viteve regjim, fitojmë mundësi që ta formojmë Qeverinë demokratike në Maqedoni. Angazhimet tona të forma janë që ajo të jetë Qeveri reformuese në të cilën, prioritet janë qytetarët e Maqedonisë”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pasi që Kryesia Qendrore dhe partia e zgjodhën për mandatar për formimin...

BDI vendos: Nënshkrimet do t’ia jep LSDM-së

Kryesia qendrore e BDI-së, pas më shumë se dhjetë orë takim, sonte ka marrë vendim që t'ia jep nënshkrimet LSDM, tha para pak çaste në Reçicë të Vogël, para selisë së partisë zëdhënësi, Bujar Osmani.  

Të hënën BDI do të vendos nëse do të hyj në Qeveri apo do të mbështes qeverinë e pakicës

Kryesia qendrore e BDI-së sot po debaton mbi dy opsionet, njëri është për pjesëmarrje në Qeverinë e re ndërsa tjetri për mbështetjen e qeverisë së pakicës, deklaroi zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani. Ai shtoi se pengesa më e madhe, ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, është tejkaluar dhe se është qëndrim që është harmonizuar mes BDI-së dhe LSDM-së. Në pyetjen e...

Ahmeti: Do të bisedojmë për opsionin që të qëndrojmë në opozitë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti para fillimit të takimit të kryesisë qendrore të partisë tha se mundësitë janë të paktë që të ketë sot marrëveshje. Në pyetjen e gazetarëve nëse sot BDI do të merr vendim final për dhënien e nënshkrimeve, Ahmeti tha se një prej opsioneve është qëndrimi në opozitë. “Sot do të flasim rreth opsioneve për BDI-në të qëndrojë...

VMRO DPMNE -Dankan: Do të ketë tensione, votuesit dhe kryesia jonë janë të shqetësuar

“Jemi nën presion të madh nga votuesit dhe kryesia jonë që të luftojmë dhe të mos lejojmë të prishet parimi “fituesi me fituesin” sepse në esencë ne veprojmë si duhet tërë kohën dhe tani dikush nuk vepron si ne. Ne do të bëjmë çdo gjë që është në forcën tonë që të ruajmë qetësinë dhe stabilitetin, por s’dimë si...

Zaev: Në fillim të marsit do të kemi qeveri të re në krye me LSDM-në

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë mori vendim të na japin nënshkrimet për marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë, që do të bëhet në mesën e parë të marsit, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë vizitës në Sarajevë në konferencë të përbashkët të shtypit me liderin e Partisë Socialdemokrate të Bosnjës dhe Hercegovinës, Nermin Nikshiq. “Mbrëmë e di...

Bejli: USAID nuk punon kundër Qeverisë, zgjedhjet e reja nuk garantojnë rezultate të reja

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli në intervistë për televizionin “Sitel” deklaroi se USAID nuk punon kundër qeverisë, se nevojitet vazhdimi i mandatit të PSP-së dhe se zgjedhjet e reja nuk do të sillnin rezultate të reja. “Se USAID punon për shkatërrimin e Qeverisë, thjeshtë nuk është e saktë. Grantet nuk janë për mbështetjen e ndonjë ideologjie apo partie politike,...

Arifi: Kontrollet e shpeshtë në Komunën e Tetovës kanë motivim politik

Kontrollet që institucionet e shtetit i bëjnë ndaj organeve të vetëqeverisjes lokale janë të motivuara politikisht para formimit të Qeverisë së re, tha kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi pasi javëve të fundit disa institucione nën patronazh shtetëror, kontrollonin punën e autoritetit komunal. Arifi shton se kontrollet e këtilla nuk janë në interes të qytetit dhe popullit. “Nuk besoj që këto...

Duhet të marrim vendim të mirë, së shpejti do të ketë rezultat konkret

Duhet të marrim vendim të mirë dhe të shëndoshë ndërsa çdo reagim i shpejtë mund të ketë pasoja fatale, deklaroi sot lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas shënimit të 16 vjetorit të konfliktit në vitin 2001. Ahmeti vuri në dukje se në parti po bëhen të gjitha analizat, por se ato “nuk rezultojnë me ndonjë bombë atomike”, por se punohet...