fbpx
Tag: Polici

tag: polici

Spasovski: Aksioni në Kumanovë dhe rrethinë ishte parandalues për shkak të krizës së refugjatëveза

Qindra pjesëtarë të forcave speciale të armatosur deri në dhëmbë, me autoblinda dhe me armatim të rëndë janë dërguar mbrëmë në kontroll rutine në rajonin e Shkupit dhe Kumanovës, njoftoi sot Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski. Sipas tij nuk bëhet fjalë për aksion të policisë, andaj edhe nuk ka të arrestuar. Prezenca e policisë ka pasur karakter...

Përfundoi aksioni policor në Lipkovë dhe Haraçinë, MPB do të del me detaje gjatë ditës

Aksioni policor që mbrëmë u zhvillua në rajonin e Lipkovës dhe Haraçinës ka përfunduar. MPB njoftoi se gjatë ditës do të del me informacione zyrtare për aksionin. Sipas burimeve të sigurisë, forcat speciale policore kanë kryer “kontrolle në lokacione dhe bastisje në terren të objekteve të lëshuara përgjatë kufirit që është shpallur si krahinë krize”. Jo- zyrtarisht mësohet se aksioni lidhet...

PSP mbrëmë ka marrë dokumente nga Regjistri qendror

Hetuesit e PSP-së mbrëmë janë futur në Regjistrin qendror dhe i kanë marrë dokumentet që Prokuroria i ka kërkuar për hetimet të cilat i zhvillon. Prokurorët e PSP-së nga Regjistri qendror janë larguar në orën 4 të mëngjesit pasi i kanë marrë të gjithë dokumentet e kërkuar. Nga PSP tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar nëse aksioni është përfunduar dhe...

Tensionet në Butel pushojnë, policia nuk lejon kontakte të afërta

Gjendja në Butel është relativisht e qetë pas tensioneve para pak orëve kur një grup maqedonë tentuan të marrin vendin ku duhet të ndërtohet kryqi i lartë. Një grup i vogël i maqedonëve ende është në vendin e ngjarjes, por policia i mban ata në distancë prej 1 kilometri ku gjendet kampi kundër kryqit. Policia është pajisur me topa uji dhe...

Maqedonasit dalin në kundër- protestë në mbrojtje të kryqit në Butel

Një grup i madh, kryesisht të rinj maqedonas para disa orëve kanë dalë në kundër- protestë 500 metra nga vendi ku dje vendosën kampet simptatizuesit e BDI-së me kërkesë që të shfuqizohet vendimi pë vendosjen e kryqit gjigant prej 55 metrave në Butel. Për momentin ka prezencë të shtuar policore, e cila nuk i lejon grupit që të afrohet deri...

Shtylla shtesë të hekurit në kufirin me Greqinë

Tensione në Idomeni pasi refugjatët në shenjë proteste rrëzuan gardhin në anën maqedonase. Të dëshpëruar nga pritja me ditë të tëra, refugjatët drejt policisë dhe gardhit filluan të hedhin me gurë. Forcat policore u përgjigjen me gaz lotsjellës në tentim të shpërndajnë turmën dhe të qetësojnë situatën. Nga MPB për “Meta” njoftojnë se rreth 5000 emigrantë nga ana greke paradite...

E kanë rrahur deri në vdekje pasi ka lëvduar Katica Janevën ndërsa ka ofenduar Jankulloskën dhe Janakieskin

Një fjalosje bizare, pas disa gotave të rakisë ka qenë tragjike për plakun 80 vjeç nga fshati Makovo i Mariovës, i cili është rrahur për vdekje nga një ish i gjykuar 53 vjeç pasi e ka lëvduar punën e prokurores speciale Janeva dhe është gëzuar me ndjekjen penale të ish ministrave Jankulloska dhe Janakieski. Pikërisht kjo është arsyeja për shkak...

Kamion përplot emigrant zbulohet në rrugën e vjetër Shkup- Kumanovë

Kamion përplot me emigrant, mes të cilëve fëmijë dhe gra, dje është zbuluar në rrugën e vjetër Shkup- Kumanovë, shkruan televizioni “TV 21”. Në kamion sipas “Telma”, që thirret në informacione policore, janë zbuluar 34 emigrantë prej të cilëve 16 shtetas irakian. Për ta, për shkak se nuk konsiderohen emigrant ekonomik, u është vazhduar qëndrimi 72 orësh dhe janë transferuar...

Spasovski: Jankulloska në mënyrë joligjore ka dhënë 424 letërnjoftime banorëve nga Pusteci

Ministri i brendshëm Oliver Spasovski sot në konferencën shtypi prezantoi prova të reja, për siç tha, dhënien joligjore të letërnjoftimeve personave nga Pusteci, nga MPB gjatë kohës së Gordana Jankulloskës. Sipas Spasovskit, i cili tregoi dokumente dhe lista, 424 personave nga Pusteci, MPB në mënyrë joligjore u ka dhënë letërnjoftime që të mund të gjenden në listën zgjedhore dhe të...

Ivanov: Gjendja në kufirin jugor është me rrezik të lartë

Gjendja në kufirin, sipas incidentëve që i kemi, është me rrezik të lartë, sepse bëhet fjalë për akte dhune ndaj policisë dhe armatës, vlerësoi Presidenti Ivanov në intervistën e mbrëmshme në televizionin Kanal 5. “Në vend që policia t’i shfrytëzoj resurset për ndjekje dhe për parandalim të akteve të mundshme të padëshiruara nga personat e tillë, resurset tona janë në...

Emigrantët kanë gurëzuar policinë dhe ushtrinë për shkak të gardhit në kufirin me Greqinë

Të revoltuar nga vendosja e gardhit me tela në kufirin me Greqinë, një grup emigrantësh të cilëve nuk iu lejohet hyrja në vend kanë filluar të hedhin gurë ndaj armatës që punon në vendosjen e shtyllave të betonit dhe gardhit, shkruan televizioni “Telma”. Sipas “Telma”, menjëherë ka reaguar policia, ku ajo është përleshur me një grup prej rreth 100 emigrantësh. Sipas...

Policia me qen dhe detektor, Shkupi këto ditë sikur Parisi dhe Brukseli

Ministri i brendshëm Oliver Spasovski dje deklaroi se “si masë parandaluese është ngritur niveli i sigurisë për mbrojtjen e qytetarëve” ndërsa kjo po vërtetohet edhe këto ditë nëpër ngjarje sportive, tubime publike dhe koncerte. Prezencë të shtuar të policisë kishte edhe në koncertet e Gjorgje Balasheviq dhe White Snake që i organizoi “Avalon Production”, i pari më 14 nëntor menjëherë...

Nuk ka shenja dhune në trupin e Sofeskit

Në trupin e 44- vjeçarit, agjentit ushtarak Goran Sofevski nuk janë gjetur shenja dhune, konfirmojnë nga MPB-ja. Trupi i pajetë i Sofevskit është gjetur në orën 7 të mëngjesit, pasi mbrëmë vonë familjari i tij kishte njoftuar për zhdukjen e tij, i cili një ditë më parë është nisur për në gjueti. Supozimet nga hetimet janë se Sofeski ka vdekur nga vdekja...

Shqipëria rrit nivelin e sigurimit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në seancë të jashtëzakonshme nga të gjitha institucionet kërkoi të ndërmerren masa plotësuese për rritjen e nivelit të sigurisë. Rama kërkoi masa shtesë të sigurisë në objektet me rëndësi jetësore, kalimet kufitare, linjat kufitare, objektet ushtarake, portet, aeroportet, shkollat, spitalet, vendet ku tubohen më shumë njerëz, centralet hidroelektrike, ujësjellësit,qendrat e telefonisë, internetit si dhe televizionet. Seancën...

Prej sot makinat duhen të kenë pajisje dimërore

Prej sot fillon të vlejë detyrimi ligjor për posedim të pajisjes dimërore në automjetet. Për shoferët e automobilave, xhipave dhe kamionëve të lehtë është e obligueshme posedimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve, ndërsa për shoferët e autobusëve dhe të kamionëve të rëndë edhe lopatë nëse në rrota nuk mund të vendosen zinxhirë për borë. Sanksionimi në sezonin vijues dimëror do...

Bilanci tragjik në Paris: Mbi 160 të vrarë dhe 200 të plagosur

Pas sulmeve të mbrëmshme në Paris bilanci tragjik i të cilit është mbi 160 të vrarë dhe mbi 200 të plagosur, janë angazhuar 30.000 policë për të ruajtur sigurinë, ndërkaq qeveria e Francës vazhdimisht është mbledhje. Sipas hetimeve të deritanishme konsiderohet se terroristët janë trajnuar në terrenin vendas të Francës. Analistët  vlerësojnë se sulmi në Parisi, sipas numrit të lokacioneve...

Një foshnjë e vdekur është gjetur në tualetin e spitalit në Tetovë

Mbrëmë rreth orës 22, një doktor kujdestar në Spitalin e Tetovës ka raportuar në polici se në tualetin e repartit internist është gjetur një foshnjë e porsalindur, pa shenja jete, e mbuluar me pelena. Trupi i foshnjës do t’i nënshtrohet obduksionit kurse mjeket kanë dyshimet e tyre për rastin. Sipas tyre dje rreth orës 16 në repartin internist është pranuar një grua...

LSDM sërish kërkoi përgjegjësi nga kompetentët për rastin e Mijallkovit

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, me kumtesë informoi mediat, se sot sërish kërkon sqarim nga kompania TAV, policia, dogana dhe   nga shërbimet e tjera kompetente, për atë se si ish drejtori i Drejtorisë së Sigurimit he Kundërzbulimit (DSK) Sasho Mijallkov, ka mundur të kaloj kontrollin e aeroportit me pistoletë në torbë. "Kompania TAV, e cila menaxhon me aeroportin e Shkupit,...

Emigrantët kaluan kordonin policor- policia ktheu me shok bomba

Një grup emigrantësh kanë kaluar kordonin policor në disa vendet të pikës kufitare ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, dhe tani lëvizin në drejtim të stacionit hekurudhor,  informon Një grup emigrantësh kanë kaluar kordonin policor në disa vendet të pikës kufitare ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, dhe tani lëvizin në drejtim të stacionit hekurudhor,  informon RTS-ja. Raportuesit e RTS-së informojnë se policia sulmon me...

Në Gjevgjeli është qetë- emigrantët në grupe të vogla futen në shtet

Gjendja në kufirin maqedono- grek në Gjevgjeli është e qetë. Rreth 60 emigrantë gjatë natës e kanë kaluar kufirin dhe me trenin e orës 5 janë nisur drejt kalimin kufitar me Serbinë, Tabanocë. Nga MPB njoftojnë se lëshohen numër i caktuar i emigrantëve që presin në kufi në përputhje me kapacitetet e shtetit ndërsa përparësi kanë personat e kategorive më...