fbpx
Tag: Paraburgim

tag: paraburgim

Refuzohen ankesat e Janevës- përfundimisht nuk do të ketë paraburgim për Janakieskin dhe Temelkon

Këshilli penal i Gjykatës themelore Shkupi 1 i refuzoi katër ankesat e para të Katica Janevës, me çka përfundimisht konfirmohet se Mile Janakievski, Edmond Temelko dhe dy persona tjerë do të mbrohen në liri derisa zgjatë hetimi për rastin “Titanik”. Vendimin e këtillë nga Gjykata e njoftuan rreth orës 18:00, edhe pse i njëjti pritej më herët gjatë ditës për...

Janakieski dhe Temelko janë larguar nga gjykata- vendimi do të dihet sot

Rreth orës 3 pas mesnatës, në Gjykatën themelore Shkupi 1 ka përfunduar biseda informative i ish ministri të transportit dhe lidhjeve Mile Janakieski dhe kryetarit të Pustecit, Edmond Temelko. Tani për tani nuk dihet nëse do të shqiptohet për ta masa e paraburgimit. Janakieski dhe Temelko kanë lëshuar gjykatën pa u prononcuar para gazetarëve dhe janë larguar nga vendi me...

Verushevski natën e ka kaluar në paraburgim, sot ndoshta shkon në shtëpi

Në pyetjen tonë se ku është Verushevski për momentin, nga Gjykata thonë se ai është në paraburgim në burgun e Shuto Orizarlës dhe se gjatës ditës së sotme “është e mundshme të ketë lëvizje të caktuar, zhvendosje dhe shpjegim” rreth çështjes së shfuqizimit të masës së arrestit, që dje shkaktoi kontradikta të shumta. Se Verushevski është në paraburgim konfirmojnë edhe...

VMRO-DPMNE-ja Janevës po i përgatit protesta dhe rezistencë të popullit?

Pajtueshmëria   prokurores speciale, Katica Janeva, me propozimin e mbrojtjes së Zoran Verushevskit dhe Gjorgi Lazarevskit, të akuzuar për rastin "Puçi", që të dalin nga paraburgimi, nxiti reagime  të ashpra nga partia në pushtet, VMRO-DPMNE e cila paralajmëroi se Janevës “Mund që t`i rezistoj populli”, gjegjësisht Shoqatës Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë- ShQMM (GDOM) Analisti Aleksandar Pandov, anëtar i  Shoqatës Qytetare për...

Gjykata kërkon nga Janeva pasportat e Verushevskit dhe Lazarevskit

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 nga prokuroria speciale Katica Janeva kërkoi që t'i dorëzojë pasaportën e Zoran Verushevskit dhe Gjorgji Llazarevskin që të mund të vendos për propozimet dhe konstatimin lidhur me abrogimin ose zëvendësimin e  masës paraburgim, të dy të akuzuar për rastin "Puçi", informoi  sot Gjykata Themelore Shkupi 1. "Duke vepruara sipas propozimeve të të akuzuarve, në të...

Paraburgim për dy vrasësit e dyshuar të Komandant Shqiponjës

Dy të dyshuarit për vrasjen e Xhemail Rexhepit- Komandant Shqiponjës u dënuan me 30 ditë paraburgim. Tek to është gjetur edhe arma me të cilën është kryer vrasja. Nga Prokuroria publike informuan se prokurori kompetent ka kryer ekspertizë në vend ngjarje dhe ka dhënë urdhër për kryerjen e obduksionit dhe ekspertizës së armëve dhe dëshmive video. Vrasja e Komandant Shqiponjës është...

Prokuroria cakton 30 ditë paraburgim për Verushevskin

Prokuroria urdhëroi procedurë hetimore kundër Verushevskit i cili ngarkohet për veprën penale- përpunim, mbajtje, tregti me armë dhe materie shpërthyese pa leje, për çka gjyqi i përcaktoi masën e paraburgimit në afat prej 30 ditëve. Policia ka arrestuar ish drejtorin e Sigurimit Shtetëror dhe Kundërzbulimit Zoran Verushevski. Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se arrestimi i Verushevskit, nuk është vetëm për...

Të dënuarit në “Agjent”: Rasti i jonë është rast krimi-politik

Në njoftimin për opinionin, Slobodan Bogoevski, Vlado Peshlikoski dh Vasko Tomanoviq, të cilët u dënuan me burg në rastin “Agjent”,aktgjykimet e të cilëve u vërtetuan nga Gjykata e Apelit, pohojnë se i tërë rasti është me prapavijë kriminale – politike, e ndërtuar nga pushteti. -Me urdhër nga “Familja”  e cila udhëheq me pushtetin ekzekutiv, ligjvënës dhe gjyqësor në Maqedoni, Jovan...

Të akuzuarit nga “Monstra” duan në “Idrizovë” që më lehtë të kontaktojnë me porositësit?

Tre nga të akuzuarit në rastin “Monstra” kanë kërkuar të transferohen në burgun “Idrizovë” të Shkupit, që të mund të komunikojnë me porositësit e vrasjes së shumëfishtë tek Liqeni i Smillkovës, thotë për “Metën” prindi i njërit nga djemtë e vrarë. – Fakti se ata dëshirojnë të transferohen nga Manastiri dhe nga Prilepi në burgun Idrizovës ka vetëm një domethënie,...