fbpx
Tag: МВР

tag: МВР

Një muaj pas rastit në Kumanovë: Fakte, kundërshtime, spekulime dhe institucione të paafta

Sot mbushen 1 muaj nga përleshja e përgjakur e policisë me grupin e armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku tetë pjesëtarë të policisë humbën jetën ndërsa 37 morën lëndime të rënda trupore. Para katër javëve Maqedonia përjetoi shok kolektiv nga i cili edhe më tej po rikuperohet, ku për shkak të seriozitetit të kërcënimit dhe për shkak të...

Kotevski: Kemi njohuri dhe paralajmëronim për aksione hakmarrëse për Kumanovën

Zyrtarë të MPB-së kanë marrë alarmin për sulme dhe rrëmbime të mundshme zyrtarësh policor. Një gjë e tillë raportohet nga disa media, që i referohen informacioneve operative, se grupe që kanë lidhje me atë të Kumanovës, planifikojnë aksione hakmarrëse ose rrëmbime, që pastaj t’i shkëmbejnë me një pjesë të të burgosurve. Është përcjellë edhe qëndrimi i MPB-së se policia...

Me DSK-në dhe BSP-në do të udhëheqin një futbollist i mirë dhe një hije besnike

Еmërimi i drejtorëve të rinj të Drejtorisë së sigurimit dhe kundër- zbulimit (DSK) Lupço Andonovski dhe Byrosë për sigurim publik (BSP), Gorançe Savovski, edhe pse dukej pak si befasi, nga aspekti i zgjidhjeve kadrovike, sepse shumë pak apo fare nuk janë të njohur në opinion, megjithatë nga komuniteti i kundër- zbulimit dhe policia jozyrtarisht thonë se emërtimi i tyre...

Kontroversë e re për aksionin në Kumanovë: Në mesin e grupit të armatosur ka pasur edhe një polic?

Në mesin e personave nga grupi i armatosur që u arrestua para dhjetë ditëve në Kumanovë, megjithatë ka pasur edhe polic, konfirmoi për “Meta-n” zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski. Në pyetjen tonë nëse është e saktë se mes të arrestuarve ka edhe nëpunës policor, Kotevski tha : “Po, mendoj se është e saktë”. Pyetjen e njëjtë e parashtruam edhe deri tek...

MPB: Identifikohen trupat e komandant NATO-s dhe komandant Begut, arrestohet komandant Sokoli

Pas përfundimit të ekspertizës ndaj anëtarëve të vrarë të grupit terrorist, MPB përmes Byrosë së Interpolit në Shkup, ka filluar me procedurë për konfirmimin e identitetit të personave. Siç njoftojnë nga MPB, deri më tani është vërtetuar identiteti i Mirsad Ndrecaj (36) apo komandant NATO, për të cilin sipas policisë, ekzistojnë dyshime se ka qenë njëri prej liderëve të grupit...

Tre polic të vrarë në të shtënat në Kumanovë, aksioni në përfundim

Tre pjesëtarë të organeve të sigurisë janë vrarë në të shtënat në aksionin policor në Kumanovë i cili është para përfundimit ku kontrollohen shtëpitëe fundit në rajonin e “Lagjes së Trimave”. Këtë informatë e publikojnë mediumet nga Kumanova, por edhe më tej nuk ka konfirmim zyrtarë. Sipas burimeve të njëjta jozyrtare janë lënduar edhe dhjetëra persona tjerë ndërsa policisë i janë...

Në Kumanovë vazhdojnë të shtënat, popullata evakuohet nga zona e aksionit

Banorët e “Lagjes së trimave” evakuohen,  ndërkaq aksioni policor akoma vazhdon. Në lagje herë pas here dëgjohen të shtëna. Lagja është e bllokuar dhe qasje ka vetëm policia dhe Ndihma e shpejtë . Nuk ka informacione zyrtare për numrin e saktë të personave të lënduar  dhe viktimave, edhe pse në kumtesë ambasada e ShBA-së “shprehu ngushëllimet për viktimat” Jo zyrtarisht thuhet...

MPB kontrrollon informacionet për grupet e armatosura në Kumanovë dhe Zajas

Duke u thirrur në të dhëna nga mediumet, portali “Almakos” dhe gazeta “Lajm” mbrëmë publikuan lajm se në Kumanovë dhe në rrethinën e fshatit Zajas të Kërçovës janë vërejtur grupe të armatosur. Siç njoftojnë mediumet, banorët e Zajasit, gjoja, kanë vërejtur grup prej 50 personave të armatosur, por nuk ka qenë e njohur nëse mbajnë uniforma ushtarake dhe simbol dhe...

Jankulloska: Vijojnë ditë kur policia sërish do të vihet në test

“Maqedonia dhe institucionet e saja janë vënë para një prej testeve më të mëdha në historinë më të re dhe për këtë prej juve pritet të jeni në nivelin më të lartë të detyrës. Të jeni të durueshëm dhe profesional, ta respektoni Kushtetutën dhe ligjet”, tha sot ministrja e brendshme Gordana Jankulloska, në fjalimin e saj në Ditën e...

LSDM: Kur të vijmë në pushtet, do ta kthejmë kontrollin ndaj DSK-së dhe MPB-së

“Kërkesat që i kemi si opozitës, do të jenë zgjidhjet tona si pushtet”, thotë zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov në pyetjen e “Meta-s” për atë se si planifikojnë të jenë më ndryshe dhe çfarë do të ndryshoj opozita e tanishme në pjesën e kontrollimit të punës së DSK-së kur të vijë në pushtet. Dje lideri opozitar, Zoran Zaev publikoi audio...

Jankuloska për aksionin në Brezë: Kemi situatë serioze

Dy pushka automatik, dy pushka snajperë, qindra municione, dy radiostacione dhe uniformë të maskuar me shenjën e UÇK-së, ka konfiskuar policia në aksionin e djeshëm në fshatrat Brezë dhe Brnjarc, e që janë pjesë e armës që është marrë gjatë sulmit të karakollit Gushincë të martën e kaluar, njoftoi sot në konferencën e shtypit ministrja e brendshme, Gordana Jankuloska. Sipas...

Për shkak të referndumit, MPB-ja gjatë fundjavës do të nxjerr letërnjoftime

Ministria e Punëve të Brendshme informon se shërbimet e tyre administrative do të punojnë edhe gjatë fundjavës. “ Me rastin e referendumit të përcaktuar më 26 prill 2015 në Komunën Qendër, me qëllim që qytetarëve të kësaj komune t’iu dilet në ndihmë Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht shërbimet administrative të saj do të punoj gjatë fundjavës pra më 25...

Moska e shqetësuar për sulmin në Gushincë

Incidenti në Gushincë në kufirin maqedonas  tregon se në këtë pjesë të Ballkanit edhe më tutje ekzistojnë tensione të thella etnike dhe vend për konflikte potenciale. Kështu qëndron në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për incidentin në Gushincë. “Shprehim shqetësimin tonë të thellë pas informative për incidentin në pjesën kosovare të kufirit Maqedoni-Serbi kur një grup...

Makina të OSBE-së në rrethin e Likovës

Dy makina të OSBE-së në Likovë Dy makina terreni të OSBE-së për momentin janë në rajonin e Likovës. Edhe pse policia u ka lejuar të nisen në Goshincë, nga OSBE kanë vendosur që mos të vazhdojnë sepse makinat nuk i kanë pasur me blindë, transmeton "Nova Tv". Një pjesë e ekipeve të gazetarëve, para pak çastesh, i ka ndaluar policia...

Goshinca: Kurdisje, porosi apo terrorizëm?

“Situatë skajshmërisht e pazakontë, që duket edhe joserioze. Të mos bëhej fjalë për shtetin, do të ishte qesharake”, thotë për “Meta” profesori universitar Vladimir Pivovarov, lidhur incidentin në stacionin e policisë në Goshincë, që MPB e kualifikoi si “sulm terrorist ndaj institucioneve shtetërore”. “Në botë njihen shumë metoda veprimi. Por, jo si ky, ku thuhet se “erdhën të sjellin porosi dhe na...

MPB për granatimin e Qeverisë: Arma e njohur, komunikimet të parëndësishme

Pesë ditë pas granatimit të godinës së Qeverisë në rrugën “Ilindenska nr 2, zëdhënësi Ivo Kotevski na konfirmoi se ekipet profesioniste të MPB kanë vërtetuar llojin e armës me të cilën është qëlluar, por se për çfarë bëhet fjalë saktë nuk deshi të zbulojë si dhe a bëhet fjalë për armën e njëjtën me të cilën u qëllua objekti...

Të gjithë bizneset tona me Izraelin në fushën e sigurisë  

Çfarë pajisje ka marrë MPB nga Izraeli në vitin 2011 për të cilën flitet në audio regjistrimet që i publikoi lideri i opozitës, Zoran Zaev? Përveç konfirmimeve si nga njëra ashtu edhe nga pala tjetër, për këtë ende nuk ka dokument zyrtar se për çfarë më saktë bëhet fjalë. Zoran Zaev dhe LSDM qëndrojnë edhe më tej në qëndrimin se...

Rritja e pagave në MPB do të kushtoj 4 milion euro

Më shumë se 10. 000 të punësuar në Ministrinë e punëve të brendshme (MPB) do të përfshihen me masën për harmonizimin e pagave për nëpunësit policor dhe personave të autorizuar zyrtar me ato të nëpunësve në Doganë, njoftoi sot ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska, për masën që të dielën, në tubimin popullor në Shtip e paralajmëroi kryeministri Nikolla Gruevski. -Në...

Jankulloska nuk e arreston Zaevin sepse ashtu qenka vlerësimi

Çdo rast është rast në vete dhe është i veçantë sipas veçorive dhe ne bëjmë vlerësime dhe analiza lidhur me gjendjen konkrete- deklaroi sot ministrja e brendshme, Gordana Jankulloska, si përgjigje për pyetjen gazetareske pse MPB nuk e arreston liderin opozitar, Zoran Zaev, edhe pse kundër tij janë ngritur dy padi penale, prej të cilave një mbrëmë për mitmarrje. Në...

MPB: Dokumentet e Zaevit janë gënjeshtër, DSK-ja kurrë s’ka ndjekur gazetarë në mënyrë paligjshme

Ministria ePunëve të Brendshme përmes njoftimin reagon ndaj konferencës së sotme të shtypit të liderit të LSDM-së, në të cilin thuhet se dokumentet që sot i prezantoi Zaev, e që kanë të bëjnë me përgjimin dhe ndjekjen e gazetarëve, janë gënjeshtër e kulluar e jo dokumente të DSK-së. “MPB dhe DSK gjatë udhëheqjes së deritanishme asnjëherë në mënyrë joligjore nuk...