fbpx
Tag: MPB

tag: MPB

Emigrantët kaluan kordonin policor- policia ktheu me shok bomba

Një grup emigrantësh kanë kaluar kordonin policor në disa vendet të pikës kufitare ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, dhe tani lëvizin në drejtim të stacionit hekurudhor,  informon Një grup emigrantësh kanë kaluar kordonin policor në disa vendet të pikës kufitare ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, dhe tani lëvizin në drejtim të stacionit hekurudhor,  informon RTS-ja. Raportuesit e RTS-së informojnë se policia sulmon me...

MPB: 826 emigrant kanë hyrë në vend për 24 orë

Në 24 orët e fundit, deri orën tetë të mëngjesit janë dhënë vërtetime për gjithsej 826 shtetas të huaj, prej të cilëve 649 burra, 152 gra, 163 fëmijë si dhe 25 fëmijë që udhëtojnë pa prindër Sipas nënshtetësive të personave, më shumë janë nga Siria apo 737, Irak 42, Afganistan 12, Bangladesh 6 ndërsa tjerët janë në numër më të...

Prokuroria kërkon të zhbllokohet llogaria e “Makpetrol”

Prokuroria themelore publike –Shkup deri tek gjykatësi me procedurë të mëparshme sot ka dorëzuar propozim që të zhbllokohet llogaria e “Makpetrol” dhe “Oilkos” sepse, siç njoftojnë, pas dëshmive shtesë, që janë grumbulluar dje është konfirmuar “nevoja për zhbllokimin e llogarive të shoqatës me qëllim që mos të pengohet puna”. “Prokuroria Themelore Publike, duke vepruar sipas informacioneve të publikuara në media...

„Makpetrol“: Kallëzimi penal i MPB-së është tendencioz

Kreu i Makpetrolit Andrea Josifovski, si dhe 20 persona të tjerë nga kjo kompani  do të ndiqen penalisht. MPB-ja informoi ngritjen e kallëzimeve penale ndaj 21 personave me dyshime për derdhje të paligjshme të kapitalit të Shoqatës Aksionere Makpetrol në Shoqatën komandite me aksione ‘Oilkom’. 10 anëtarë të Këshillit Drejtues, 8 anëtarë të Këshillit mbikëqyrës si dhe 3 persona...

Numri një i “Makpetrol” dhe 20 tjerë dyshohen për kriminalitet që kap shifrën prej mbi 6 milion euro

Ministria e punëve të brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër 21 personave për derdhje ilegale të kapitalit nga shoqëria aksionare “Makpetrol” në shoqërinë komanduese me aksione “Oilko”. Dhjetë anëtarët e Këshillit administrativ, tetë anëtarët e Këshillit mbikëqyrës si dhe tre përgjegjës në Regjistrin qendror, Depozituesi qendror për letra me vlerë dhe Komisionin për letra me vlerë, MPB i ngarkon...

Tredhjetë ditë paraburgim për nëntë të arrestuarit në aksionin “Celula”

Nëntë ,nga 36 personat e ndaluar dje gjatë operacionit policor "celula", të akuzuar për veprën penale “Pjesëmarrje në ushtri të huaj, polici, në formacione paramilitare dhe paramilicore” u është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditësh. Siç njoftoi Gjykata Themelore Shkupi, pas shqyrtim të fakteve dhe dëshmive të propozuara nga Prokuroria Themelore Publike dhe pas marrjes në pyetje në prezencë të...

Ambasada amerikane mirëpret aksionin policorë ‘Celula’

Ambasada e SHBA e përgëzon Ministrinë e punëve të brendshme për operacionin e sotëm ndaj personave të dyshuar si terrorist dhe ndihmues të terrorizmit. Jemi të informuar se ky operacion ishte rezultat i një hetimi të gjatë dhe të vëmendshëm nga ana e policisë, shërbimeve të zbulimit dhe Zyrës së prokurorit, në pajtim me ligjet e reja anti-terrorizëm në...

9 të arrestuar në aksionin policor të MPB-së “Celula”në kërkim edhe 27 perosnave të tjerë

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë (MPB) ka njoftuar se ka kryer fazën përfundimtare të operacionit të koduar “celula”, i cili është përgatitur prej shtatorit të vitit 2014. Grupi ka qenë i ndjekur, ndërsa janë siguruar materiale dhe prova për personave që dyshohet se kanë organizuar dhe kanë përdatur njerëz për të marrë pjesë në formacionet paraushtarake jashtë...

Aksion antiterrorist i MPB-së: Arrestohen luftëtarë të SHI në Maqedoni

Ekipe të Ministrisë së Punëve të Brendshme,  mëngjesin e sotëm realizojnë aksionin për arrestimin e disa personave të dyshuar  se kanë marrë pjesë në luftërat e Sirisë, në anën e organizatës islamike militante Shteti Islam (ShI) Ndihmës ministri për marrëdhënie me publikun i MPB-së, Ivo Kotevskim, për  “Metën” konfirmoi informacionin.  Nga MPB-ja informuan se me informacione me të hollësishme do...

Rritet numri i emigrantëve që kalojnë në territorin e Maqedonisë

Rritet fluksi i emigrantëve që kalojnë në territorin e Maqedonisë. Nga MPB njoftojnë se vetëm në tre ditët e fundit janë dhënë 1853 vërtetime për njohjen e të drejtës së azilit për personat që ilegalisht kanë hyrë në Maqedoni. Ndërkaq në periudhën nga 19 Qershori e deri më 27 korrik janë dhënë gjithsej 20.605 leje qëndrimi për shtetas të...

MPB: Nënshkruhet  marrëveshje për njohjen e patentë shoferit edhe me pesë shtete

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se ka lidhur  marrëveshje për njohjen reciproke të patentë shoferit me Italinë, Spanjën, Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi. MPB informoi se në bazë të Konventës së Vjenës të vitit 1968 për trafikun rrugor, njohja reciproke e patentë shoferit  ka me Bullgarinë, Kroacinë, Slloveninë, Rumaninë, Hungarinë, Belgjikën dhe Austrinë, në vazhdim e sipër...

Dokumentet do të mund të nxirren edhe të shtunën

MPB njofton qytetarët se për shkak të interesit në rritje, shërbimet administrative në të gjitha qytetet do të punojnë edhe të shtunën prej orës 8 e 30 deri 16 e 30 minuta, për nxjerrjen e dokumenteve tanimë të gatshme.

Kotevski: MPB edhe më tej është me nivel të lartë të gatishmërisë

Udhëzime dhe paralajmërime për aksione të mundshme hakmarrëse lidhur me aksionin policor në Kumanovë më 9 maj dhe niveli më i ngritur i masave të sigurisë që përmbahen në telegramin me instruksione që MPB e dërgoi deri tek personat udhëheqës në ministri, edhe më tej janë në fuqi, konfirmoi për “Meta” zëdhënësi Ivo Kotevski. “Niveli i sigurisë është ngritur edhe...

Kotevski: MPB në gadishmëri të reagoj me të gjitha ligjet

“Ministria e punëve të brendshme (MPB) e ndjek situatën e sigurisë dhe të gjitha paralajmërimet, njohuritë, informatat që vijnë dhe poqese është e nevojshme, Ministria është e gatshme të veprojë”, deklaroi për “Meta” ndihmësministri për marrëdhënie me publikun i MPB, Ivo Kotevski, lidhur me informatat që i publikojnë mediat shqiptare dhe kosovare për sulme kinse terroriste që pjesëtarë të...

Në Kumanovë vazhdojnë të shtënat, popullata evakuohet nga zona e aksionit

Banorët e “Lagjes së trimave” evakuohen,  ndërkaq aksioni policor akoma vazhdon. Në lagje herë pas here dëgjohen të shtëna. Lagja është e bllokuar dhe qasje ka vetëm policia dhe Ndihma e shpejtë . Nuk ka informacione zyrtare për numrin e saktë të personave të lënduar  dhe viktimave, edhe pse në kumtesë ambasada e ShBA-së “shprehu ngushëllimet për viktimat” Jo zyrtarisht thuhet...

Policia ka ngritur kallëzim kundërvajtës kundër Sasha Bogdanoviqit

Policia ka ngritur kallëzim kundërvajtës kundër drejtorit të NP “Parkingje Qendër” Sasha Bogdanoviqit sepse, siç njoftojnë nga MPB-ja , “i ka penguar nëpunësit e policisë në kryerjen e detyrës zyrtare” pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit mes Rabotniçkit dhe MZT-së. “Rreth orës 21.45 para hyrjes së palestrës “Parku i Qytetit” pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit mes Rabotniçkit dhe MZT...

LSDM: Kur të vijmë në pushtet, do ta kthejmë kontrollin ndaj DSK-së dhe MPB-së

“Kërkesat që i kemi si opozitës, do të jenë zgjidhjet tona si pushtet”, thotë zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov në pyetjen e “Meta-s” për atë se si planifikojnë të jenë më ndryshe dhe çfarë do të ndryshoj opozita e tanishme në pjesën e kontrollimit të punës së DSK-së kur të vijë në pushtet. Dje lideri opozitar, Zoran Zaev publikoi audio...

Policët nga Shtipi paditin MPB-në

Afër dyzet kallëzime ka publikuar Gjykata themelore e Shtipit në dy- tre muajt e kaluar, të gjitha nga punonjësit në Ministrinë e punëve të brendshme. Paditë kryesisht janë të policëve, të cilët nuk kanë pranuar shtesa për rrogat, punë jashtë orarit, shpenzime transporti dhe regreset për pushime vjetore. Sindikata e pavarur policore vlerëson në nivel të shtetit, MPB në disa...

LSDM fuqishëm denoncon incidentin në rajonin e Likovës.

Nga partia thonë se moszbardhja e incidenteve me karakter sigurie për të cilat informon pushteti në periudhën  fundit, le hapësirë për spekulime të ndryshme. “Seriozisht dyshojmë  në kapacitet e institucioneve të cilat janë zyra partiake të pushtetit.   Ftojmë qytetarët të jenë të përmbajtur dhe mos bien pre e çfarëdolloj skenari”, thuhet në kumtesën e LSDM-së

VMRO- DPMNE për Goshincen:

VMRO-DPMNE-ja  përmes një komunikate me shkrim i dënon këto akte terroriste të cilat kanë për qëllim destabilizimin e Republikës së Maqedonisë. “ VMRO-DPMNE e gjykon ngjarjen e sotme terroriste në fshatin Gushincë.I ftojmë institucionet që në mënyrë të vendosur të veprojnë për zbardhjen e këtij rasti dhe ta sigurojnë ligjin, sigurinë dhe stabilitetin. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë duhet të...