fbpx
Tag: МНР

tag: МНР

MPJ për një ditë shpalli 9 konkurse për punësimin e 14 personave

Ministria e Punëve të Jashtme, sot ka publikuar nënë konkurse për punësimin e gjithsej 14 personave. Në konkurse kërkohen kandidatë për punësim si bashkëpunëtorë dhe referentë, njofton Meta.mk. Ofrohet punësim për vendet e punës: bashkëpunëtor për miqësi të gjerë, bashkëpunëtor për Evropën Qendrore,  bashkëpunëtor për sistemin kombëtar të informacionit për viza, bashkëpunëtor për akreditim, bashkëpunëtor për Këshillin e Evropës, bashkëpunëtor për...

SHBA për deklaratat e Rorabaker: Mbështesim integritetin territorial të Maqedonisë

“Shtetet e Bashkuara pranojnë dhe mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të R. së Maqedonisë dhe ky pozicioni nuk ka ndryshuar”. Këtë e ka deklaruar për “Zërin e Amerikës” në gjuhën shqipe një zyrtarë i lartë i paemëruar i Departamentit shtetëror amerikan lidhur me deklaratën e kongresmenit republikan Dana Rorabaker. Deklarata është thuajse identike me deklaratën që javën e kaluar e...

MPJ për “Meta”: Daciq ka frikë që fluksin e shovinizmit t’i drejtoj kah fuqitë e mëdha

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daciq ka frikë që fluksin e shovinizmit ta shpreh drejt fuqive të mëdha që e pranuan Kosovën, dhe për këtë konfrontohet me vendet më të vogla të Evropës, thonë për “Meta” nga Ministria e jashtme e Maqedonisë, pas deklaratës së fundit të shefit të diplomacisë serbe, ku pyetet pse Maqedonia është anëtare në organizatat...

MPJ kërkon Beogradi urgjentisht të heq referencën IRJM nga llogaritë e pikave pagesore

Ministria e jashtme e Maqedonisë ka kërkuar nga autoritetet e Beogradit urgjentisht të ndërrojnë referencën e shtetit tonë nëpër llogaritë fiskale të pikave pagesore në Serbi, njoftojnë nga MPJ. “Ministria e jashtme e RM-së përmes rrugës diplomatike kërkon korrigjim urgjent për ndërrimin e Republikës së Maqedonisë nga organet shtetërore të Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftimin që vjen si rezultat...

Daciq qetëson “gjakrat”: Miqësia duhet të respektohet edhe në Shkup edhe në Beograd

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daciq sot deklaroi se pajtohet me qëndrimet e MPJ-së maqedonase se nuk duhet të prishen miqësitë mes Serbisë dhe Maqedonisë dhe shtoi se kjo duhet të vlej edhe në Beograd edhe në Shkup, njofton korrespondenti i “Meta” nga Beogradi. Lidhur me reagimin e MPJ-së së Maqedonisë ndaj deklaratës së tij se Serbia ka gabuar që...

MPJ deri tek Daciq: Të mos prishet miqësia mes qytetarëve të Serbisë dhe Maqedonisë

Politikanët duhet t’i thellojnë raportet miqësore që ekzistojnë mes qytetarëve të Serbisë dhe Maqedonisë e jo të prishin miqësinë e ndërsjellë, reagojnë nga Ministria e jashtme e Maqedonisë, pas deklaratës së shefit të diplomacisë serbe Ivica Daciq, se Beogradi zyrtar ka bërë gabim historik duke e pranuar Maqedoninë nën emrin kushtetues sepse Maqedonia ka pranuar Kosovën dhe ka mbështetur...

MPJ: Bullgaria t’i respektoj procedurat ndërkombëtare për vendosjen e përmendoreve

Nderimi i viktimave nga konfliktet në rajonin tonë është pjesë e kulturës së pajtimit dhe para se gjithash paraqet gjest human, njoftojnë nga Ministria e jashtme e RM-së dhe shtojnë se pllaka në Kajmakçalan është vendosur ilegalisht. "Presim nga miqtë tanë të R. së Bullgarisë që t'i respektojnë procedurat e pranuara ndërkombëtare për vendosjen e pllakave. Gjithashtu, presim institucionet t'i...

MPJ: Shtetasit e Maqedonisë në Turqi janë të sigurt

Qytetarët maqedonas që për momentin janë në Turqi janë të sigurt dhe tani për tani nuk ka të lënduar apo viktima, njoftojnë nga Ministria e jashtme. Ministri i jashtëm Nikolla Poposki ka zhvilluar bisedë telefonike me kolegun turk Mevlut Çavushoglu i cili e ka siguruar se autoritetet turke punojnë për normalizimin e gjendjes dhe se së shpejti do të evitohen...

MPJ: Qytetarët maqedonas në Turqi të qëndrojnë nëpër vende të sigurta

Ministria e jashtme njoftoi se vazhdimisht ndjek situatën në Turqi dhe është në kontakt të pandërprerë me ambasadën e R. së Maqedonisë në Ankara dhe konsulatin e përgjithshëm në Stamboll. Nga MPJ i njoftojnë të gjithë qytetarët maqedonas që gjenden në këtë moment në Turqi që të qëndrojnë nëpër lokacione të sigurta, të mos largohen nga hotelet dhe vendet ku...

MPJ: Vizita e Ahmetit në Athinë është partiake e jo qeveritare

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, zv/kryeministri i Marrëveshjes kornizë Musa Xhaferi dhe zv/kryeministri i çështjeve evropiane Fatmi Besimi në takimin me shefin grek të diplomacisë nuk shkojnë në cilësinë e përfaqësuesve të qeverisë, njoftuan për “Meta” nga MPJ-ja. Nga ky dikaster thonë se bëhet fjalë për takim partiak dhe se partneri i koalicionit nuk është koordinuar me ta lidhur me...

MPJ-ja konfirmon vërtetësinë e dokumentit

Ministria e Jashtme e Maqedonisë e konfirmoi autenticitetin e dokumentit të publikuar nga televizioni Alsat M para 3 ditësh, përmes të cilit MPJ-ja e kishte njoftuar ambasadën e Kosovës se mes personave të arrestuar nga policia gjenden edhe Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj, të cilët më vonë rezultuan të vdekur. “Ajo ishte listë preliminare, e të gjithëve në identifikim dhe...

Reagimi i MPJ-së: Bllokadat dhe kërcënimet nuk kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin e rajonit

Të gjitha bllokadat, kërcënimet për bllokada dhe deklaratat për imponimin e arsyetimit kundër anëtarësimit tonë, nuk janë në frymën e vlerave evropiane dhe nuk kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin e rajonit, thuhet në reagimin e MPJ-së maqedonase pas deklaratës së kryeministrit shqiptarë Edi Rama për bllokadën e mundshme të Maqedonisë për hyrje në NATO si dhe pas deklaratës së...

Përgjigjet nga propozim- masat do të mësohen javën e ardhshme

Greqia dhe Maqedonia së shpejti do t’i këmbejnë përgjigjet për propozim- masat e ndërtimit të besimit, njoftoi MPJ-ja e Maqedonisë. “Janë këmbyer propozimet ndërsa së shpejti do të këmbehen përgjigjet nga të dyja palët rreth asaj se cilat propozime janë të pranueshme. Më pas do të vijojë zbatimi i masave për ndërtim besimi, që janë të pranueshme edhe për Maqedoninë...

“Prizma”: Orav  ka dërguar notë diplomatike deri tek MPJ për përgjimet

Ambasadori i BE-së në vend, Aivo Orav deri tek Ministria e Jashtme ka dërguar notë diplomatike pasi lideri opozitar Zoran Zaev njoftoi se të paktën gjashtë ambasadorë të vendeve më të rëndësishme kanë qenë të përgjuar. Euro- ambasadori përmes notës ka kërkuar të respektohet Konventa e Vjenës për marrëdhënie diplomatike, shkruan “Prizma”, duke u thirrur në burime diplomatike të...