fbpx
Tag: Marrëveshje

tag: marrëveshje

Nuk ka përgjigje për Kodin Zgjedhor, bisedimet vazhdojnë

Bisedimet me grupet e punës të partive  që kanë firmosur Marrëveshjen e Përzhinos me ndërmjetësuesin Piter Van Hojt ka zgjatur deri në orën 2.30 të mëngjesit, por pa sukses. Në takim, përveç ndërmjetësuesit Piter van Hojt,  morën pjesë Sillvana Boneva nga VMRO- DPMNE, Damjan Mançevski dhe Cvetanka Ilieva nga LSDM-ja, Artan Grubi dhe Fatmir Besimi nga BDI-ja dhe Bekim Fazliu...

Filloi takimi për marrëveshje për Kodin Zgjedhor

Filloi takimi i grupeve të punës nënshkrues të Marrëveshjes së Przhinos në të cilin duhet të vendoset çështja rreth votimit të Diasporës dhe kompetencën e KSHZ-së. Në takim përveç ndërmjetësit Piter van Hojte arrijnë Ilija Dimovski dhe Silvana Boneva nga VMRO DPMNE, Damjan Mançevski dhe Cvetanka Ilieva nga LSDM, Artan Grubi dhe Fatmir Besimi nga BDI dhe Bekim Fazliu...

Piter van Hojt: Unë jam optimist

Përfundoi takimi biletaral me deputetin e BDI-së Artan Grubi, me ndërmjetësuesin belg Piter van Hojt. Ata nuk dëshironin të japin deklaratë. Van Hojt shkurt u përgjigj se është optimist, dhe për të tjera nuk deshi të komentojë. Në orën 16 eksperti belg do të ketë takim me përfaqësuesit e LSDM-së.

Talat Xhaferi: E drejta e mdiumeve a do të tërheqin materialet e përgjuara

"Me atë që Ligji për ndalimin dhe publikimin e materialeve që dalin nga përgjimet e paligjshme të komunikimeve e dorëzova në procedurë kuvendare më 6 tetor, nuk kisha asnjë qëllim, as të ndërpresë bisedimet e as të shkaktojë ndonjë dëm. E dorëzova sepse bisedimet shkonin mirë dhe pritej zgjidhje dhe mendova se  të nesërmen  bashkë me ligjin për Kodin...

Piter van Hojte në takime dypalëshe me partitë në Kuvend

Ndërmjetësi evropian Piter Van Hojte po prezanton tekstin e Kodit Zgjedhor të përpiluar nga ndërmjetësit ndërkombëtar, në takime bilaterale me partitë politike në bisedime. Varësisht nga zhvillimi i këtyre takimeve bilaterale, do të vendoset nëse do të ketë apo jo edhe takim të përbashkët të grupit të punës, që mund të vijë vetëm në orët e mbrëmjes. Ende nuk...

Bisedimet në udhëkryq, Orav i dëshpëruar, BE do të dorëzoj propozim- ligj

Në orën katër të mëngjesit përfunduan bisedimet e grupeve të punës të katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Przhinos, por edhe këtë herë pa sukses. Edhe krahas optimizmit të ndërmjetësit belg Piter van Hojte mësohet se në atmosferë të tendosur kanë vazhduar edhe bisedimet e mbrëmshme. Nga ekipet biseduese njoftojë se përfaqësuesit e VMRO DPMNE-së vazhdimisht kanë kërkuar pauza,...

Orav: Bisedimet vazhdojnë, ka përparim

Euro- ambasadori Aivo Orav sot para Klubit të deputetëve deklaroi se në grupet e punës është arritur marrëveshje që të dy ligjet, për informatorët dhe mos- publikimin e bombave të kthehen në rishqyrtim. “Bisedimet vazhdojnë, përparim ka dhe pres gjatë ditës të ketë marrëveshje” deklaroi Orav. Në Klubin e deputetëve për momentin po merren vesh rreth ligjeve zgjedhore.

Trajanovski: Përpjekje qesharake për amnistim

Për ekspertin e të drejtave të njeriut Zharko Trajanovski ligji me të cilin parashihet ndalimi i publikimit të “bombave” është tentim qesharak i bandës kriminale që të vendos censurë dhe të amnistojë veten. “Banda e njëjtë që është përgjegjëse për përgjimin masiv të paligjshëm të mijëra personave, që në vitin 2010 me ligj i mundësua DSK-së që të ketë lidhje...

Zaev: Nuk kometoj ekipin e Janevës, kam besim të plotë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë vizitës në Shtip, sot nuk dëshiroi të komentoj përzgjedhjen e prokurorëve e bërë nga prokurorja Katica Janeva, ndërsa shoti se ka besim të plotë në prokuroren speciale, për arsye se kjo është pjesë e marrëveshjes në mes gjithë partive politike. Ai ka paralajmëruar se gjatë vikendit LSDM do të duhet t’i shqyrtoj zgjidhjet kadrovike...

BDI nuk dëshiron regjistrim aktiv të votuesve, por pastrimin e listave nga institucionet

Pastrimi i listës zgjedhore, votimi i Diasporës dhe emërimi i kompetencave të KSHZ-së sot janë temë e bisedimeve të grupeve të punës mes partive nënshkruese të Marrëveshjes së Przhinos, që filluan pasdite në Klubin e deputetëve në Shkup. Siç mësohet, përafrimi i vetëm i qëndrimeve është për emërimin e anëtarëve të KSHZ-së që do të zgjidhen sipas formulës “tre plus,...

Takohen partitë: Grupet e punës sot do të bisedojnë për Marrëveshjen kornizë

Marrëveshja e Ohrit është diskutuar në grupin  e punës, madje duke pasur për bazë një prezantim nga vetë diplomati Piter Fejt, i ngarkuar nga Komisioni Evropian. Qeveria ka kohë deri në dhjetor për të ndërtuar ndonjë strategji të re, pas rekomandimeve nga ky prezantim. Grupi i punës ka diskutuar rreth zbatimit dhe ngecjeve të Marrëveshjes së Ohrit.  Para përfaqësuesve të...

Grupet e punës dhe ndërmjetësi Van Hojte në pauzë deri të hënën

Grupet e punës të partive politike që firmosën Marrëveshjen e Przhinos do të pushojnë deri të hënën, për shkak të mungesë së ekspertit belg dhe ndërmjetës në këto bisedime, Piter van Hojte i cili fundjavën do ta kaloj në Belgjikë. Kah fillimi i javës së ardhshme në tavolinë mund të gjenden sërish temat për mediumet dhe ligjet zgjedhore. Dje...

LSDM kërkon Katica Janeva për shef të MPB-së

LSDM nisi kërkimin e njerëzve që do të ulen në postet e ministrave dhe zëvendës- ministrave, siç parasheh Marrëveshja e Przhinos. Deri më 20 tetor LSDM duhet të propozoj ministra të rinj të brendshëm dhe për punë dhe politikë sociale. Këto njerëz duhet të jenë të pranueshëm edhe për partitë tjera firmosës të Marrëveshjes. Në ministrinë e financave, bujqësi...

Badenteri edhe në KSHZ?

Sot pritet të arrihet marrëveshje e plotë rreth përbërjes dhe emërimit të KSHZ-së. Sipas të dhënave tona nga partitë politike, i pranueshëm është propozimi i BDI-së me shumicë badenteri që merren vendimet në KSHZ-në e sapoformuar. Tanimë është e ditur se partitë më të mëdha arritën marrëveshje rreth emërimit të anëtarëve të KSHZ-së dhe pranuan propozimin e LSDM-së, sipas të...

Sot raundi i dytë i bisedimeve: Deri në fund të muajit marrëveshje edhe për çështjet zgjedhore

Sot, në Klubin e deputetëve vazhdojnë takimet e grupeve punuese të partive politike, nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos. Në rend të ditës janë ligji për zgjedhje, votimi i diasporës dhe pastrimi i listave zgjedhore. Sipas informacioneve grupet punues, edhe për këto pika nuk priten bisedime të lehta, por është marr vesh, megjithatë, për këto pika  deri në fund të këtij muaji...

Katica Janeva është Prokurorja Speciale

Katica Janeva, prokurore nga Gjevgjelia, është Prokurorja Speciale. Kjo ishte përgjigja e bisedimeve maratone të cilat zgjatën deri në orët e mëngjesit  ndërmjet 4 partive, të cilat firmosën Marrëveshjen e Përzhino, mëson “Meta”. Siç informoi "Meta", pas bisedimeve maratone të ekipeve të punës dhe grupeve negociatore, mëngjesin e sotëm partitë arritën marrëveshje për Prokurori  Publik Special. Sipas procedurës, sot ligji duhet të...

Milloshoski: Bisedimet janë serioze, bëjmë çdo gjë që mundemi

Bisedimet janë serioze, bëjmë çmos që të arrijmë zgjidhje, tha deputeti i VMRO DPMNE, Antonio Milloshoski para fillimit të takimit të sotëm të grupeve të punës për emërimin e prokurorit special që po mbahet në Klubin e deputetëve. Në takim me përfaqësuesit e LSDM, VMRO DPMNE, BDI dhe PDSH janë edhe lehtësuesi belg Piter van Hojte, ambasadori i SHBA-së, Xhes...

Tenderët do të frenojnë prokurorin special publik

Partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së Przhinos kanë edhe një ditë për të emëruar prokurorin special publik dhe kornizën ligjore për votimin e tij në Kuvendin e RM-së. Sipas të dhënave të cilat i siguroi “Meta” edhe mbrëmë nuk ka pasur përafrim të qëndrimeve për këtë pikë ndërsa çështje kontestuese edhe më tej ngel zëvendës- prokurorët. Në tavolinë është edhe...

Orav: Nuk ka plan B, patjetër të zgjidhet Prokurori Special

“Shumë njerëz më pyesin këto ditë nëse ka plan B, nëse më 15 shtator nuk zgjidhet prokurori special publik. Jo! Plan B nuk ka dhe deri më 15 shtator duhet të zgjidhet prokurori special”, deklaroi shefi I delegacionit të Misionit të BE-së në vend Aivo Orav. Ai theksoi se deklaratat që mbrëmë janë dhënë nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe lideri...

Grupet e punës: Prokurori special anuloi ligjet e zgjedhjeve

Grupet e punës të partive politike për Marrëveshjen e Przhinos, në mënyrë intensive bisedojnë rreth emërimit të prokurorit special publik, mëson “Meta” nga burime të përfshira në ekipet biseduese. Për këtë janë bllokuar takimet për ligjet e zgjedhjeve, që sipas paralajmërimeve, duhet të vazhdojnë sot në Klubin e deputetëve. Sipas të dhënave që i posedojmë, ka zhvendosje të vogël rreth...