fbpx
Tag: Marrëveshja e Përzhinës

tag: Marrëveshja e Përzhinës

Kuvendi votoi ligjet e dakorduara

Kuvendi i R. së Maqedonisë mbrëmë në seancën e 113-të, me procedurë të shkurtë votoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punë të brendshme, Ligjin për shërbime audio dhe audio- vizuale, Ligjin për procedurë penale dhe Kodin zgjedhor si dhe Ligjin për Qeveri. Përfaqësuesit e partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës arritën të merren vesh për ndryshimet dhe plotësimet...

Ambasada e Sllovakisë: Të zbatohet marrëveshje tërësisht dhe të mos prolongohet

Ambasada e Sllovakisë në vend sot ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes nga partitë politike, për dalje nga kriza. “Presidenca sllovake me Këshillin e BE-së përshëndet marrëveshjen e arritur në Shkup. Duhet plotësisht dhe pa prolongime të zbatohet ajo që është arritur si marrëveshje për normalizimin e situatës, për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të besueshme dhe demokratike si dhe për kthimin...

Ambasada britanike: Marrëveshja është e mirë aq sa zbatohet mirë

Ambasada e Britanisë sot përshëndeti marrëveshjen e arritur dhe shtoi se e njëjta duhet të zbatohet me po aq punë. “Në përgjithësi, qëndrimi im është se marrëveshja është e mirë aq sa zbatohet mirë. Kjo na mungonte në të kaluarën. Që të jetë kjo marrëveshje e suksesshme, partitë duhet të investojnë shumë mund në zbatimin e saj” deklaroi për “Meta”...

Ligji për punë të brendshme do të tërhiqet, e arritura do të kontrollohet deri më 31 gusht

Qeveri kalimtare 100 para zgjedhjeve, suspendim të ndryshimeve të reja në Ligjin për MPB, takim të liderëve deri në fund të gushtit, pastrim të listës zgjedhore dhe reforma në media janë pjesë e marrëveshjes finale që partitë politike e arritën sot pas disa raundeve të bisedimeve. “Kam lajme të mira, partitë politike arritën marrëveshje një vit pas Marrëveshjes së Përzhinës....

Bejl: Nuk ka marrëveshje, vazhdojmë nesër

Ka përfunduar sot pa sukses edhe një raund tjetër i bisedimeve të partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës për dhënie fund të krizës politike në Maqedoni, që u zhvilluan në rezidencën e SHBA-së, në Vodno të Shkupit. Pas disa orëve të kaluara në negociata, ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli në një prononcim për gazetarët tha se pret që deri në fund...

Grubi: Data e vetme për zgjedhje është 11 dhjetori i këtij viti

“Dallimet janë minimale, ata mund të tejkalohen dhe sot të arrihet marrëveshje përfundimtare”, tha përfaqësuesi i BDI-së, në raundin e sotëm të bisedimeve për dalje nga kriza politike, Artan Grubi. “Bisedimet po zhvillohet në atmosferë konstruktive. Dallimet janë shumë minimale dhe jemi afër marrëveshjes. Shpresoj se do të arrijmë marrëveshje sot ose më së vonti nesër, ndërkaq datë e vetme...

Kompetencat e ministrit të brendshëm në shqyrtim në rezidencën e SHBA-së

Në rezidencën e ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli filluan bisedimet e partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës. Pritet partitë të merren vesh për formimin e qeverisë kalimtare dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në takim marrin pjesë Nikolla Todorov VMRO DPMNE, Radmila Sheqerinska LSDM, Argan Grubi BDI dhe Imer Aliu PDSH. Ndërmjetës në bisedime janë ambasadori amerikan...

Partitë ende mendojnë për opsionet e reja të propozuara

Partitë politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës pritet këtë javë të arrijnë marrëveshje finale në bisedimet për formimin e qeverisë kalimtare dhe përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Nga LSDM thonë se pozicioni i tyre ngel i pandryshuar dhe se ende nuk dihet nëse do të ketë takim mes partive dhe përfaqësueve ndërkombëtarë. “Pozicionet e LSDM-së qëndrojnë të njëjta, nuk ndryshojnë....

Fillojnë bisedimet në Përzhinë, partitë e rezervuara

“Për marrëveshje jemi këtu” deklaroi Artan Grubi nga BDI para fillimit të bisedimeve të sosmte për zgjidhjen e krizës në vend. Në pyetjen e “Meta” nëse sot presin zgjidhje, zv- kryetarja e LSDM-së, Radmila Sheqerinska, vetëm shkurtë tha “Do të shohim”. Imer Aliu nga PDSH dhe Nikolla Todorov nga VMRO DPMNE fare nuk deshën të përgjigjen. Para se të arrijnë përfaqësuesit e...

Kocijançiq:  Urgjentisht të arrihet marrëveshje për çështjet e mbetura

Brukseli ka përshëndetur progresin e arritur mbrëmë në bisedimet në rezidencën e BE-së në Përzhinë, por iu bëri thirrje partive që menjëherë të arrihet marrëveshje për çështjet e mbetura. “Përshëndesim progresin që partitë e arritën mbrëmë dhe i inkurajojmë që të njëjtën ta bëjnë edhe me çështjet tjera, që mund të arrihet me vullnet të mira nga palët” deklaroi zëdhënësja...

Kompetencat e shefit të policisë bllokojnë marrëveshjen

  A do të ketë sot bisedime të grupeve të punës të partive politike varet nëse ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav, do të vlerësojnë nëse ka mundësi përfundimisht të arrihet marrëveshje. Nga burimet e ekipeve negociatore mësojmë se pritet vullneti i mirë i krerëve të partive që të arrijnë kompromis rreth çështjes më të ndjeshme...

Sheqerinska: Shpresojmë sonte të ketë marrëveshje

Pas tre orë e gjysmë bisedime, përfaqësuesit e partive politike janë larguar nga rezidenca e BE-së në Përzhinë për konsultime me kryesitë e partive. Siç njoftohet, bisedimet do të vazhdojnë prej orës 18:30. Zv- kryetarja e LSDM-së, Radmila Sheqerinska shkurtë deklaroi se shpresoj sonte të ketë marrëveshje finale. Siç mësojmë, përfaqësuesit e partive politike, Nikola Todorov VMRO DPMNE, Radmila Sheqerinska LSDM,...

Formimi i qeverisë kalimtare deri në zgjedhje, tema kryesore në Përzhinë

Formimi i qeverisë kalimtare është tema kryesore e bisedimeve të sotme të grupeve të punës të partive politike në Përzhinë, mëson “Meta” nga burimet e ekipeve negociuese. Nikolla Todorov nga VMRO DPMNE, Radmilla Sheqerinska nga LSDM, Imer Aliu nga PDSH dhe Artan Grubi nga BDI do të bisedojnë edhe për listën e zgjedhësve dhe reformat në media. Siç mësojmë, të gjithë...

Nuk ka marrëveshje- bisedimet vazhdojnë nesër

Pa marrëveshje ka përfunduar sesioni maraton i bisedimeve që i zhvilluan grupet e punës me ambasadorët Xhes Bejli dhe Aivo Orav për reformat në media dhe pastrimin e listës së zgjedhësve. Ambasadori i SHBA-së, Bejli tha se nuk është i zhgënjyer sepse ndonjëherë që të arrihet marrëveshje nevojitet kohë më e gjatë. "Kishim debat konstruktiv prej pesë orëve dhe mbaruam punë...

Në nëntor zgjedhje ndërsa në gusht kontroll nëse janë plotësuar kushtet dhe marrëveshja e arritur

Zgjedhje në nëntor, por me kontroll të mëparshëm në gusht nëse janë plotësuar kushtet dhe vërejtje e bisedimeve- është zgjidhja e mundshme, mëson “Meta” nga ekipet negociuese të partive politike. Pas bidesimeve disa- orëshe mes Nikolla Todorov nga VMRO DPMNE, Radmilla Sheqerinska nga LSDM, Artan Grubi nga BDI dhe Imer Aliu nga PDSH, ekziston optimizëm i vogël tek pjesëmarrësit...

NATO: Kriza politike në Maqedoni largon shtetin nga anëtarësimi në NATO

Kriza politike në Maqedoni largon shtetin nga anëtarësimi në NATO. Ky është një prej konkluzioneve në raportin final të Samitit të NATO-s, që po mbahet në Varshavë. “Jemi të shqetësuar për zhvillimin e ngjarjeve politike në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, që e largojnë vendin nga vlerat e NATO-s. I nxitim liderët politik në vend tërësisht t’I përmbushin obligimet e...

Orav: Vizita e Hajndël do të ndikoj ndaj ngjarjeve

Euro- komisari Aivo Orav sot deklaroi se pret që vizita e të dërguarit special Johanes Hajndël në Maqedoni të ndikoj në zhvillimin e ngjarjeve rreth zhbllokimit të krizës aktuale dhe se komuniteti ndërkombëtarë do të vazhdoj të ndihmoj procesin. “Shpresoj që kjo vizitë të ndikoj ndaj ngjarjeve. Javën e kaluar unë dhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së deklaruam dhe...

Hajndël nesër pritet të takohet me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinës

I dërguari i posaçëm gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl  sërish vjen në Shkup. Brenda një kohe të shkurtër, kjo është vizita e tij e katërt. Opozita pret që presioni tani të jetë ndaj liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, meqë edhe Komisioni Evropian edhe bashkësia ndërkombëtare gjatë periudhës së kaluar e kanë përmendur qartë Qeverinë si fajtor të drejtpërdrejt për krizën politike në...

Orav: Partitë të gjejnë zgjidhje për krizën në ditët e ardhshme, e jo javë ose muaj

Bashkimi Evropian është i brengosur thellë për shkak të krizës politike e cila në vend se të zgjidhet, hasi në qorr-sokak, njoftoi sot në Shkup euroambasadori Aivo Orav, i shoqëruar nga ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit. – Kaloi më shumë se një muaj qëkur Kuvendi u mblodh sërish. Fatkeqësisht, nuk pamë progres për zgjidhjen e krizës politike në vend....

Hajndël të mërkurën për vizitë në Shkup, vizita e Nuland nuk konfirmohet

Ndërmjetësi gjerman për krizën në Maqedoni Johanes Hajndël të mërkurën do të udhëtoj për vizitë zyrtare në Shkup, konfirmojnë për "Meta" nga ambasada e Gjermanisë në Shkup. Tani për tani nuk ka detaje për vizitën e tij në vend. Spekulohet se për vizitë pritet të vij edhe zv- sekretarja shtetërore e SHBA-ve, Viktoria Nuland, por për momentin nuk ka konfirmim...