fbpx
Tag: Kuvend

tag: Kuvend

Veljanovski për të martën caktoi vazhdimin e seancës konstituive

Duke dërguar urime për festën e Pashkëve për qytetarët e Maqedonisë, kryesuesi i Kuvendit, Trajko Veljanovski, vazhdimin e ardhshëm të seancës konstituive e caktoi për të martën (18 prill) më ora 11. Deputetët në vazhdimin e 12-të të seancës konstituive përfaqësuan qëndrimet e partive të tyre dhe debatonin për Platformën e Tiranës, Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Marrëveshje e Ohrit...

Alt’hauzer: Parlamenti duhet vet të organizohet dhe të bëj Qeveri

Ambasadorja gjermane Kristin Alt’hauzer sot ka vlerësuar se ekziston rrugëdalje nga kriza politike në Maqedoni, por se nevojitet kjo të zbatohet. "Zgjidhja për krizën politike në Maqedoni është në tavolinë. Është e nevojshme vullneti politik për atë. Parlamenti të jetë operativ, të organizohet vetë, të zgjedh kryetar, pastaj edhe Qeveri e cila do të mund të veprojë. Kjo është mënyra...

Brukseli pret pa anulim të emërohet kryetari i Kuvendit dhe qeveria e re

Komisioni Evropian pret të vazhdojnë proceset demokratike në Maqedoni, të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit e më pas edhe Qeveria e re, njoftoi sot në konferencë shtypi zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq, duke u përgjigjur në pyetjen se si i komenton ngjarjet në parlamentin e Maqedonisë. “E ndjekim zhvillimin e ngjarjeve dhe vazhdimisht kemi thënë, disa herë kemi theksuar...

Nesër vazhdon seanca konstituive e Kuvendit

Për nesër është caktuar vazhdimi i ri i seancës konstituive të Parlamentit të Maqedonisë. Do të vazhdohet me pikën e tretë apo me emërimin e kryetarit dhe anëtarët e Komisioni për emërime dhe mandat. Lista e folësve të paraqitur ende nuk është shterur ndërsa në vend të diskutimit deri të enjten seanca mbahej me replika, kundër- replika nga deputetët e...

Gjorçev: LSDM nuk mund t’i ndalojë deputetët e paraqitur që ta marrin fjalën

LSDM nuk mundet dhe nuk ka bazë që t’ua merr të drejtën 45 deputetëve të ngelur në Kuvendin e Maqedonisë që të diskutojnë lidhur me pikën e rendit të ditës, vetëm sepse LSDM-së nuk i pëlqejnë këto diskutime, deklaroi sot në konferencë partiake deputeti i VMRO DPMNE-së, Vlatko Gjorçev. Ai akuzoi se LSDM dëshiron ta shkelë Rregulloren. “Përpjekja e LSDM-së e...

Nëse ka nevojë, MPB është e gatshme ta mbrojë Kuvendin

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është duke e ndjekur situatën dhe nëse ka shkelje të rendit publik, është e gatshme të reagojë, thonë për “Meta” nga MPB, lidhur me paralajmërimet për hyrje me dhunë në këtë institucion. “Ministria e Brendshme ka formuar shtab operativ dhe ndjek situatën në terren. Nëse ndodh prishje të rendit publik, Ministria është e gatshme...

LSDM kërkon mbështetjen e 10 deputetëve për emërimin e kryetarit të Kuvendit

Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski në vazhdimin e sotëm të nëntë të seancës konstituive kërkoi mbështetjen nga 10 deputetë që të votohet për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Sipas Spasovskit, është e qartë se ky debat do të përdoret për zvarritjen dhe bllokimin e Kuvendit. Ilija Dimovs nga VMRO DPMNE tha se diskutimi për këtë pikë duhet të vazhdoj derisa të...

Shumica e deputetëve të LSDM-së dhe koalicioni u larguan nga “seanca e kërdisë”

“Thuajse të gjithë deputetët e LSDM-së dhe koalicionit kanë lëshuar vazhdimin e tetë të seancës konstituive të Kuvendit sepse, siç thonë, aty flitet çdo gjë përveç pikave të rendit të ditës. Në seancën ngelën disa nga 49 deputetë të Koalicionit të LSDM-së, mes të cilëve edhe kreu i partisë, Zoran Zaev. Largimin nga seanca e paralajmëroi deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski...

Bogoevski: Gruevski për roaming në muajin mars ka shpenzuar 184.000 denarë, të holla të qytetarëve

Deputeti i pavarur i koalicioni të LSDM-së, Pavle Bogoevski sot në seancën konstituive të Kuvendit tha se, kreu i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski për muajin mars ka shpenzuar 184.000 denarë për roaming nga telefoni i tij zyrtar. Bogoevski tha se edhe pse Gruevski, më shumë se një vit nuk është kryeministër i shtetit, megjithatë në faturën e telefonit ai figuron...

LSDM: Patjetër të mbisundojë arsyeja e shëndoshë në vend të naftës së Mijalkovit

Gjorge Ivanov të mundësojë kalim të qetë të pushtetit, në vend që të mbroj kriminel, thuhet në njoftimin e sotëm të LSDM-së, prej ku thonë se është vërtetuar “skenari i Ivanovit dhe Nikola Gruevskit për bllokimin e proceseve demokratike, për shkak të interesave kriminele”. “Arsyeja e shëndoshë patjetër të jetë mbi naftën e Mijalkovit. Dëgjuan qytetarët se gjashtë milionë euro...

Gruevski u paraqit në Kuvend, LSDM akuzoi se Mijalkovi ka filluar biznes me naftë

Në frymë shumë të ngjashme nga ajo e javës së kaluar, edhe sot, në vazhdimin e gjashtë të Seancës konstituive të Kuvendit, sërish u dëgjuan akuza dhe bllokim të qëllimshëm të punës së Parlamentit, për punë kundër shtetit dhe interesave nacionale të Maqedonisë. Në pjesën e parë u paraqit edhe lideri i VMRO DPMNE-së dhe deputeti Nikola Gruevski, për herë...

LSDM: Nevojitet zhbllokimi i Kuvendit, në vend që të mbrohen kriminelët

“Maqedonia do të jetë shtet juridik. Do të ketë reforma rrënjësore në gjyqësor dhe prokurori dhe do të ketë drejtësi për të gjithë. Deputetët e VMRO DPMNE-së për këtë arsye bllokojnë proceset demokratike në Kuvend. Ata mendojnë se në këtë mënyrë mund të mbrojnë kryesinë e VMRO DPMNE-së nga përgjegjësi për krime e bëra në kurriz të qytetarëve, 10...

Ahmeti thirr takim urgjent në BDI për zhbollikin e Parlamentit

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka thirrur takim urgjent të kryesisë qendrore ku do të kërkohet dalje nga bllokimi i Kuvendit, por do të diskutohet edhe për sjelljen e Lëvizjes BESA. Shefi i kabinetit të partisë, Artan Grubi thotë se në rend dite do të jetë koalicioni opozitar mes VMRO DPMNE-së dhe BESËS. Grubi zbulon se BESA i ka tërhequr...

Deputeti më i moshuar Manoilovski u bën thirrjeve deputetëve të punojnë për Maqedoninë

Vazhdimi i pestë i seancës konstituive kalon në përplasje të ndërsjella të partive politike dhe në dhënien e vërejtjeve procedurale, në vend që të ketë debat për pikën e rendit të ditës gjegjësisht për zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit për mandat dhe emërim. Deputeti më i moshuar i Kuvendit, Branko Manoilovski nga BDI, u bëri thirrje deputetëve t’i...

Deputetët larg marrëveshjes, seanca vazhdon nesër në mesdite

Seanca konstituive e Kuvendit në të cilën debatohet për emërimin e kryetarit, zv/ kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në Komisionin për zgjidhje dhe emërime, do të vazhdojë nesër. Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski kërkoi seanca të vazhdojë pas orës 18, por Veljanovski nuk u pajtua dhe vazhdimin e saj e caktoi për nesër në ora 12. Thuajse e tërë seanca...

LSDM: Gruevski mund të ik nga shteti, por jo edhe nga realiteti

“Gjënë e parë që deputetët e VMRO DPMNE-së duhet ta bëjnë në seancën e sotme është t’u shpjegojnë qytetarëve pse Nikola Gruevski nuk është në Parlamentit dhe është larguar nga shteti”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Në të thuhet se “me ikjen e sotme nga Maqedonia, Nikola Gruevski edhe njëherë dëshmoi se nuk i intereson shteti, por se i intereson...

Gruevski në Kongresin e partive simotra në Maltë

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski sot dhe ditët në vijim, së bashku me delegacionin e partisë do të jetë pjesë e Kongresit të Partisë Popullore Evropiane (PEE), që mbahet në Maltë, konfirmoi për “Meta”, zëdhënësi i partisë, Ivo Kotevski. Vizita e Gruevskit në Maltë dhe pjesëmarrja në Kongresin e PEE, vjen në kohë kur Kuvendi duhet të zgjedh kryetarin...

Zaev: Bëjmë çmos për fund të qetë të krizës

Në interes të stabilitetit të shtetit dhe qytetarëve, duhet urgjentisht të formohet Qeveria e re, si dalje nga kriza politike, në të cilën e fusin shtetin Nikola Gruevski dhe kryesia e VMRO DPMNE-së, thotë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në edicionin e sotëm të gazetës serbe “Danas”. “LSDM çdoherë ka qenë dhe do të jetë parti shtetformuese e cila para...

Kuvend: Është e sigurt vetëm se seanca do të filloj, çdo gjë tjetër varet nga vullneti për dalje nga kriza

Partitë politike parlamentare nesër, pas tre muaj pauzë dhe bisedime, do të vazhdojnë seancën konstituive të Kuvendit që filloi më 30 dhjetor vitin e kaluar ndërsa u ndërpre pasi partitë nuk kishin marrëveshje për shumicë parlamentare dhe nuk mund të zgjidhnin kryetarin e këtij institucionit ligjvënës. Sipas agjendës parlamentare, për nesër më orën 12 është caktuar vazhdimi i seancës konstituive...

Një, dy, tre, dhjetë apo njëqind propozime për kryetar parlamenti në seancën e nesërme të Kuvendit

Partitë politike parlamentare nesër, pas tre muaj pauzë dhe bisedime, do të vazhdojnë seancën konstituive të Kuvendit që filloi më 30 dhjetor vitin e kaluar ndërsa u ndërpre pasi partitë nuk kishin marrëveshje për shumicë parlamentare dhe nuk mund të zgjidhnin kryetarin e këtij institucionit ligjvënës. Sipas agjendës parlamentare, për nesër më orën 12 është caktuar vazhdimi i seancës konstituive...