fbpx
Tag: KShZ

tag: KShZ

VMRO DPMNE: Zaev ka kuptuar se fundin e ka më afër sa që mendonte

E madhe është frika e Zaevit pasi kuptoi se pas 11 dhjetorit, përveç që LSDM do të jetë humbëse në zgjedhje, por edhe do të duhet të jep përgjegjësi direkte për gjithë atë që ia bëri Maqedonisë, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së, për deklaratën me shkrim të kreut të LSDM-së, Zoran Zaev për bartësit e listave zgjedhjeve të...

Gruevski në njësin e katërt zgjedhore kundër Zaevit

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski sonte përmes faqes së tij në Facebook njoftoi se betejën zgjedhore ndaj liderit të LSDM-së, Zoran Zaev do ta filloj në njësinë e katërt zgjedhore. Ai thotë se më 11 dhjetor së bashku me popullin, do ta ballafaqojnë Zaevin me realitetin. “Si kandidat për kryeministër, e pritja në NJZ 1. Nuk erdhi. Në vitin...

KSHZ deri në mesnatë duhet t’i konfirmoj listat

KSHZ më së voni deri të dielën në mesnatë duhet t'i shqyrtoj dhe konfirmoj listat e deputetëve që partitë i kanë dorëzuar për zgjedhjet e 11 dhjetorit gjegjësisht 48 orë nga dorëzimi i listave. Në këtë rast, anëtarët e KSHZ-së të konstatojnë parregullsi, pjesëmarrësit në zgjedhjet duhet t'i largojnë në afat prej 48 orëve. Tërheqja për orarin e letrës zgjedhore...

Në linjën SOS qytetarët ankohen se KSHZ dhe MPB luajnë ping-pong me paraqitjet e tyre

Nga dita e vendosjes së listën së zgjedhësve në shqyrtim publik, qytetarët në mënyrë aktive paraqiten që të tregojnë problemet me listën e zgjedhësve në linjën SOS për paraqitjen e parregullsive zgjedhore (0800 88 888) e mundësuar nga aksioni civil “Ne vendosim”, njoftojnë nga nisma civile. “Qytetarët që na janë lajmëruar u ankuan se pasi i kanë paraqitur gabimet në...

OSBE/ ODIHR do t’i ndjek zgjedhjet me më shumë se 300 vëzhgues

Zyra e misionit të OSBE-së për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut (ODIHR) sot zyrtarisht filloi mision vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit. Misioni përbëhet nga ekipi kryesor prej 14 ekspertëve dhe 20 vëzhgues afatgjatë, që do të sistemohen në vend në ekipe me nga dy, duke filluar nga 9 nëntori. ODIHR do të kërkoj nga vendet- anëtare...

Vulat e humbura të KSHZ-së do të ndërrohen me të reja

Vulat që mungojnë në Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të ndërrohen me të reja, informojnë nga KSHZ. Prej atje besojnë se para zgjedhjeve bëhet regjistrimi i materialit zgjedhor që të verifikohet çfarë është arritur apo se çfarë nuk funksionon dhe e tërë kjo të kompensohet apo rregullohet. Sipas të dhënave të KSHZ, mungojnë vula nga vendvotimet në Sopishtë, Butel, Bërvenicë...

Filluan të rrjedhin afatet e shkurtuara parazgjedhore për 11 dhjetorin

Sot deputetët me 110 vota PËR votuan shpërndarjen e Kuvendit për zgjedhjet e parakohshme zgjedhore për 11 dhjetor dhe tanimë rrjedhin afatet për organizimin e zgjedhjeve, që kalon në kompetenca e KSHZ-së. Nga KSHZ thonë se ata janë të gatshëm t’i zbatojnë zgjedhjet. “Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, afatet sipas Kodit Zgjedhor shkurtohen për 5 ditë, përveç për fushatën zgjedhore, që...

KSHZ nuk ka të holla për tenderë të ri, Qeveria premton se do t’ia jep deri në zgjedhje

Me propozim/ rishikimin e dytë të buxhetit, për të cilin zhvillohen debate nëpër komisionet përkatëse të Kuvendit, buxheti i KSHZ-së edhe më tej qëndron në 104 milionë denarë (1,6 milion euro), siç parashihej me rishikimin e parë. Atëherë, KSHZ-së iu shkurtuan rreth 400 milionë denarë nga buxheti i paraparë për vitin 2016-të nga 531.375.000 denarë. Atëherë, ministria e financave shpjegoi...

Afatet parazgjedhore: Çfarë na pret deri në zgjedhjet e 11 dhjetorit?

Zgjedhjet që deri më tani u anuluan dy herë, kësaj radhe do të mbahen më 11 dhjetor. Këtë para dy ditëve e arritën liderët e katër partive. Nëse partitë nuk ndërrojnë mendje dhe sërish i anulojnë zgjedhjet, ja afatet e Kodit zgjedhor që duhet të respektohen: 2 shtator (sot) – Ministrat dhe zv- ministrat e LSDM-së zyrtarisht do të emërohen për anëtarë të...

Afati i dytë për paraqitjen e votuesve kontestues pas shpalljes së zgjedhjeve

KSHZ do ta vendos në shqyrtim publik listën e votuesve 15 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, deklaruan nga Komisioni zgjedhor për sdk.mk. Në këtë mënyrë, siç thonë nga KSHZ, si të gjithë qytetarët tjerë me të drejtë vote, ashtu edhe të gjithë votuesit e paparaqitur në mesin e 30.580, do të mund të paraqiten në mënyrë elektronike...

Për listën “kontestuese” zgjedhore KSHZ do të diskutoj të martën në seancë publike

Sot skadon afati për paraqitjen e votuesve kontestues në listën e zgjedhësve dhe ajo do të shqyrtohet në seancë publike të martën, thonë për “Meta” nga KSHZ. Nga Komisioni shtojnë se vazhdimi i afatit për shqyrtim dhe paraqitje në listën e votuesve nuk do të ketë, përveç nëse Kuvendi nuk voton ndryshime në Kodin zgjedhor. “Ne nuk kemi kurrfarë kompetence...

KSHZ publikoi listën e 39.502 votuesve kontestues

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në ueb – faqen e saj zyrtare të internetit, e ka publikuar listën emrat dhe mbiemrat e 39.502 votuesve kontestues dhe të njëjtët kanë afat prej 25 ditë të shkruhen në Listën Zgjedhore. Këto persona do të duhet që personalisht të shkruhen në listë – me paraqitje, duke e treguar letërnjoftimin ose pasaportën e vlefshme në zyrat e...

Votuesit kontestues mund të paraqiten në KSHZ prej nesër deri më 19 gusht

KSHZ nesër në ueb faqen zyrtare do t'i publikoj emrat dhe mbiemrat e 39.502 votuesve kontestues dhe ata do të ketë afat prej 25 ditëve që të shkruhen në listën e zgjedhësve, vendosi Komisioni në seancën e sotme. Regjistrimi do të bëhet personalisht, me dorëzimin e letërnjoftimit apo pasaportës në zyrat rajonale të KSHZ-së dhe zyrat e Drejtorisë për librat...

KSHZ deri të martën do t’i publikoj emrat e votuesve kontestues

Në ueb faqen e KSHZ-së deri të martën do të publikohen emrat e 39.502 votuesve kontestues në listën e zgjedhësve. Ata gjatë kontrollit të fundit në terren nuk janë gjetur në shtëpi apo për ta nuk ka më shumë shkrime në institucionet. KSHZ do të përpiloj formular për paraqitje, pas çka do të shpall thirrje publike në ueb faqen si...

Pas shkurtimit të buxhetit të KSHZ-së: A do të ketë zgjedhje sivjet?

Qeveria me rebalancin e buxhetit për sivjet, për 400 milionë denarë e shkurtoi buxhetin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, që e hapi çështjen nëse sivjet fare planifikohen zgjedhje. Në fillim të këtij viti, kur deputetët e miratuan buxhetin, për KSHZ-në ishin parashikuar më shumë se 531 milionë denarë, ndërsa me rishikimin, për të cilin deputetët do të duhej të votojnë...

Ministria e Financave: Buxheti i KSHZ-së është ulur meqë nuk ka datë për zgjedhje

Ulja e buxhetit të KSHZ-së është për shkak se tani për tani nuk është parashikuar datë për mbajtjen e zgjedhjeve, shprehen nga Ministria e Financave pas informacioneve se me rishikimin e buxhetit paratë të cilat i ka në dispozicion Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve ulen për 400 milionë denarë. Prej më shumë se 531 milionë denarëve në fillim të këtij viti,...

Gjermania kërkon zgjedhje të shpejta dhe qeveri teknike

“Gjendja aktuale në Maqedoni është shqetësuese!”, këtë përpara anëtarëve të Komisionit për politikë të jashtme të Bundestagut gjerman pasdite e ka prezantuar sekretari shtetëror në MPJ-në e Gjermanisë, Mihael Roth. Ashtu siç thotë zëdhënësi, Torsten Fraj, anëtari i Komisionit dhe deputeti nga radhët e CDU – CSU, ka sjellë lehtësim vendimi i tërheqjes së abolimit, me çka është plotësuar njëri...

Zaev: Të konfirmohet kushtetushmëria e PSP dhe të lirohen të arrestuarit

“Gjykata Kushtetuese ta konfirmojë kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale dhe të gjithë qytetarët e arrestuar, të lirohen dhe të mos ketë trysni ndaj qytetarëve. Këto janë dy kushtet e LSDM-së që duhet të plotësohen deri më 18 qershor, për t’i vazhduar bisedimet për dalje nga kriza politike në Maqedoni”, tha lideri i partisë Zoran Zaev në konferencë për shtyp. Sipas Zaevit,...

Ahmeti takohet me Bejl dhe Orav: Ivanov tërësisht të tërheq faljen

Sot në Ambasadën Amerikane në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti ka realizuar takim të përbashkët me Ambasadorin e SHBA,  Xhes Bejli, si dhe Ambasadorin e Bashkimit Evropian,  Aivo Orav. "Kryetari Ahmeti foli për qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kërkoi që z. Ivanov ta tërheq tërësisht vendimin për falje pa asnjë vonesë. Duke folur për reformat,...

Trajanov: Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore

Lidhja Demokratike propozon R. e Maqedonisë të jetë një njësi zgjedhore, si bazë për demontimin e sistemit njëpartiak dhe përforcimin e përgjegjësisë gjatë marrjes së vendimeve thelbësore dhe sundimin e të drejtës. "Nëse Maqedonia është një njësi zgjedhore, përbërja e Parlamentit do të jetë reflektim real për vullnetin e qytetarëve, por edhe në masë të madhe do të zvogëlohen mundësitë...