Thursday, 21 May, 2026
Meta.mk

Tag: hubalb | 480 results

Disa media serbe e paraqesin situatën politike në Kosovë si anti-serbe, gjuhë denigruese edhe ndaj deputetëve

16 May 2025

Në përpjekjen e vazhdueshme për të diskredituar institucionet e Kosovës disa media serbe kanë publikuar tituj sensacional me terma fyes ndaj deputetëve të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, e cila nuk është konstituuar ende duke e paraqitur situatën politike në Prishtinë si tërësisht të dështuar. Në artikujt e publikuar nga “Alo.rs” dhe “Kurir.rs” […]

Liria e medias në rënie: Narrativat që përcollën raportin e RSF-së

10 May 2025

Raporti i Reporterëve pa Kufij për vitin 2025 riktheu në qendër të vëmendjes çështjen e lirisë së shtypit dhe trajtimin e gazetarëve nga pushteti dhe grupet e interesit. Rënia drastike e Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias u shoqërua me reagime polarizuese, që nga kritika drejtuar qeverisë për presion ndaj mediave deri te përpjekjet […]

Zgjedhjet në Shqipëri marrin nuanca ndërkombëtare: Trump, Soros dhe një strateg i ri në Tiranë

30 April 2025

Dy media ndërkombëtare, Fox News dhe Politico, kanë hedhur vështrimin mbi arenën politike shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare, duke e interpretuar përplasjen Rama-Berisha si reflektim të tensioneve gjeopolitike që tejkalojnë kufijtë kombëtarë. Fox News paraqet përballjen si një luftë me tone ideologjike mes ish-Presidentit amerikan Donald Trump dhe filantropit George Soros, ndërsa Politico e sheh situatën si një pasqyrim të fërkimeve […]

Këto pamje nuk i përkasin demonstratave pro-ruse në Europë

26 April 2025

Pretendimi: Këto foto tregojnë demonstrata pro-ruse që u mbajtën në mbarë Europën në mars 2025 Verdikti: E pavërtetë ——————————————- Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullojnë disa foto që pretendohet se tregojnë demonstrata pro-ruse të mbajtura në mars 2025 në Europë. Megjithatë, me anë të motorit të kërkimit të imazheve Google Lens, Faktoje gjeti se ky […]

Ndihmat kineze për Gazën nuk po hidhen nga avionët ushtarake

23 April 2025

Pretendimi: Kina dërgoi ndihma në Gaza përmes ajrit ndërsa vendet e tjera heshtin Verdikti: E pavërtetë ——————————————————– Një kronikë 45 sekondëshe e botuar në 16 maj 2025 nga faqja RTI+ pretendon se Kina ka dërguar ndihma në Gaza përmes ajrit. Ky pretendim shoqërohet edhe pamje filmike të çfarë pretendohet janë hedhjet nga ajri të ndihmave kineze në […]

Narrativat e Musk për emigrimin masiv, të pabazuara në studime

21 April 2025

Nga Barbara Halla- Më 5 prill, Elon Musk bëri një paraqitje virtuale në kongresin e partisë italiane Lega Nord, ku u përqëndrua tek nje retorikë kundër emigrantëve. Në mediat shqiptare, fjalimi anti-emigrant i Musk u shpërnda si fakt i kryer, pa marrë parasysh kontekstin në të cilin ky fjalim u dha apo historinë e Musk si një figurë që shpesh shpërndan dezinformim […]

Patriarku serb thërret për një “Serbi të Madhe” me bekimin e Putinit

19 April 2025

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, në takim me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, artikuloi retorikë politike dhe destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjatë vizitës në Moskë më 23 prill 2025. Përveç përdorimit të termit historikisht të kontestuar për Kosovën- “Kosova dhe M” që shkaktoi menjëherë reagime në Prishtinë patriarku serb propozoi një ripozicionim gjeopolitik të […]

Njohje të reja përballë narrativës serbe se “Kosova nuk është shtet”

18 April 2025

Procesi i njohjeve ndërkombëtare të Kosovës në vetëm dy javë hyri në një fazë të re pas më shumë se katër vjetësh stagnim. Kenia dhe Sudani janë dy shtetet afrikane që zyrtarisht e njohën pavarësinë e Kosovës, duke i dhënë një dinamikë të re afirmimit në arenën ndërkombëtare. Derisa këto zhvillime u përshëndetën nga institucionet vendorë dhe diplomatët perëndimorë […]

Presidenti Macron nuk pranoi humbjen e luftës në Ukrainë

16 April 2025

Verdikti: Mungon konteksti ———————————————————– Një video e presidentit francez Emmanuel Macron ku ai flet për rolin e Francës në luftën në Ukrainë po qarkullon në rrjete sociale me pretendimin se në të Macron “pranon se e humbën luftën në Ukrainë.” Në klipin 30-sekondësh, Macron thotë: “Unë kam një respekt dhe admirim të madh për popullin, ushtarët dhe udhëheqësit ukrainas. […]

Tensionet e përsëritura: Akuza për ndërhyrje hibride dhe cenim të sigurisë

12 April 2025

Incidente e javëve të fundit nga sulmet fizike deri në manipulime politike  kanë rritur tensionet në raportet Kosovë-Serbi. Sulmi me granata dore ndaj zyrës së Postës së Kosovës në Zveçan dhe arrestimi i disa “pelegrinëve” serbë në Gjakovë dhe Prizren ku disa prej tyre u identifikuan si pjesëtarë të strukturave të sigurisë së Serbisë, rikthyen shqetësimet për ndërhyrjet e […]

Turqia ofron armët e saj për Shqipërinë, por jo mbrojtje nga lufta

9 April 2025

Pretendimi: Turqia merr në mbrojtje rajonin dhe Shqipërinë nëpërmjet një marrëveshjeje lufte Verdikti: Mungon konteksti ————————————————————- Në fund të marsit 2025, një numër mediash dhe portalesh shqipfolëse botuan artikuj me titullin “Turqia merr në mbrojtje rajonin dhe Shqipërinë! Zbulohet marrëveshja e luftës.” Brendia e artikujve identikë duket se është përkthimi në shqip i një artikulli nga gazetari Levent Kenez të botuar më 18 mars 2025 në […]

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

8 April 2025

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka origjinën nga Kosova. Ky lajm është i pavërtetë, pasi jo vetëm vjen nga burime sensacionale, por nuk përmban asnjë provë apo fakt, […]

NATO mohon tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

8 April 2025

Në muajt e fundit, disa media kanë spekuluar mbi mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR), duke ngritur shqetësime për stabilitetin rajonal. Këto raportime morën intensitet pas rikthimit të Donald Trumpit në krye të Shteteve të Bashkuara. Në një intervistë të fundit, Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, i […]

Diskurs dezinformues i zyrtarëve rusë mbi bombardimet e NATO-s

5 April 2025

Një artikull i fundit i publikuar së fundi nga media pro-Kremlinit, “TASS”, tenton të përforcojë narrativat e rreme mbi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 në ish-Jugosllavi, duke e portretizuar atë si një sulm “barbar” dhe “kolonial” ndaj Serbisë. Deklaratat e përfshira në artikull të Sergey Naryshkin, shef i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të […]

Serbia shtrembëron qëllimin e partneriteteve që nuk e përfshijnë atë

23 March 2025

Çdo përpjekje për bashkëpunim mes vendeve të rajonit shpesh shoqërohet me kundërshtime nga Serbia, e cila e shtrembëron qëllimin e iniciativave duke i paraqitur si kërcënime ndaj interesave të saj. Një shembull i fundit është reagimi i ashpër ndaj marrëveshjes ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Narrativa e Serbisë është pjesë e përpjekjeve për ta […]

Pretendime të rreme për kërcënime ndaj serbëve në Kosovë

15 March 2025

Më 7 mars 2025, medium serb “Alo.rs”, publikoi një artikull me titullin, “Shqiptarët kërcënojnë hapur serbët! ‘FSK është aq e fortë sa mund t’i bëjë ballë edhe Serbisë!”. Në këtë artikull, mediumi serb pretendon se nga zyrtarët më të lartë të institucioneve të Kosovës janë bërë deklarata kërcënuese ndaj serbëve. Artikulli citon Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, […]

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

14 March 2025

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet e saj sociale. Megjithatë, ky pretendim është i pabazë. Fotot e Giorgia […]

Gjuha fyese ndaj shqiptarëve në Serbi

12 March 2025

Përdorimi i termit “shiptar” nga politikanët serbë ka qenë një çështje e debatueshme dhe konsiderohet si fyes ndaj shqiptarëve. Ky term, i cili është një deformim i fjalës “shqiptar”, në kontekstin serb ka konotacione negative, duke i portretizuar shqiptarët si njerëz primitivë dhe të paqytetëruar. Termin të cilin edhe gjykatat në Serbi e kanë cilësuar […]

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

12 March 2025

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E paprovuar ———————————————————- Në rrjete sociale po qarkullon lajmi se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka blerë bankën më të madhe private të investimeve në Francë, […]

Page 4 of 24